PARATHĖNIE E LIBRIT " GJEOPOLITIKA" TE AUTORIT SHEMSI AJVAZI

Ky libėr ėshtė rezultat i interesimit tė veēantė pėr ēėshtjet e ndėrlikuara tė gjeopolitikės dhe i mungesės sė literaturės nė gjuhėn shqipe pėr kėto ēėshtje. Qė nė fillim tė kėtij interesimi kam vėrejtur se nė publicistikėn shqiptare nuk janė trajtuar drejt aspektet themelore qė kanė tė bėjnė me gjeopolitikėn. Ajo ėshtė trajtuar mė sė shpeshti nė mėnyrė abstrakte pa premisat themelore mbi tė cilat mbėshtetet mendimi politik qė lidhet me gjeopolitikėn si kuptim i pėrgjithshėm dhe me ndikimin e pozitės gjeografike nė rrjedhat e tėrėsishme zhvillimore tė shteteve dhe tė kombeve tė ndryshme. Njohuritė e pėrgjithshme pėr gjeopolitikėn si disiplinė e veēantė brenda dijes sė pėrgjithshme politike
dhe pėrgjithėsisht brenda shkencave shoqėrore mendoj se deri tash i kanė munguar lexuesit shqiptar edhe pėr arsye tė thjeshtė se gjeopolitika nuk ėshtė trajtuar deri sot si fushė e veēantė e dijes pėr shkak se nė shkollat tona tė mesme dhe nė mėsimin universitar ka mbizotėruar qasja sociologjike e mbėshtetur nė ideologjinė shtetėrore tė socializmit, qė ėshtė kuptuar ngusht si sistem mbizotėrues nė botėn e ardhshme nė tė cilėn do tė bashkohėn “popujt proletarė” dhe shtetet e tyre.
Nė vitet e fundit, ndonėse kanė ndodhur ndryshime nė marrėdhėniet shoqėrore, faza e tranzicionit tė
pėrgjithshėm tė shoqėrisė shqiptare, qoftė brenda Shqipėrisė, qoftė edhe nė viset e tjera, ndėr tė cilat
Kosova si shtet i ri, nė themelim e sipėr, nuk i ka bėrė ende ndryshimet e nevojshme nė sistemin e
pėrgjithshėm tė arsimit. Plotėsimet, pėrmirėsimet dhe “korrigjimet” brenda shkencave shoqėrore, sidomos atyre historike dhe politike, kanė mbetur shpesh nė korniza shumė tė kufizuara, duke i shikuar lėvizjet shoqėrore brenda kuptimeve tė ngushta partiake, pa hyrė nė vėshtrimin e ecurive qė e shpien botėn e sotme kah sistemet e reja tė rregullimit tė marrėdhėnieve midis popujve dhe shteteve nė njė rend tė ri botėror, qė do tė kushtėzohej nga ligjshmėritė e pėrgjithsme tė gjeopolitikės, e cila e ka qenė dhe ka mbetur pėrcaktuese e ardhmėrisė sė qytetėrimit botėror. Mu pėr kėtė shqiptarėt nuk kanė pasur deri sot kurrėfarė teksti i cili do t’i shpjegonte nė vija tė pėrgjithshme bazat e gjeopolitikės dhe zhvillimin e saj si fushė specifike e dijes, nė tė cilėn gėrshetohen pėrbėrėsit
e rėndėsishėm shoqėrorė, ekonomikė e politikė me faktorėt gjeografikė e natyrorė, qė kanė ndikuar nė vazhdimėsi nė proceset e pėrgjithshme tė zhvillimit tė qytetėrimit tė popujve dhe tė botės nė tėrėsi.
