Ėshtė e habitshme prirja e njeriut pėr tė ngritur ēėshtje tė cilat nuk ekzistojnė dhe nuk janė tė nevojshme. Njė nga ēėshtjet e kėtilla nė diskutimet publike ėshtė kombi kosovar. Debatet nė lidhje me kėtė kanė tė bėjnė me pyetjen nėse duhet formuar kombin kosovar, si domosdoshmėri pėr suksesin e shtetit tė Kosovės, ky i fundit ka me lindė kombin kosovar. Debate tė nxehta janė bėrė duke dashur ti jepet pėrgjigje kėsaj pyetjeje tė panevojshme. Mirėpo, mendoj se pėrpjekja pėr ti dhėnė pėrgjigje kėsaj nuk ēon askund, ngase pyetja ėshtė e shtruar gabimisht.
Nė opinionin publik garojnė dy ide tė ndryshme dhe ndoshta tė kundėrta nė lidhje me ēėshtjen e kombit kosovar. Njėra thotė se me qenė lojal ndaj shtetit tė Kosovės duhet qė nė mėnyrė tė domosdoshme tė pėrfytyrosh njė komb tė ri qytetar tė quajtur kosovar (duke mos pasur nevojė tė heqėsh dorė nga pėrkatėsia shqiptare nė kuptimin etnik), ndėrsa tjetra - qė kombin e kupton nė sensin etnik - thotė se besnikėria ndaj idesė sė kombit qytetar kosovar dhe Kosovės multietnike paraqet braktisje tė pėrkatėsisė kombėtare shqiptare.
Ideja e parė, qė e kupton kombin nė sensin qytetar dhe territorial, beson se, pėr tė realizuar shtetin e ri, na duhet tė pėrfytyrojmė kombin qytetar kosovar, ose se shteti i ri ka me kriju kombin e ri kosovar. Ideja e dytė, ndėrkaq, qė thotė se kombi (nė kuptimin etnik) dhe shteti janė apo duhet tė jenė njė, ėshtė njė pikėpamje tipike nacionaliste etnike-gjenealogjike qė pėrdor nocionin e kombit kulturor ose etnik.
Si rrjedhojė, janė krijuar tre mite. Miti i parė thotė se kombi kosovar ėshtė i domosdoshėm pėr suksesin e shtetit tė Kosovės, ngase vetėm kėshtu arrihet uniteti shoqėror i nevojshėm pėr suksesin e shtetit. Miti i dytė thotė se suksesi i shtetit tė Kosovės do tė lindė doemos kombin shqiptar. Miti i tretė, qė kėto ide i konsideron kėrcėnim pėr pėrkatėsinė shqiptare, thotė se uniteti politik i tėrė grupeve etnike nė Kosovė ėshtė i pamundshėm apo i dėmshėm pėr aspiratat e shqiptarėve nė Kosovė qė gjithnjė kanė qenė pėr bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė.
Mirėpo, kėto mite nuk qėndrojnė. Miti i parė harron se uniteti politik ėshtė i mundshėm edhe pa krijimin e kombit kosovar. I dyti pėrgėnjeshtrohet nga ideja se shteti mund apo do tė kapėrcejė pėrēarjet ndėrmjet etnive apo kombeve, por jo domosdoshmėrisht duke rezultuar me lindjen e njė kombi unik. Ndėrsa miti i tretė ėshtė anakronik dhe me dashje harron se pėr shqiptarėt e Kosovės kombi dhe shteti nuk janė njėsoj.
Nė vazhdim do tė diskutoj tė metat e kėtij debati dhe mitet e dala prej tij duke dhėnė propozimet e mia se ēfarė na duhet pėr tė siguruar unitetin shoqėror nė Kosovė.
Uniteti politik pa njė komb kosovar
Ndiej njėfarė simpatie pėr kėtė debat, pėr aq sa ai reflekton nevojėn pėr sajimin e njė identiteti tė pėrbashkėt nė Kosovėn shtet. Pėr tė tejkaluar ndarjet socio-ekonomike dhe kulturore dhe pėr tė kultivuar njė ndjenjė tė pėrbashkėt bashkėsie, shtetet moderne ndėrmarrin masa tė ndryshme. Prej tyre mė tė zakonshmet janė qytetaria - qė nėnkupton se tė gjithė qytetarėt e njė shteti janė tė barabartė para ligjit - dhe kombėsia - qė nėnkupton njė ndjenjė solidariteti i bazuar nė pėrkatėsi kombėtare - apo sė paku njė unitet politik - qė nėnkupton njė ndjenjė dhe pėrkushtim i pėrbashkėt politik.
