DY KOMBE,
POR JO DY
POPUJ
Shkruan:
Nexhmedin
Spahiu
Shkrimi i
Fatos
Lubonjės "Ne
shqiptarėt
dhe
kosovarėt,
ne kosovarėt
dhe
shqiptarėt",
i botuar nė
"Koha Jonė"
mė
4.6. 1995,
ėshtė njė
nga temat qė
"zihen", por
pėr tė cilat
nuk flitet.
Nė kėtė
prizėm, F.
Lubonja
meriton
respekt pėr
guximin pėr
ta trajtuar
kėtė temė,
por jo edhe
pėr vetė
trajtimin qė
i bėn temės
nė fjalė.
E para.
Me vetė
shpalljen e
Republikės
sė Kosovės
dhe njohjen
e saj nga
ana e
Parlamentit
tė
Republikės
sė
Shqipėrisė,
populli
shqiptar "de
jure" nė
gjirin e vet
ka dy kombe.
Sė kėndejmi,
nuk shtrohet
ēėshtja se
ēfarė i
dallon ata,
si pasojė e
kohės qė
shkoi, por a
po shkojnė
drejt
afrimit
(deri nė
bashkim tė
plotė), apo
po shkojnė
drejt
largimit.
Ekzistenca e
dy a tri
kombeve nė
kuadėr tė
njė populli
nuk ėshtė
ndonjė rast
i
pashembullt.
Koreja e
Veriut e
Koreja e
Jugut,
Rumania e
Moldavia,
Greqia e
Qipro,
Gjermania
Perėndimore
e Lindore e
Austria etj.
janė shembuj
tė tillė.
Problemi
ėshtė se nga
po ia mbajnė
shqiptarėt.
Po e ndjekin
shembullin e
Koreve, qė e
rrezikojnė
njėra-tjetrėn
me armė
bėrthamore,
apo
shembullin e
Gjermanisė.
Jo vetėm qė
dy kombet
gjermane u
bėnė njė,
por pjesa
tjetėr
(austriakėt)
po
integrohen
gjithnjė e
mė shumė nė
kėtė trend
(Austria u
fut nė BE,
edhe pse e
kishte
problemin e
proklamimit
si vend
neutral; po
harmonizon
ligjet dhe
standardet
me
Gjermaninė
etj.). Ajo
qė thotė
Lubonja se
nė Gjermani
ka tė
zhgėnjyer
nga ky
bashkim i
tyre, kjo
gjė ėshtė e
vėrtetė, por
cila ėshtė
pėrqindja e
tyre? E tėrė
Gjermania u
alarmua kur
partia e
reformuar e
ish
komunistėve
fitoi dy-tre
deputetė nė
Parlamentin
Gjerman.
Nostalgjikė
tė sė
kaluarės nė
Gjermani ka
mė pak seē
ka
nostalgjikė
tė
enverizmit
nė Shqipėri.
Numri i tyre
ėshtė i
papėrfillshėm.
Tė tillė ka
nė tė dyja
anėt e
Gjermanisė
dhe
ata janė
ish-spiunėt,
tė cilėt e
kanė humbur
vendin e
punės sepse
nuk kanė se
si ta
spiunojnė
Gjermaninė
Perėndimore
(Lindore).
Po tė ishte
e vėrtetė se
gjermanėt
janė tė
zhgėnjyer
nga ky
bashkim,
atėherė ata
do tė
ndaheshin
sėrish, por
ne jemi
dėshmitarė
se nuk po
shkohet nga
kjo anė.
Pėrkundrazi.
Fatos
Lubonja
thotė se
shqiptarėt,
nga tė dyja
anėt e
Bjeshkėve tė
Nemuna dhe
Korabit,
qenkan dy
popuj, apo
diēka e
ngjashme
(!). Kjo
ėshtė
marrėzi.
Shqiptarėt,
nga tė dyja
anėt e
kufirit, e
kanė njė
gjak dhe njė
gjuhė. Nė
kėtė prizėm,
shqiptari i
rrethit tė
Gjakovės
ėshtė mė i
afėrt me
tropojanin
se sa me atė
tė
Prishtinės,
e po ashtu
edhe
tropojani
ėshtė mė i
afėrt me tė
se sa me
durrsakun
apo labin.
Po kėshtu
vlen pėr
ulqinakun e
shkodranin,
apo pėr tė
dy dibranėt.