Krahas qėllimit qė t’u shėrbejė nevojave themelore shkollore, tė nxėnėsve dhe studentėve, duke pasur parasysh edhe nevojat e shtuara edhe nė sferėn e gazetarisė dhe pėrgjithėsisht tė publicistikės shqiptare, i hyra sajimit tė kėtij teksti duke u bazuar nė studimet e shumta pėr gjeopolitikėn tė autorėve tė ndryshėm perėndimorė, si edhe tė atyre qė pėrfaqėsojnė pikėpamjet e evroaziatėve tė botės lindore, midis tė cilėve vend tė veēantė zėnė autorėt rusė, pėr tė plotėsuar njė boshllėk tė ndjeshėm pėr literaturėn e kėsaj natyre pėrgjithėsisht brenda kulturės shqiptare.Duke pasur paraqysh qėllimin qė tė shėrbejė si njė doracak, me anė tė tė cilit fitohen njohuritė fillestare pėr kuptimet themelore tė gjeopolitikės dhe jepen tė dhėnat e pėrgjithshme pėr themeluesit e kėsaj dije, si edhe pėr teoritė dhe shkollat kryesore tė gjeopolitikės bashkėkohore, libri u sajua pa aparaturėn e nevojshme shkencore. Kjo metodė u zbatua edhe pėr njė arsye tė drejtpėrdrejtė praktike,
sepse paraqitja e ēėshtjeve tė pėrgjithshme tė gjeopolitikės brenda kėtij libri nuk ėshtė rezultat i
ndonjė hulumtimi tė thelluar shkencor, por vetėm sajesė e pikėpamjeve, mendimeve dhe konstatimeve tė gjeopolitikėve tė njohur botėrorė dhe e rezultateve tė analizave tė autorėve tė tjerė, qė janė marrė para meje me kėtė problematikė.Krahas njohurive tė pėrgjithshme pėr gjeopolitikėn,
kėtu i pėrfshiva qėllimisht brenda njė kaptinė tė veēantė edhe disa aspekte tė gjeopolitikės ballkanike, nė tė cilat trajtohen pikėpamjet e gjeopolitikėve tė rinj rusė, ku, lidhur me ardhmėrinė e Ballkanit, pos tė tjerave, shihen tendenca tė theksuara tė ideve pansllaviste, tė cilat janė kėrcėnuese, sidomos kur ėshtė fjala pėr tė ardhmėn e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi.
Dhe, mė nė fund, le tė dihet, ky libėr u sajua me tė vetmin qėllim qė t’iu shėrbejė shqiptarėve qė nė
gjuhėn e tyre t’i mėsojnė njohuritė fillestare pėr gjeopolitikėn si fushė e veēantė e dijes, nė bazė tė tė
cilave, pos tė tjerave, do tė mėsojnė edhe pėr pozitėn e tyre si komb nė rrjedhat globale tė qytetėrimit bashkėkohor dhe pėr tė tė ardhmėn e tyre brenda proceseve tė rendit tė ri botėror.
Duke pėrfunduar kėto pak fjalė, e ndiej pėr obligim qė ta falėnderoj mikun tim, Sadri Fetiun, i cili,
duke bėrė me shumė kujdes redakturėn gjuhėsore, ndihmoi qė libri tė bėhet mė i kuptueshėm pėr tė
gjitha kategoritė e lexuesve shqiptarė.
 
Mė 8 tetor 2009
Autori


HYRJE

Kur flitet pėr “mendimin nė bazė tė hapėsirės” ėshtė fjala pėr mendimin politik. Nė kėtė mėnyrė
metoda gjeopolitike i hap vetes dalngadalė shtresat e shoqėrisė, duke pretenduar tė bėhet instrument i pazėvendėsueshėm pėr shpjegimin e situatave tė ndėrlikuara, nė tė cilat gjendet ndonjė shtet apo popull. Me tė vėrtetė qasja doktrinare, e cila bazohet vetėm nė vlerėsimin e natyrės ekonomike tė shoqėrive dhe tė shteteve ėshtė vjetruar. Tani nuk ekzistojnė dy tabore ideologjike armiqėsore, tė cilat u pėrmbahen modeleve ekonomike radikalisht tė kundėrta, por prapėseprapė “lufta e ftohtė” ose analogjitė e saj mė tė reja vazhdojnė tė ekzistojnė. Mė nuk ekzistojnė shtetet-kombe (shtetet nacionale), tė cilat ishin aktuale (tradicionale) nė qindvjetėshin e fundit, megjithatė konfliktet e pėrgjakshme sakatosin trupin e Evropės, tė Azisė, tė Lindjes sė Afėrme etj.. Duket se religjioni tani mė nuk e ka rolin qė e kishte nė kohėn e Kryqėzatave, apo tė ekspansioneve arabe, megjithatė nėn flamurėt e konfesioneve bėhen revolucionet, kryengritjet dhe ndėrmarrjet ēlirimtare e separatiste. Njerėzimi, nė fund tė mijėvjeēarit tė dytė u gjet para njė realiteti tė ri, i cili vjen duke u ashpėrsuar
vazhdimisht nė fillim tė mijėvjeēarit tė tretė.Skemat e vjetra dhe klishetė tradicionale tė analizimit
vijnė duke u vjetruar para syve tanė. Nė kėtė situatė vetėdija drejtohet kah gjeopolitika, e cila ishte
pėr njė kohė tė gjatė nė periferinė e interesimeve shkencore, por qė tani ofron skema tė thjeshta dhe
integruese pėr shpjegimin e hartės sė botės, e cila filloi tė formohet nė fund tė mijėvjeēarit tė dytė dhe
tani vazhdon intensivisht formimin e ri. Gjeopolitika sintetizon metodat tradicionale tė ndryshme tė hulumtimit, duke filluar nga teoria e drejtėsisė deri te kulturologjia, prej sociologjisė deri
te strategjia ushtarake, prej teologjisė deri te analizat ekonomike, prej etnologjisė deri te psikiatria. Kjo pėrfshirje kaq e gjerė kėrkon pa dyshim thjeshtėzime tė konsiderueshme apo tejzmadhime dhe zgjidhje aproksimative. Nė kushtet e deficitit tė madh tė teorive tė pėrgjithshme, nė kushtet e fundit tė ideologjive, tė cilat i shėrbyen njerėzimit pėr njė kohė tė gjatė si instrumente tė pazėvendėsueshme pėr shpjegimin e botės, si disiplinė sintetike, si dije praktike, gjeopolitika ėshtė gjurmuar me sukses.
