a
|
|
| Ndikimi i gjeopolitikes ne strategjine kombetare nė botėn qe ndryshon
Shkruan: Kujtim Bytyqi
Strategjia kombėtare ėshtė e drejtė e udhėheqjes sė lartė politike e shtetėrore tė njė kombi. Nėpėrmjet saj shpallen, synimet strategjike tė njė kombi, apo e shprehur ndryshe, interesat dhe objektivat kombėtare. Nė pėrcaktimin e objektivave kombėtare mbahen parasysh qėllimet themelore, ku pėrqendrohen politikat kombėtare, pėrpjekjet dhe burimet pėr realizimin e tyre. Njė rol tė rėndėsishėm ne realizimin e objektivave kombėtare luajnė pėrbėrėsit e fuqisė kombėtare, qė janė burimet dhe instrumentet. Bazuar nė kushtet gjeopolitike tė ēdo vendi, ata plotėsojnė njėri tjetrin. Nė burimet e fuqisė kombėtare mė i qėndrueshėm ėshtė ai gjeografik, qė ka tė bėjė me madhėsinė, konfiguracionin dhe pozicionin e ēdo vendi. Pavarėsisht nga gjendja gjeopolitike, sipėrfaqja e njė vendi ndikon ndjeshėm nė fuqinė kombėtare. Ajo ka tė bėjė mė mirėqenien e njė kombi, me krijimin e mundėsive pėr njė qėllim ekonomik e tregtar, por edhe me manovrimin e forcave e te mjeteve, nė rast nevoje. Mirėpo, efektshmeria e forcave nje apo shumekombeshe e ka ndryshuar permbajtjen teresisht per te kaluaren e sovranitetit shteteror. Sot te gjitha shtetet dhe ato me te fuqishmet veprojne ne kushtet e nje sovraniteti te kufizuar, si pasoje e nje sere lidhjesh te dyanshme rajonale e botėrore.
Shoqeria civile, ne shume perberes te saj, vecanerisht ne ate ekonomik, synon te largohet nga shteti duke u integruar ne tregun boteror. Pra, mbizoterojne prirjet per copetime, nga njera ane, e per globalizime nga ana tjetėr. Pėr tė zhvilluar detyrat e tij thelbėsore deri tani, si ato tė rojes sė rendit, tė institucioneve tė drejtėsisė shoqėrore dhe burimit parėsor tė legjimitetit e tė mirkuptimit politik, shteti duhet tė baraspeshojė konkurencėn e forcave nėnshtetėrore dhe transnacionale. Pėr tė arritur kėtė, shteti duhet tė fitojė njė fuqi vepruese, qė ta vendosė atė nė kushte konkurence nė kontekstin e ndryshuar ndėrkombėtar. Forcat qė ndajnė pushtetin me shtetet janė institucionet ndėrkombėtare. Forca tė radhės sė parė janė Kombet e Bashkuara, NATO-ja dhe Bashkimi Europian. Tė rradhės sė dytė, janė, forcat ndėrnacionale, si institucionet fetare, ndėrmarrjet shumėkombėshe dhe kriminaliteti i organizuar, tė cilat kanė njė rėndėsi gjeopolitike, qė vjen duke u rritur. Dhe, mė nė fund, janė rajonet e komunat lokale dhe bashkimet e organizimet shoqėrore parashtetėrore ose tė ngjashme me ato shtetėrore, tė cilat janė tė vendosura pėr ruajtjen e njėjtėsimit shtetėror dhe kulturor, tė cilat janė tė vendosura pėr ruajtjen e njė autonomie mė tė madhe, pėr rritjen e pavarėsisė e tė sovranitetit ose pėr afrimin e vlerave tė vecanta si organizime joqeveritare.
