Shkruan: Gėzim SELACI
Njė numėr tė
regjimeve autoritare nė shtetet arabe po u vjen
fundi. Por, a do tė zėvendėsohen ato me regjime
demokratike, kjo nuk ėshtė e sigurt. Jo pėr
ndonjė predispozitė kundėr-demokratike tė
kulturės arabo-islame, siē kishte me thėnė
ndonjė dritėshkurtėr, por pėr shkak se
demokracia parakupton kapacitete qė diktaturat
nė kėto vende e kanė mbytur me dekada tė tėra,
dhe qė nuk ngjallen dot vetėm me zgjedhje,
qofshin edhe tė lira e tė ndershme. Revolucionin
demokratik e ngatėrron edhe mė natyra e
ndėrhyrjes nga shtete tė jashtme nė kėto vende,
tė cilat nė emėr tė paqes e stabilitetit,
mbėshtesin regjime autoritare nė rajon.
Demokracia nuk ėshtė diēka qė ndodh pėrnjėherė.
Sfida e shoqėrive arabe drejt demokracisė mbetet
ndėrtimi i kėtyre kapaciteteve dhe ēlirimi nga
paternalizmi politik qė vjen nga jashtė kėtyre
shoqėrive.
1
Liderėve Arabė dhe heronjve tė paqes iu lėkund toka nėn kėmbė vetėm atėherė kur populli i hidhėruar u ngre dhe me ngulm kėrkoi heqjen e maskės sė tyre dhe mė nė fund edhe heqjen e tyre. Mirėpo, pėrkundėr thirrjeve tė protestuesve pėr liri e drejtėsi sociale, derisa kjo pakėnaqėsi e turmave tė pėrkthehet nė aksion tė organizuar dhe tė orientuar politik, kėto do tė mbesin vetėm kryengritje dhe assesi lėvizje revolucionare.
E, shteteve arabe nuk u duhen kryengritje qė do tė trazonin jetėn shoqėrore, ekonomike e politike, edhe ashtu tė brishtė. Kryengritje tė tilla tė turmave qė as vetė nuk e dinė se ēfarė do tė ndodhė mė pas, mė sė shumti qė mund tė arrijnė ėshtė ndėrrimi i liderėve dhe ndryshimi i raportit tė forcave politike nė vend, me fjalė tė tjera tė zėvendėsohet njė tiran me njė tjetėr.
Mė parė, revolucionet tė shekullit XX nėpėr kėtė pjesė tė globit kanė rrėzuar monariktė, por kanė zėvendėsuar ato me diktatura dinastike apo presidentė tė zgjedhur nga populli, pėr tė degjeneruar mė pas nė monarki presidenciale dhe shfuqizuar sundimin e ligjit e imponuar gjendje tė jashtėzakonshme, siē ėshtė rasti me Mubarakun pėr 30 vite me radhė. Ato revolucione kanė qenė nacionaliste, por kjo mund tė ndodhė pėrsėri, qoftė edhe nėse pushtetin e marrin liberalėt, sekularistėt, islamistėt, apo tė gjithė sė bashku. Kryengritjet e tanishme nė Tunizi, Egjipt dhe ato tė mėparshmet nė Liban e Iran vėrtet janė thirrje tė njė klase tė mesme tė pakėnaqur me gjendjen e punėsimit, lirisė e demokracisė. Mirėpo, se a do tė ndodhė qė kėsaj radhe ato tė rezultojnė nė demokraci, kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr. Duke pasur parasysh se demokracia nuk ėshtė vetėm votime, por sundim i ligjit, liri politike dhe e shprehjes, fuqizim i shoqėrisė civile, e kėshtu me radhė, kėto nuk arrihen vetvetiu vetėm pse turma dėshiron.
2
Ėshtė propozuar qė ēlirimi nga tirania e Mubarakut dhe Ben Alisė mund dhe duhet tė bėhet pėrmes zgjedhjeve tė lira. Thuhet se zgjedhjet rezultojnė nė qeveri legjitime dhe tė pėrgjegjėse ndaj popullatės. Por, ky mbetet njė supozim, ngase nė realitet nuk ndodh kėshtu. Faktet dėshmojnė se tė zgjedhurit e popullit kollaj mund tė shndėrrohen nė diktatorė. Me fjalė, tė tjera, zgjedhjet nė kushte tė caktuara krijojnė jo autoritete qė kanė mandat tė qeverisin nė tė mirė tė publikut, por diktatorė e tiranė qė sundojnė nė interes vetėm tė tyrin. Ky dallim besoj se ėshtė i qartė.