Gjeopolitika nuk ėshtė dogmė, as pėrmbledhje e tė vėrtetave tė verifikuara pėrgjithmonė nė mėnyrė
shkencore dhe tė pėrpunuara nė hollėsi.Ajo ėshtė mė parė njė tufė institucionesh historike, tė lidhura me parashikimin e realiteti nė njė aspekt tė saj qė nuk ka ekzistuar deri tash. Mund tė thuhet se ajo ėshtė njė disiplinė mjaft tėrheqėse, mu pėr faktin se ėshtė e hapur dhe i nėnshtrohet zhvillimit krijues nė tė gjitha drejtimet, pėr atė se ajo ėshtė embrionale dhe tėrheq shpirtėrat dhe mendjet e freskėta dhe pasionuese, tė cilat kėrkojnė zėvendėsimin e teorive tė vjetra, qė janė duke vdekur. Nuk ėshtė e tėpėrt tė thuhet se ne jemi duke e pėrjetuar “burimin” e gjeopolitikės. Kjo fjalė nuk zbret nga faqet e para tė gazetave dhe tė ekraneve televizive, megjithėqė njė numėr i vogėl studiuesish nė kėtė fjalė vėren kuptimin e postulateve bazore tė metodės gjeopolitike, por me kėtė do tė arrihet kuptimi i saj adekuat. Luftėrat e fundit nė Ballkan, nė Lindje tė Afėrt, nė Lindje tė Mesme etj., vėrtetojnė tė drejtėn dhe pėrkatėsinė e atyre modeleve, me tė cilat operojnė gjeopolitikanėt, duke vėrtetuar parimin e tyre qendror - kundėrshtimin ndėrmjet atlantizmit dhe evroaziatizmit, ndėrmjet
talasokratėve dhe telurokratėve, ndėrmjet detit dhe tokės, ndėrmjet Perėndimit dhe Lindjes, zė rrėnjė
nė vetė natyrėn e hapėsirės kulturore cilėsore dhe si pasojė ligji kryesor i historisė njerėzore paraqitet Lufta e madhe e pandėrprerė e kontinenteve, dueli i pandėrprerė i civilizimeve dhe ndeshjet e tyre tektonike. Pas fundit tė kundėrshtimeve ideologjike tė “socializmit” dhe “kapitalizmit”, pas bashkimit tė Evropės dhe dobėsimit tė Rusisė bota nuk u bė mė e qetė, agresiviteti nuk u zvogėlua, drejtėsia nuk u shtua.
Nė Lindje ėshtė forcuar demokracia dhe tregu i lirė, por kundėrshtimet me Perėndimin nuk janė
zvogėluar. Kėtė fakt nuk e fshehin as udhėheqėsit e Perėndimit. Nė fund tė fundit ata udhėheqin nė sajė tė gjeopolitikės e jo tė pasionit tė tyre ndaj normativave “humanitare” apo dogmave ekonomike dhe tė imponimit tė interesave tė tyre civilizuese makrostategjike, pa marrė parasysh a u pėrgjigje
rrugės historike tė oponentėve tė tyre, duke u sjellė ndaj atyre, “tė tjerėve” si subjekti ndaj objektit, shefi ndaj tė nėnshtruarit apo pronari me pasurinė e vet. Pėr gjeopolitikėn, pėr evroazinė, pėr atlantizmin flasin tė gjitha dokumentet epokale serioze tė udhėheqėsve zyrtarė tė Perėndimit. Metoda
gjeopolitike u bė njė e vėrtetė qė shihet shumė qartė. Pa polemikė, pa kontestim shkencor dhe pa diskutime, kjo metodė zuri disi vetvetiu vendin e vet tė interpretimit bazor tė modelit tė elitės politike dhe analitike bashkėkohore. Nė ndonjė rast merret vetėm forma, kurse nė raste tė tjera zbulohen rrėnjėt e thella tė institucionit tė gjeopolitikės, e cila duhet tė pėrgjithėsojė idealisht vlerat e sistemit tė historisė njerėzore dhe tė ofrojė modelin e “kursit tė shkurtėr” tė zhvillimit tė qytetėrimit.