Kjo do tė
thotė se
askund nuk
ekziston
ndonjė vijė
ndarjeje, ku
mund tė
thuhet se
kėtu mbaron
njėri popull
dhe kėtu
vazhdon
populli
tjetėr.
Sa i pėrket
gjuhės
standarde,
tė normės
letrare, ajo
zyrtarisht
ėshtė po e
njėjta si nė
Tiranė, si
nė Shkup, si
nė
Prishtinė,
pėr dallim
qė nė Shkup
e Prishtinė
respektohet
mė shumė se
nė Tiranė,
gjė qė lehtė
mund tė
vėrehet, po
tė
krahasohen
gazetat
shqiptare tė
Tiranės,
Shkupit e
Prishtinės
me fjalorin
normativ e
drejtshkrimor.
Sa i pėrket
traditės,
ajo s'ka se
si tė
ndahet.
Vallė, a do
tė thuhet se
Ismail
Qemali e
ngriti
flamurin nė
Vlorė bashkė
me njė tė
huaj (Isa
Boletinin)?!
Apo si do
t'u
shpjegohet
nxėnėsve dhe
studentėve
shqiptarė
debati nė
Parlamentin
Turk mė
1910, ku
rendi i
ditės
titullohej:
"Ngjarja e
fundit nė
Shqipėri",
ndėrsa fjala
ishte pėr
njė incident
tė ndodhur
nė
Prishtinė?
Pra,
shqiptarėt
janė njė
popull dhe
ėshtė tjetėr
gjė qė
rrethanat
mund t'i
bėjnė dy apo
mė shumė
kombe.
Heshtja e
dallimeve
ėshtė po aq
e dėmshme sa
edhe
thellimi i
ndasive. Nė
kėtė kuadėr,
mendoj se
duhen thėnė
pa
paragjykime
edhe shumė
gjėra tė
tjera, si
pėr shembull
fakti se
edhe nė
kohėn e
Enverit e tė
Ramizit, por
edhe nė kėtė
tė Berishės,
ka pasur
ministra,
zv/ministra
e ambasadorė
tė
Shqipėrisė
nga radhėt e
grekėve,
vllahėve,
bullgarėve
etj., por
asnjė
ministėr,
zv/ministėr
apo
ambasador
nuk ishte me
prejardhje
nga Kosova.
Dhe sqarimi
i kėtyre
gjėrave
ėshtė i
domosdoshėm
pėr vetė
situatėn
aktuale.
Para ca
ditėsh,
gjatė njė
bisede mes
disa
intelektualėve
nga tė dyja
anėt, njė
intelektual
i Tiranės
tha:
"Ndoshta
ėshtė mirė
qė Shqipėria
t'i
rregullojė
marrėdhėniet
me Sėrbinė
dhe nė kėtė
kuadėr tė
gjejė njė
zgjidhje tė
favorshme
pėr
Kosovėn".
Pasoi
pėrgjigjja:
"Tregonani
me kohė a do
tė na
ndihmoni tė
shkėputemi
nga Sėrbia
apo jo, se
nėse ėshtė
fjala pėr
rregullim
marrėdhėniesh
me Sėrbinė i
rregullojmė
vetė, sepse
ne e dimė
sėrbishten
mė mirė".
Dhe
kjo ėshtė e
lehtė. Vemi
nė Beograd e
u themi se
po
dorėzohemi e
pastaj i
rregullojmė
punėt nė
kuadėr tė
Sėrbisė".
Njė tjetėr
rast
domethėnės
ėshtė ai kur
njė studiues
amerikan
pyeti njė
student nga
Prishtina
dhe njė
inxhinier
nga Tirana
se ku janė
kufijtė e
atdheut tė
tyre.
Inxhinieri
nga
Tirana u
pėrgjigj:
"Unė jam
evropian dhe
i respektoj
kufijtė". Po
mirė - tha
studiuesi
amerikan -
unė s'po tė
pyes se ku
ndodhen
piramidat e
kufijve
shtetėrorė,
po ku e
ndjen ti nė
shpirt se
janė kufijtė
e atdheut
tėnd? "Janė
aty ku
janė", u
pėrgjigj
inxhinieri
shqiptar. A
ėshtė
Prishtina nė
kuadėr tė
kėtyre
kufijve?
Inxhinieri u
pėrgjigj me
"Jo". Ndėrsa
pėrgjigja e
studentit tė
Prishtinės
ishte kjo:
"Atdheu im
ėshtė
gjithandej
nėpėr ato
fshatra e
qytete ku
shqiptarėt
janė
shumicė".