Por, pėrse zgjedhjet, ky tipar i demokracisė, vazhdojnė tė prodhojnė qeveri tė papėrgjegjshme dhe jolegjitime nėpėr shtetet e Botės arabe? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: zgjedhjet nuk mjaftojė. Funksionin e legjitimimit tė qeverisė dhe bėrjen e saj tė jetė e pėrgjegjshme ndaj popullit zgjedhjet mund ti kryejnė vetėm nė njė kontekst ku plotėsohen edhe disa kushte tė tjera qė nėnkupton njė sistem demokratik. Mė e pakta qė kėrkon njė sistem demokratik ėshtė qė qytetarėt tė informohen pėr vendimet politike, nė mėnyrė qė tė bėjnė gjykime tė informuara politike dhe kur tė vendosin pėr tė dinė mirė se pėr kė po votojnė. Nė shumicėn e vendeve tė rajonit nė fjalė elita mbizėtoruese politike pėr njė kohė tė gjatė ka shtypur format alternative tė informacionit dhe hulumtimet e pavarura pėr politikat shtetėrore. Atėherė, pa media dhe institute tė pavarura, zor se qytetarėt apo votuesit do tė mund tė bėjnė zgjedhje tė informuara nė ditėn e votimit. Pėr mė keq, nė vende si Egjipti ku shkalla e analfabetizmit ėshtė e lartė (afėr 30% tė popullatės) ėshtė ėndėrruese tė shpresohet nė zgjedhje tė informuara. Tėrheqja e Ben Alive dhe Mubarakave nuk janė garanci se demokracia do tė lulėzojė nė shtetet arabe. Prandaj, parakusht pėr zgjedhje tė vėrteta e tė kuptimta janė liria e shprehjes dhe ajo intelektuale, si dhe arsimimi i qytetarėve. Fundja, qytetarėt duhet tė fuqizohen qė tė ndikojnė nė qeverisje jo vetėm pėrmes votimit, por edhe kanaleve tė tjera tė pjesėmarrjes demokratike, pėrtej kutive tė votimit.
3
Veē kėsaj, janė institucionet e kontrollit, frenimit dhe balancimit tė pushtetit tė autoriteteve qė i japin kuptim zgjedhjeve nė demokraci. Natyrisht, kėto institucione duhet tė ndėrtohen gradualisht. Nė mungesė tė tyre, partia nė pushtet specializohet nė taktika tė vjedhjes sė votave dhe nė manipulime tė votimeve duke i siguruar qė nė ti fitojnė pėrsėri zgjedhjet. Ėshtė e natyrshme qė mė pas njė qeveri e dalė nga votime tė parregullta dhe nė saje tė taktikave tė paligjshme tė mos jetė e pėrgjegjshme ndaj votuesve dhe qytetarėve. Nga qeveri tė tilla as qė pritet se do tė mėrziten pėr performancėn e tyre ekonomike apo politike. Arsyeja ėshtė e thjeshtė: ngase zgjedhjet i kanė fituar me manipulime dhe nuk janė ndėshkuar pėr kėtė, prandaj mundėsia qė prapė do tė fitojnė nė atė mėnyrė nuk nxit nė pėrmbushjen e premtimeve elektorale. Prandaj, krahas zgjedhjeve duhen edhe institucione funksionale tė kontrollit, frenimit dhe balancimit tė pushtetit qė do tė siguronin qė zgjedhjet tė jenė tė pastra dhe tė ndershme. Vetėm atėherė zgjedhjet do tė kryenin funksionin e tyre demokratik dhe do tė rezultonin nė qeveri qė do tė bėnte politika nė tė mirė tė popullatės.
4
Duke pasur parasysh se partitė nė pushtet dhe elita mbizotėruese sistematikisht i kanė shtypur partitė dhe grupet opozitare tė interesit, opozita nuk ka ndonjė pėrvojė tė mjaftueshme nė veprimtari politike, nė organizim tė zgjedhjeve, studim e vlerėsim tė politikave, ose tė bėjė kompromise politike. Andaj, ajo, pa kapacitete tė kėtilla, e ka tė vėshtirė tė mobilizojė dhe tė sigurojė burime pėr tė krijuar grupe efikase tė interesit. Dorėheqja apo shkarkimi i liderėve tiranė nuk domethėnė se do tė rrėnojė ngrehinėn e regjimit tė vjetėr autoritar. Institucionet dhe aktorėt e shtetit tė vjetėr mund tė mbesin dhe tė riorganizohen, sidomos duke qenė se njė numėr i madh i tyre gjatė dekadave tė fundit kanė krijuar pasuri dhe ndikim tė madh nė shtet. Nuk duhet harruar se marrja e pushtetit nga ana e armatės nė Egjipt, nėse nuk ėshtė puē ushtarak, sė paku tregon se transferi i pushtetit ende nuk ėshtė kryer, por ėshtė akoma nė duar tė forcave jodemokratike. Pėrndryshe, armata e Egjiptit, pėr shembull, ėshtė lejuar qė tė udhėheqė biznese tė ndryshme pėr tė financuar vetveten. Prandaj, kryengritėsit e suksesshėm nė rrėzimin e diktatorėve, duhet patjetėr tė gjejnė mėnyra efikase pėr kalim nė fazėn e dytė tė tranzicionit demokratik pėr tė ndėrtuar institucione demokratike dhe pėr tė ndėrruar vetė sistemin dhe tė mos kėnaqen vetėm me ndryshime sipėrfaqėsore nė sistemin autoritar. Siē tregon pėrvoja e Kinės nė vitin 1989, vetėm kryengritja nė rrugė nuk mjafton. Lėvizjet demokratike nė Botėn arabe kanė ēfarė tė mėsojnė nga transferimi i patrazuar i pushtetit nga komunistėt tek qeveritė e reja demokratike nėpėr Europėn lindore tė vitit 1989.