Rajonet, shoqatat dhe organizatat kanė shtuar pushtetin e tyre, pėr praninė e organizimeve mbishtetėrore. Kėto tė fundit shtojnė hapėsira tė reja politike dhe kufij tė rinj, tė cilėt bėjnė qė tė ulen vlerat e tyre. Pėr shembull, krijimi i njė kufiri tė pėrbashkėt tė Bashkimit Evropian nuk zbeh vetėm rėndėsinė e kufijve ndėrshtetėrorė midis anėtarėve tė Bashkimit Evropian, por ndryshon edhe kufijtė e brendshėm tė shteteve. Ndėrvarėsia, e cila ėshtė nė rritje, bėn qė tė ketė rregulla loje ndėrkombėtare, qė shteti nuk mund ti pėrcmojė. Asnjė shtet nuk mund tė mbyllet nė vetvete duke ndjekur njė politikė autarkike, pėrndryshe do tė izolohej nga tregu botėror dhe shpejt do tė kapitullonte, sic ndodhi me Shqipėrinė gjatė Luftės sė Ftohtė. Fuqia dhe pasuria e njė shteti varen nga pjesmarrja e tij nė sistemin ndėrkombėtar dhe nga aftėsia e tij, pėr tė shfrytėzuar mundėsitė qė ka ky sistem nė tė mirė tė tij. Dallimi midis brenda dhe jashtė ėshtė zvogėluar ose tė paktėn ka ndryshuar rrėnjėsisht nė krahasim me tė kaluarėn. Edhe kur ndiqet politikė shtetqendėrzuese, duhet tė mbahet parasysh rritja e kompleksitetit tė ndėrvartėsisė dhe e shtresėzimeve tė subjekteve gjeopolitike. Secili shtet arsyeton pėr faktorė tė ndryshėm materialė dhe jo materialė, qė nė hapėsirė ndikojnė mbi interesat dhe rolet e tyre. Faktorėt mund tė jenė fizikė (largėsia, shtrirja, pozicioni etj.), por edhe faktorė qė lidhen me njeriun (kulturorė, psikologjikė, fetarė, demografikė, ekonomikė etj).
Hapėsira me pėrbėrėsit e saj ėshtė teatri i veprimeve qė ndikon mbi veprimet e cdo vendi. Ajo pėrbėn njėsinė e referimit territorial, pėr analiza tė faktorėve tė ndryshėm dhe ėshtė gjithashtu, njėsi referimi edhe pėr subjekte tė ndryshme gjeopolitike, qė ndėrveprojnė bashkarisht nė mėnyrė tė renditur ose ndeshen mbi njė hapėsirė tė dhėnė. Ēdo shtet kėrkon detyrimisht tė arrijė interesat e veta. Njė gjė tė tillė ai e bėn pavarėsisht nėse i ka shpalosur ose jo ato. Interesat e shtetit nė politikėn e jashtėme quhen kombėtare. Pėrdorimi i termit komb mbart me vehte edhe njė pėrfaqėsim territorial. Kjo ndodh sepse nė lidhje me jashtė do tė duhet tė veprojė me synim tė caktuar si njė sistem i bashkuar, me qėllim qė tė paraqesė, siē duhet, peshėn e vendit nė skenėn ndėrkombėtare, skenė nė tė cilėn ai vepron ose rivalizon me shtetet e tjera. Nuk duhet tė harrohet qė Revolucioni Francez bėri tė qartė konceptin e interesave kombėtare tė kuptuara si interesa tė pėrgjithshme, qė qėndrojnė mbi interesat e vecanta tė klasave apo individėve.