Nė shoqėrinė e re tė Kosovės ėshtė e nevojshme tė mendohet se si tė arrihet uniteti politik nė kontekst tė pėrēarjeve ndėr-etnike. Mirėpo, pėr tiu adresuar kėtij problemi duhet bėrė pyetje tė duhura, se pyetjet e gabueshme nuk ēojnė askund. Pėrpjekja pėr ti dhėnė pėrgjigje nevojės pėr kombin kosovar nuk ēon askund, ngase pyetja ėshtė e shtruar gabimisht. Ēėshtja nėse duhet shpikur apo jo njė identitet kosovar nė kuptim tė identitetit kombėtar ėshtė e kotė nė njė kontekst ku kombi kuptohet si identitet etnik e kulturor. Madje, ajo as ėshtė nevojshme; askush nuk po kėrkon qė tė bėhet njė gjė e tillė. Ky nuk ka qenė kusht as pėr pavarėsinė e kushtėzuar tė Kosovės dhe pra nuk kėrkohet as prej projektuesve tė shtetit tė Kosovės.
Andaj, nė vend se tė pyesim nėse duhet tė shpikim njė komb kosovar, pyetja duhet me qenė se ēfarė uniteti na duhet pėr tė formuar shoqėrinė kosovare.
Mundėsitė pėr njė identitetit politik mbi-etnik
Mbroj qėndrimin se nuk ėshtė i domsodoshėm sajimi i njė kombi unik pėr tė arritur njė shkallė uniteti nė shoqėritė shumetnike apo shumėkombėshe qė do tė mundėsonte funksionimin e shtetit. Mendoj se nė vend na duhet njė unitet politik dhe, pėr tė arritur kėtė, na duhet tė sajojmė njė identitet tė pėrbashkėt politik dhe jo domosdoshmėrisht kombėtar. Pėr suksesin e njė shteti tė ri, ėshtė e mjaftueshme qė popullata brenda territorit tė atij shteti tė jetė njė nė kuptimin politik, pavarėsisht kombėsisė sė tyre. Kjo mund tė bėhet pėrmes theksimit tė disa vlerave tė pėrbashkėta politike qė mundėsojnė kohezion shoqėror dhe ndjenja tė identifikimit tė pėrbashkėt, por duke njohur e ruajtur diversitetin kombėtar e etnik. Zvicra, Britania dhe Kanada, si shtete shumėkombėshe, e kanė bėrė kėtė nė mėnyrėn e tyre. Nėse ata kanė mundur tė formojmė entitete unike politike qė nė gjirin e tyre pėrfshijnė kombe tė ndryshme, mundemi edhe ne. Nė Kosovė do tė mund tė theksoheshin dhe zhvilloheshin disa vlera tė pėrbashkėta historike, politike, kulturore, e gjeografike, tė grupeve kombėtare e etnike qė janė krijuar pėr dekada me radhė, por edhe vlera tė krijuara nga lufta e fundit kundėr Millosheviqit qė do tė mund tė krijonin ndjenja tė forta tė identitetit tė pėrbashkėt politik, si bazė pėr identitet mbi-etnik, por duke ruajtur dallimet kombėtare.
Njė mėnyrė se si do tė mund tė bėhej kjo ėshtė pėrmes rikrijimit tė simboleve mitike. Serbia, Kosova dhe bashkėsia ndėrkombėtare ka humbur shansin qė arrestimi dhe gjykimi i Millosheviqit tė pėrdoret si simbol i pėrfundimit tė epokės shoviniste nė Kosovė, dhe qė personaliteteve, shqiptare dhe serbe, qė kundėrshtuan regjimin e tij tu jepet njė kuptim qė simbolizon kryengritjen dhe luftėn kundėr ēdo shovinizmi e shtypje tė cilitdo grupi etnik nė shoqėrinė kosovare. Pėr shembull, Adem Jashari si komandant legjendar i UĒK-sė qė ka luftuar pėr Kosovėn shqiptare, natyrisht, ėshtė i papajtueshėm me mitin serb pėr Kosovėn zemėr tė Serbisė. Sė kėndejmi, pėr kėto dy diskurse nacionaliste, Adem Jashari ėshtė figurė e diskutueshme. Kėshtu, ai, por edhe personalitete tė tjerė shqiptarė e serbė nė Kosovė e Serbi qė kundėrshtuan regjimin e Millosheviqit, tė gjithė njėsoj, do tė mund tė quheshin heronj tė luftės dhe politikės anti-shoviniste. Njė shkrim i tillė i historisė do tė krijonte njė bazė tė fortė pėr njė identitet tė pėrbashkėt mbi-etnik, pėr bashkėjetesė tė tė barabartėve nė Kosovė dhe shteti i Kosovės nuk do tė perceptohej nga grupet joshqiptare vetėm ndėrrim i raportit tė forcave nė kėtė shtet tė ri.