5
As sistemi i krijuar ekonomik nė kėto vende nuk ėshtė i favorshėm pėr njė revolucion progresiv. Kėto shoqėri varen nė masė tė madhe nga ndihmat e donatorėve tė jashtėm, sidomos Egjipti. Ndihmat dhe paratė qė pranojnė kėto vende nga shtetet e zhvilluara, sidomos nga ShBA, shkaktojė problem serioz, ngase ato donacione nuk pėrcillen me procese tė pastra buxhetore. Paratė shfrytėzohen nga kriminelė tė cilėt mė pas ndėrtojė sisteme tė patronazhit politik dhe korrupsion nė qeveri. Marrėdhėnia patron klient shkel liritė e pėrmendura mė lartė, ngase aksesi i njerėzve nė burime tė pasurisė varet dhe determinohet nga kėto lidhje. Mbi kėtė bazė mė pas formohen partitė politike dhe besnikėritė politike. Padronėt tė cilėt bėhen politikanė dhe pėrmes zgjedhjeve fitojnė autoritet shfrytėzojnė lidhjet e tyre klienteliste pėr tė siguruar vota, ani pse sistematikisht grabisin burimet nga njerėzit dhe janė tė zhytur nė korrupcion pėr tė cilin flitet vazhdimisht. Klientėt (ndėrmarrės, biznesmenė, intelektualė, gazetarė, gjyqtarė e prokurorė, hoxhallarė e priftėrinj, artistė, akademikė, shkrimtarė e deri te njerėz tė rėndomtė) ua shesin shpirtin patronėve tė cilėt si shpėrblim pėrmes mitos dhe korrupcionit u gjejnė punė, poste, e pėrfitime tė ndryshme nga prona publike klientėve tė dėgjueshėm tė tyre. Korrupsioni nuk zgjidhet me thirrje morale. Nė tė vėrtetė ai ėshtė nė funksion tė sistemit ekonomik tė krijuar nė saje tė patronazhit politik.
6
Mirėpo, veē kėtyre sfidave tė brendshme, ajo ēfarė e bėn edhe mė tė zorshėm tranzicionin nė demokraci liberale nė kėto shtete janė edhe interesat ekonomike tė shteteve dhe grupeve tė huaja nė rajon. Kujtojmė se para disa ditėve Frank Wisner, diplomati veteran i dėrguar nga Obama pėr tu marrė me regjimin nė Egjipt, kohė mė parė deklaroi se Mubaraku duhet tė qėndrojė nė pushtet nė mėnyrė qė tranzicioni tė jetė i ligjshėm (thua se regjimi i Mubarakut ka qenė i ligjshėm!). Njė deklaratė kjo qė ishte e ndryshme nga qėndimi i presidentit Obama nė lidhje me qėndrimin e Mubarakut nė pushtet. U kuptua se ai punon pėr njė firmė ligjore qė tė lidhur me egjiptas tė pasur dhe me vetė presidentin Mubarak. Kjo tregon se deri nė ēmasė dhe nė ēfarė mėnyre politika zyrtare e faktorėve ndėrkombėtar mund tė ndikohet nga interesa tė ngushtė ekonomikė tė shteteve tė huaja.
Pėr mė keq, kompani nga shtetet e zhvilluara qė kanė interesa ekonomike nė kėto vende jo gjithmonė janė tė pastra dhe janė tė pėrfshirė nė dallavere me batakēi nė mesin e zyrtarėve qeveritarė tė cilėt ndėrtojnė njė sistem tė patronazhit politik dhe pėr shkak se janė, apo vijnė mė vonė nė autoritet (ministra, etj.) edhe gjyqet janė tė pafuqishėm ndaj tyre. Si rrjedhojė, kur tė kesh kriminelė nė pushtet, ēdo pėrpjekje apo rrugė pėr demokratizimin vendit bėhet mė e komplikuar.
