SHQIP   ENGLISH   SRPSKO-HRVATSKI   REDAKSIA  

 
 

Lufta e korridoreve nė Ballkan

Fadil Lepaja

Ajo ēka po ndodh nė Kosovė, e pjesėrisht edhe nė Bosnjė, me bllokimin e rrugėve, integrimeve, komunikimit mes njerėzve, qoftė nė kuptimin real apo figurativ tė fjalės, tregon jo vetėm njė synim antihistorik tė qeveritarėve serbė, por edhe njė synim pėr tė forcuar korridoret strategjike qė ideologjikisht e mbajnė Serbinė dominuese nė regjion dhe tė mbėshtetur nė boshtin pansllav dhe panortodoks, duke frenuar kėshtu integrimet nė tė gjitha drejtimet e tjera.

Kjo tashmė ėshtė e perceptuar krejtėsisht qartė nga qarqet analitike dhe vendimmarrėse perėndimore. Duke e shikuar me vėmendje strategjinė serbe pėr infrastrukturėn nė dhjetėvjeēarin e ardhshėm dalin nė pah krejt qartė synimet e tyre pėr tė dominuar nė regjion edhe nė shekullin XXI.

Ky vetvetiu nuk do tė ishte njė aktivitet i jashtėligjshėm dhe jashtėcivilizues sikur tė mos ishte edhe veprimtaria destruktive pėr tė penguar integrimin kontinental tė fqinjėve dhe pėr tė dėmtuar interesat e tyre tė ligjshme. Korridoret e tjera nė kontinuitet ishin dhe vazhdojnė tė mbeten objekt i destruksionit serb.

Traseja e korridorit panevropian: Salzburg (A) - Lubjanė (SLO) - Zagreb (Cro) - Beograd (SRB) – Nish (SRB) – Shkup (MK) - Veles (MK) - Selanik (GR) i dha rėndėsi strategjike jo vetėm portit tė Selanikut, por edhe vendeve nėpėr tė cilat kalonte ky korridor, njėri nga tė dy krahėt e tė cilit vazhdonte deri nė Stamboll.

Pėr tė potencuar rėndėsinė qė i jepnin kėtij korridori, vlen tė pėrmenden edhe projektet qysh nga koha e ish-Jugosllavisė, kur planifikoheshin edhe vazhdimi i korridorit tė tashėm nr. 7 (korridori ujor i Danubit) duke e bėrė tė lundrueshėm lumin Morava dhe pėrmes njė kanali ujor pėr ta lidhur atė me Vardarin.

Qeveria e Serbisė, kėtė linjė strategjike, e ka futur nė prioritetet e veta, bashkė me tė ashtuquajturin koridori 11, qė ndjek trasenė pak a shumė tė hekurudhės Beograd-Tivar, me dallim se kjo parashihet tė vazhdojė deri nė Temishvar tė Rumanisė dhe mbase edhe deri nė Bukuresht. Kjo do tė lidhte interesat e bizneseve italiane, serbe dhe rumune, ku do tė gjenin interesin e tyre dhjetėra mijėra kompani.

Derisa pėr korridorin e dhjetė interesimi i investuesve dhe pėrkrahja politike ėshtė mė e gjerė, edhe pėr korridorin e 11-tė, tė quajtur kėshtu ende jozyrtarisht, ėshtė shprehur njė interesim i caktuar i komunitetit tė biznesit italian dhe atij rumun, tė dyja kėto vende tė bashkimit evropian, te tė cilat ka gatishmėri tė pėrkrahet ky projekt dhe kėtė emėr ta marrė edhe zyrtarisht.

Ruajtja e rėndėsisė sė portit tė Tivarit ruan po ashtu edhe nė vijė politike e ideologjike edhe linjėn panortodokse: Mal i Zi- Serbi-Rumani-Rusi. Kjo linjė pak a shumė ndiqet edhe nga boshti i korridorit 10-tė i cili prej Beogradi, nėpėr Shkup kalon nė Selanik, tė tria kėto vende ortodokse, tė cilat pėrkundrejt problemeve politike dhe religjioze qė i kanė mund tė gjejnė interes integrimi nė drejtime pak a shumė antievropiane.

Korridoret 7,8, 10, 11, Korridori Durrės-Nish, paraqesin jo vetėm numra dhe emra tė rrugėve rajonale, tė cilat shterojnė buxhetet nacionale tė vendeve iniciuese, por edhe paraqesin mundėsi fitimi pėr kompani globale e rajonale. Bechtel-Enka ėshtė vetėm njėra nga kėto.