Afėrsia gjeografike zakonisht rrit interesin. Kėtė interes e zvogėlon largėsia. Natyrisht e varur nga tipi i interesave dhe nga shkalla e teknologjisė sė mjeteve tė transportit, tė ndėrlidhjes e tė armatimit, teknologjia synon tė zvogėlojė vlerat e largėsisė, megjithatė, largėsia mbetet thelbėsore. Nė fushėn strategjike largėsia ėshtė mbrojtja mė e mirė, megjithse pėr kėtė problem ka edhe mendime tė kundėrta. Interesat ndikohen mė shumė nga largėsia se sa nga ekonomia. Nisur nga kėto analiza, pėr problemet e sigurimit tė pėrgjithshėm tė njė kombi marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė janė pa diskutimtė domosdoshme. Madje, sot anėtarėsimi nė organizmat ndėrkombėtare ėshtė i kushtėzuar ngushtė me mirėkuptimin e fqinjėve. Nė anėn tjetėr, epoka e bombės atomike dhe e informatikės ka ndryshuar pėrmasėn hapsinore mė shumė, se sa pėrmasėn kohore tė politikės. Por madhėsia e territorit nuk e ka humbur aspak rėndėsinė e tij. Nė fushėn ushtarake ai pėrfaqson njė element themelor, qė, ashtu si nė tė kaluarėn, pėrbėnė thellėsinė strategjike pėr mbrojtjen. Kjo shpjegonte qėndresėn e Izraelit, pėr tė mos lėshuar territoret e pushtuara, gjė qė bėhet jo aq nga kolonėt, se sa nga ushtarakėt. Por territori i gjėrė mund tė mos ketė gjithmonė pėrparėsi. Sa mė i madh tė jetė territori, aq mė shumė ka mundėsi, qė tė jetė heterogjen nė pikėpamje etnike e kulturore. Ky ėshtė vetėm parim pėr SHBA-nė, njė gjė e tillė nuk qėndron, pėrkundrazi SHBA-ja ėshtė njė fuqi me tė vėrtetė globale nė Atlantik e nė Paqėsor. Pozicioni dhe zotėrimi i rrugėve tė mira tė komunikacionit natyror kushtėzojnė edhe sot mundėsitė e komunikimit me jashtė, sepse transport ii mallrave bėhet nė rrugė detare, ajrore e tokėsore. Mungesa e daljes nė det tė hapur e bėn njė shtet tė prekshėm nga trusnitė e ushtruara nga shtetet kufitare ose nga shtetet, qė kontrollojnė ngushticat qė lidhen me oqeanet. Nga kjo del, se edhe nė tė ardhmen nuk do tė zvogėlohet prirja e shteteve kontinentale, pėr tu hapur drejt detrave dhe oqeaneve. Nė vėshtim gjeopolitik pozicioni gjeografik i njė vendi ėshtė relativ, sepse roli i tij ndryshon me ndryshimin e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Kuptimi dhe ndikimi i faktorėve gjeopolitikė tė qendrueshėm ndikohet dukshėm nga teknologjitė informative, nga ato ushtarake dhe nga ato tė prodhimit tė tė mirave materiale. Vlera gjeopolitike e territorit ka ndryshuar nė mėnyrė tė dukshme, si nė kėndin ekonomik, ashtu edhe nė atė strategjik dhe, si rrjedhojė, ka ndryshuar kuptimi dhe rėndėsia e kufijve.
Megjithatė, vlera e territorit, e parė nė profilin simbolik, politik e juridik, ka mbetur shumė e madhe. Pėr kėtė mjafton tė kujtojmė konfliktet etnike e nacionale, qė synojnė tė pėrputhin kufijtė shtetėror me kufijtė etnikė, madje ti spostojnė kufijtė teknikė mė pėrpara nėpėrmjet njė pastėrtie etnike tė pamėshirshme, e cila ėshtė praktikuar gjerėsisht edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore nė Evropėn Lindore, si dhe sot nė ish-Jugosllavi. Shfrytėzimi i pėrparėsive territoriale ėshtė arsyeja e konfliktit midis Serbisė dhe Kosovės.Territori vazhdon ta ushqejė politikėn me idenė e bashkimit tė vėrtetė gjeopolitik, bazuar nė parimin e ashtuquajtur tė drejtat historike. Zvogėlimi i rėndėsisė gjeoekonomike tė sovranitetit territorial pėrbėn njė gjė tė re. Ndėrsa nė tė kaluarėn shtetet-kombe ishin shtetet e krijuara e tė mbajtura nga klasat homogjene borgjeze, qė u kundėrvihen klasave tė varura, rebelimi kundėr shtetit sot udhėhiqet nga krahinat e nga grupet shoqėrore mė tė pasura, ndėrkohė qė krahinat dhe grupet shoqėrore mė tė varfra shikojnė te shteti mohimin e drejtėsisė shoqėrore e tė solidaritetit njezor. Si pėrfundim mund tė themi se shtetet e fundshekullit duhet tė shndėrohen nga shtete ushtarake dhe shtete tė mirėqenies nė shtete gjeoekonomike qė tė jenė nė gjendje tė drejtojnė nė mėnyrė tė efektshme veprimet pėrkatėse tė vendit, system nė konkurrencėn gjeoekonomike botėrore.
|