7
Veē faktorit ekonomik, ndėrhyrja nga shtete tė jashtme pėr tė siguruar qė nė pushtet tė vijnė njerėz qė do tė ruanin paqen nė rajon dhe stabilitetin brenda vendit (njė mėnyrė politikisht korrekte pėr tė emėrtuar politikanė qė u binden atyre), shpėrfill forcat progresive nė vend dhe mund tė rezultojė pėrsėri nė sundime autoritare. Anti-semitizmi dhe fundamentalizmi dhe radikalizmi islamik janė frika pėrmes tė cilave diktatorėt nė Lindjen e Mesme legjitimojnė pushtetin e tyre, si e keqja mė e vogėl e mundshme. Por, ėshtė e diskutueshme nėse ndėrrimi i regjimeve autokratike nė kėto vende domosdoshmėrisht do tė rezultonte nė armiqėsi kundėr Izraelit apo nė regjime fundamentale. Partia pro-islamike e cila qeveris nė Turqi e dėshmon tė kundėrtėn. Fundja, nė kryengritjet popullore nė Tunizi dhe Egjipt grupet islamiste nuk kanė luajtur rol qendror. Prandaj, nuk ka nevoje pėr panik dhe reagime tė ashpra kundėr kujtdo qė krijon qeveritė e ardhshme nė vendet e rajonit. Nė tė vėrtetė, radikalizmi provokohet pikėrisht nga mosshpėrblimi i veprimtarive tė lėvizjeve demokratike dhe paqėsore dhe nga ashpėrsia e reagimit tė shtetit ndaj kėrkesave popullore.
Ndryshe nga Franca qė kishte mbėshtetur puēin ushtarak nė zgjedhjet nė Algjeri nė vitin 1991 pėr tė rrėzuar njė parti islamike qė kishte fituar nė njė proces tė ndershėm tė zgjedhjeve, Amerika e cila nuk njohu Hamasin qė fitoi nė zgjedhjet e viti 2001 nė Palestinė dhe i dėrguari i OKB-sė nė Lindje tė Mesme Tony Blair qė ditė mė parė kishte lavdėruar regjimin autokratik tė Mubarakut, presidenti Obama e kaloi testin e Egjiptit kur u rreshtuat nė anėn e popullit kundėr Mubarakut. Sidoqoftė, kjo ėshtė vetėm pyetja e parė e testit tė pėrkrahjes sė demokracisė. Pyetje mė tė vėshtira po vijnė. Ato kanė tė bėjnė me ēėshtje tė tilla si do tė ndikojė Amerika nė politikėn e brendshme tė Egjiptit, sa e si do tė ndihmojė demokratizimin e kėtyre vendeve, e kėshtu me radhė.
Por, me sa duket efekti domino ka marrė hov tė madh. Ndėrsa, Amerika do tė ketė edhe teste tė tjera me diktatorėt nė shtetet e rajonit, qėndrimet e diktatorėve tė tjerė nė rajon janė pak shpresėdhėnėse: raportohet se mbreti i Arabisė Saudite nė njė bisedė telefonike me Obaman ka kėrkuar nga ky i fundit qė Shtėpia e Bardhė tė pėrkrahte Mubarakun tė qėndrojė nė pushtet. Nė anėn tjetėr, Izraeli ėshtė i brengosur pėr mundėsinė e ardhjes nė pushtet tė Vėllezėrve Muslimanė me qėndrime armiqėsore ndaj Izraelit dhe tė afėrt me Hamasin palestinez.
8
Pėr tė pėrmbledhur, kur flitet pėr tranzicion demokratik, atė nuk duhet kufizuar nė kuptimin e ngushtė procedural tė demokracisė qė nėnkupton zgjedhje me vota. Pėr tranzicion tė suksesshėm duhen zgjedhje tė ēliruara nga marrėdhėniet e patronazhit, si dhe mekanizma tė llogaridhėnies, ndarje tė gjyqėsorit nga politika, politikėn nga policitė e partive, garantimin e lirive fundamentale qė i nėnkupton njė sistem demokratik liberal, si liria ekonomike e sipėrmarrjes e ēliruar nga marrėdhėniet klienteliste, liria e shprehjes, liria intelektuale, liria e shtypit qė parakupton jo vetėm tė jesh i sigurt nga ndėshkimi pėr fjalėn e lirė, por edhe mundėsi pėr tė qenė i informuar drejt pėr punėn dhe vendimet e autoriteteve, pėr tė zbuluar materiale sekrete, e kėshtu me radhė.
Andaj, pa njė vizion dhe proces tė emancipimit qė do tė ēlironte shoqėritė nga varėsitė e brendshme tė armatės, torturės sė policisė sekrete, marrėdhėnieve tė patronazhit, korrupsionit qeveritar dhe shtypjes sė lirisė sė shprehjes, por edhe nga varėsitė e jashtme tė paternalizmit politik, revolucionet demokratike janė pothuaj tė pamundshme.