Shembujt e
mėsipėrm i
solla pėr tė
treguar disa
dallime tė
formimit
kombėtar tek
shqiptarėt
kėndej dhe
andej
Bjeshkėve tė
Nemuna e
Korabit.
Dhe, nė
fakt, kėto
janė
dallimet nga
tė cilat
burojnė
mosmarrė
veshjet e
tjera e jo
rasti i
Hajdin
Sejdisė.
Lajthitja
e dytė e F.
Lubonjės
Lubonja
pėrdor
termin
"shqiptarėt
dhe
kosovarėt,
kosovarėt
dhe
shqiptarėt".
Kjo ėshtė
fyerje pėr
"kosovarėt".
Nėse ka
ardhur puna
qė
shqiptarėt
kėndej dhe
andej
Bjeshkėve tė
Nemuna tė
mos quhen me
tė njėjtin
emėr,
atėherė pse
tė mos
quhen, ta
zėmė,
shqiptarėt
andej
kufirit -
shqiptarė,
kurse
shqiptarėt
kėndej -
labė, pa
marrė
parasysh se
a janė nga
Labėria apo
nga Mati. Si
do tė
ndiheshin
matjanėt nė
kėtė rast?
Do tė thuash
se
shqiptarėt
kėndej e
gjithė bota
qė i njeh, i
njeh me
emrin
shqiptar, po
edhe
shqiptarėt
andej
Bjeshkėve tė
Nemuna, e
gjithė bota
qė i njeh, i
njeh me
emrin
shqiptarė (e
jo
kosovarė).
Sė kėndejmi,
kur thotė F.
Lubonja, "ne
kosovarėt
dhe
shqiptarėt"
kėtu bėn
sajim, sepse
"kosovarėt"
nuk e quajnė
veten
kosovarė,
por
shqiptarė.
Fjalėn
"kosovar"
shumica e
tyre e kanė
dėgjuar pėr
herė tė parė
kur kanė
ardhur nė
Tiranė.
E treta
Lubonja
thotė:
"Kosovarėt
janė tė
veshur nė
mendjen e
jugorėve me
hijen e
frikshme tė
aleatit
verior dhe
kėsisoj tek
jugorėt
ngjallin
frikėn e
revanshizmit
verior. Sė
pari,
"kosovarėt"
janė veriorė
(me
pėrjashtim
tė Strugės,
Ohrit,
Prespės e
Manastirit,
qė janė
toskė) dhe
duke qenė
veriorė
s'kanė se si
tė jenė
aleatė tė
vetvetes.
Kėtu Lubonja
bie nė
kundėrshtim
me vetveten,
meqė thotė
se "njė
pjesė jo e
vogėl e
kosovarėve"
ishin
enveristė.
Enver Hoxha
nuk ishte
verior, por
jugor. Sė
treti. Pėr
ēfarė
revanshizmi
ėshtė fjala?
Cilido
budalla i
veriut
(qoftė edhe
"kosovar")
tė vijė nė
pushtet
Fatos
Lubonjės nuk
do t'i jepte
17 vjet burg
siē i dha
jugori Enver
Hoxha.
E
katėrta.
Lubonja
pėrdor
termat:
"Dheu mėmė",
"ne tė dheut
mėmė" etj.
Ndoshta kėtė
e thotė pa
qėllim tė
keq, por nė
fakt kėto
janė terma
sėrbe, tė
sponsorizuara
edhe nga
Enver Hoxha
dhe spiunėt
e tij nė
Kosovė
("Shqipėria
- nėna e
gjithė
proletariatit
botėror,
marksizėm-leninizmit"
etj). Me
kėtė sėrbėt
duan tė
tregojnė se
Kosova nuk
ėshtė dheu
mėmė i
shqiptarėve,
se aty ata
janė tė
ardhur nga
Shqipėria e
pėrtej
Bjeshkėve tė
Nemuna dhe
rrjedhimisht
duhet "ta
braktisin
Kosovėn e tė
shkojnė nė
Shqipėri".
E pesta.
Feja.
Lubonja
thotė:
"shumė
intelektualė
shqiptarė,
qė shumėēka
nga e keqja
qė e kishte
pllakosur
Shqipėrinė e
shihnin
tek tradita
myslimane,
mbetėn tė
zhgėnjyer
kur panė se
atje
myslimanizmi
kishte
ngulur kėmbė
aq
thellė...".
Sė pari,
ēėshtja e
fesė ėshtė
ēėshtje e
pėrcaktimit
individual
dhe ky ėshtė
koncepti
themelor
perėndimor
pėr tė
drejtat e
njeriut.