Kjo njė herė, pėrpos biznesit qė ėshtė interes i kompanive tė mėdha prej Amerike deri nė Kinė, paraqet nevojėn elementare pėr tė zgjeruar fytin e ngushtė infrastrukturor i cili Ballkanin, pėrkatėsisht vendet e Ballkanit, i devalvonte nė kuptimin gjeopolitik. Kėto projekte pak a shumė i marrin pėr ekzekutim ata qė kanė fuqi financiare pėr t’i mbėshtetur ato, kėshtu qė pėrparėsi gjithnjė kanė treguar kompanitė turke dhe madje edhe kineze prapa tė cilave qėndrojnė banka tė fuqishme.

Aferat lokale janė kryesisht fshehje e zyrtarėve tė korruptuar lokalė para korporatave globale. Rreth 5 miliardė euro pėr rrugėn dhe 4 miliardė e 600 milionė euro pėr hekurudhėn, ėshtė vlera e punimeve qe parashihen vetėm pėr korridorin 11 i cili do tė lidhė Beogradin me portin e Tivarit. Sigurimi i kėtyre mjeteve gjithsesi paraqet problem pėr Serbinė, pėrderisa korridori i 10 ka ecur mė lehtė dhe mė mirė.

Por ndėrtimi i rrugėve paraqet edhe strategji pėr tė krijuar pėrparėsi nė luftėn ekonomike dhe luftėn pėr dominim nė Ballkan. Portet e Tivarit, Durrėsit, Selanikut me ndėrtimin e kėtyre rrugėve fitojnė ose humbin nė rėndėsi, si fiton apo humb edhe turizmi, ekonomia apo siguria e kėtyre vendeve.

Ajo qė nga vendet e Ballkanit shihet si garė, dhe si arsye pėr luftėra, nga strategėt globalė, shihet si potencial integrues dhe si mekanizėm i baraspeshimit tė fuqisė nė regjion, ku boshti “ortodoks” Beograd-Tivar dhe Beograd-Selanik do tė priten dhe do tė lidhen nė mes nga Autostrada Durrės-Merdar, e cila pastaj pas tejkalimit tė problemeve Kosovė-Serbi do tė lidhej po ashtu nė nyjėn e korridorit 10-tė nė Nish me ēka Serbia jugore dhe Bullgaria perėndimore do tė fitonte dalje nė deti, pėrkatėsisht do tė realizonte nė mėnyrė tė pranueshme ėndrrėn pėr tė dalė nė Adriatik nėpėr rrugėn mė tė shkurtėr.

Maqedonia Veriore, e cila po ashtu pėrbėn pjesėn e zhvilluar tė kėtij vendi, po ashtu me lidhjet magjistrale pėrmes Tetovės-Prizrenit do tė fitojė qasjen e vet nė det. Magjistralja Prishtinė-Shkup dhe projekti tjetėr i quajtur “Rruga e Arbėrit” do tė lidhin edhe Maqedoninė veriore dhe lindore me kėtė trase.

Nė kėtė drejtim korridori i 8 ishte zgjidhja mė optimale e cila ende nuk po merr dinamikėn dhe pėrmasat e dėshiruara. Destruksionet serbe, greke dhe pansllave, qoftė nė qendrat e vendimmarrjes, qoftė me financuesit, rreth korridorit strategjik nr. 8, tregojnė shumė qartė pėr luftėn e ashpėr pėr koridore. Arsyet e shumė zhvillimeve nė fakt i gjejmė shumė mė tepėr jashtė miteve dhe retorikės agresive tė ideologėve nacionalistė apo religjiozė nė Ballkan.

Duket se formula qė i shpjegon proceset nė Ballkan, pėrpos arsyeve qytetėruese, ėshtė ajo e cila mbėshtet pohimin se ēdo zhvillim nė kėto hapėsira ndjek rrugėt e energjisė dhe linjat infrastrukturore qoftė ekonomike, politike, ushtarake, teknologjike, etj.

Derisa linjat energjetike rajonale kontrolloheshin nga lobi energjetik serb, me asistencė tė grupeve mė tė vogla nėpėr vendet e Ballkanit, nė plan global, infrastruktura e naftė dhe gazit natyror, qoftė ajo e kompanive anglo-amerikane apo atyre ruse, diktojnė rrugėt, diktojnė edhe aleancat.

Involvimi i politikės dhe ushtrive pėrcillet drejtpėrdrejt nga kėto interesa tė cilat nėpėr agjendat lokale e nacionale shpeshherė ilustrohen me mite e pėrralla tė cilat hutojnė komentuesit sipėrfaqėsorė.