Pėrcaktimi
kolektiv pėr
fenė ka
burim
mentalitetin
bolshevik
("t'i
zhdukim
kishat e
xhamitė"
E.Hoxha).
Pra, thirrja
e atyre
"intelektualėve
shqiptarė"
pėr t'u bėrė
tė krishterė
nuk ėshtė
asgjė tjetėr
pos klithje
komunistėsh.
Pėrndryshe,
intelektualėt
perėndimorė
nuk
shqetėsohen
pse Clintoni
ua uron
festat
myslimanėve,
apo pse
Michael
Jacksoni,
Mike
Taysoni,
Casus Clay
(Muhamed
Aliu) e
ndonjė
tjetėr
personalitet
me famė
botėrore
kthehet nga
i krishterė
nė mysliman.
Dhe e dyta.
Feja nuk
ėshtė faktor
vendimtar
pėr
edukatėn,
sepse tani
nuk jemi nė
Mesjetė po
nė shekullin
XX, ku
edukimi
ėshtė laik.
Edhe nė
Prishtinė e
edhe nė
Tiranė,
shkollat,
radio,
Televizioni,
gazetat janė
laike. E
treta. Ėshtė
e vėrtetė se
myslimanėt
shqiptarė nė
Prishtinė e
Mitrovicė
janė mė
myslimanė se
ata nė
Tiranė e
Shkodėr, por
edhe
katolikėt
shqiptarė nė
Prishtinė e
Mitrovicė
janė mė
katolikė se
katolikėt nė
Tiranė e
Shkodėr. Dhe
kjo nuk
ėshtė asgjė
tjetėr pos
pasojė e
komunizmit
mė tė egėr
nė Shqipėri
e atij mė
liberal nė
ish-
Jugosllavi
dhe faktit
se feja
ngulitet mė
thellė nė
viset e
rrafshta
(siē ėshtė,
p.sh.,
Kosova) se
sa nė viset
malore (siē
ėshtė
gjysmė
Shqipėria
tjetėr).
Dhe, sė
fundit, jo
tė gjithė
popujt e
krishterė
janė mė
perėndimorė
(tė
qytetėruar)
se tė gjithė
popujt
myslimanė.
Shembulli mė
i qartė
ėshtė rasti
i
boshnjakėve
(100 pėr
qind
myslimanė)
dhe
maqedonėve
(100 pėr
qind tė
krishterė).
Ėshtė
botėrisht e
ditur se
boshnjakėt
janė nė ēdo
aspekt mė
perėndimorė
(mė
evropianė)
se
maqedonėt,
edhe pse
gati njė
shekull
jetuan nė
njė shtet tė
pėrbashkėt
(ish-Jugosllavi).
Si
shpjegohet
fakti se
Perėndimi i
krishterė
ndihmon
boshnjakėt
(myslimanėt)
kundėr tė
krishterit
Radovan
Karaxhiq?
Pėrfundim
Populli
shqiptar ka
interes
jetik qė tė
zhvillohet
nė njė komb
tė vetėm dhe
si i tillė
tė
ingranohet
nė Evropė,
pa
megalomani,
pa kapriēio,
duke krijuar
kėsisoj njė
dinjitet tė
vetin e jo
duke kėrkuar
lėmoshė (e
ēfarėdo
aspekti
qoftė ajo).
Se kur do tė
ēlirohet
Kosova,
ėshtė e
vėshtirė tė
dihet, por
qė
ajo s'do tė
qėndrojė
gjithmonė e
robėruar dhe
se nuk do tė
mund tė
shlyhet nga
faqja e
dheut pėr
kėtė jam i
bindur. Pas
ēlirimit tė
Kosovės,
populli
shqiptar
duhet ta
krijojė njė
shtet tė
pėrbashkėt
nė formė
federate
prej 4
njėsive
federale, ku
dy prej tė
cilave do tė
ishin Jugu
dhe Veriu i
shtetit tė
sotėm
shqiptar,
kurse dy tė
tjera do tė
ishin Kosova
dhe
Maqedonia
Perėndimore.
Organizimi
federal i
shtetit (si
nė Gjermani)
mundėson qė
tė
amortizohen
dallimet
lokale nė
mentalitetin
e krijuar
para dhe pas
vitit 1912.
"Republika",
Tiranė,
9.7.1995
"Flaka",
Shkup,
31.7.1995
"Republika",
Lubjanė,
1.9.1995
|