Pengesat e qytetarisė nė Kosovė
Shpresa se shteti i Kosovės ka me lindė kombin qytetar kosovar ėshtė e kotė nė njė kontekst kulturor ku ndjenjat kombėtare mė tepėr kanė qenė tė lidhura me elemente etno-kulturore (si gjuha e pėrbashkėt, pėr shembull, mitet e prejardhjes sė pėrbashkėt - gjaku, e tė ngjashme) dhe as qė ėshtė e parashikueshme se do tė ndėrrojė kjo. Arroganca e disa individėve tė iluminuar e tė vetėshpalur pararojė e kombit kosovar, nuk ka me ndryshu kėtė mendėsi.
Mendoj se nė shoqėrinė e re tė Kosovės ėshtė e nevojshme tė mendohet se si tė arrihet uniteti politik nė kontekst tė pėrēarjeve ndėr-etnike e qė mund tė bėhet edhe pa idenė e formimit tė njė kombi kosovar. Strategjia ndėrkombėtare angazhohet qė identiteti i pėrbashkėt politik tė arrihet pėrmes krijimit tė njė shoqėrie ku sundon ligji (Eulex-i ėshtė krijuar pėr kėtė), respektimit tė tė drejtave tė njeriut dhe tė pakicave (tė detyrueshme me Planin e Ahtisarit dhe tė integruara nė Kushtetutė), aspiratat e pėrbashkėta pėr anėtarėsim nė Bashkimin Europian (si devizė pėr legjitimimin e qeverive nė vend), e kėshtu me radhė. Ndonėse, kjo strategji duket e pėrshtatshme, sukseset e janė tejet tė pakta. Por, pavarėsisht nga mossuksesi i politikave, qėllimet (apo sė paku disa prej tyre) mbesin tė justifikueshme.
Megjithatė, procesi i krijimit tė identiteti unik politik dhe qytetarisė kosovare po duket tė jetė i vėshtirė. Sfida ėshtė tė zbatohet sundimi i ligjit nė tėrė territorin dhe segmentet e shoqėrisė, nė mėnyrė qė vendi tė bėhet njė shtet ku entitetet etnike do tė formojnė njė shoqėri unike nė tė cilėn do tė jetojnė dhe prosperojnė. Fuqizimi i institucioneve vetėqeverisėse nė Kosovė mund tė lehtėsojė kapėrcimin e pėrēarjeve kombėtare/etnike, apo sė paku ti vė nė rend tė dytė kėto dallime. Nėse Kosova do tė funksionojė si shtet i suksesshėm, forca e shtetit pėr tė krijuar njė identitet mbi-etnik, i bazuar nė njė ide tė qytetarisė sė pėrbashkėt, apo nė njė patriotizėm kushtetues, nuk duhet tė nėnvlerėsohet.
Vėshtirėsitė e identitetit mbi-etnik
Mirėpo, pėrveē rrethanave objektive politike dhe shoqėrore, nė procesin e krijimit tė unitetit politik dhe qytetarisė, ndikim tė pamohueshėm ka edhe klasa politike. Ajo, sė bashku me inteligjencinė e shoqėrisė mund tė caktojnė drejtimin e politikave identitare drejt nacionalizmit etnik-kulturor apo drejt qytetarisė sė pėrbashkėt. Pra, mundėsia e arritjes sė njė uniteti politik, pėrmes krijimi tė njė identiti tė bazuar nė qytetarinė e pėrbashkėt, varet edhe prej elitave politike e kulturore tė shoqėrisė tė cilat mund ta promovojnė atė apo ta paraqesin si kėrcėnim pėr identitetin kombėtar a etnik tė grupeve pėrkatėse.
Tė motivuar politikisht, klasa politike mund tė pėrdorė ndjenjat nacionaliste pėr motive politike, si pėr shembull pėr tė arritur nė pushtet dhe pėr tė legjitimuar atė. Ndoshta klasa politike nė Kosovė, e shtyer nga pasioni pėr pushtet dhe nevoja pėr ta legjitimuar atė, ka anuar nga ligjėrimi etno-nacionalist pėr tė pėrkthyer ndenjat nacionaliste nė mbėshtetje tė masave. Prandaj, deri sa diskursi pro kombit shqiptar dhe ai pro kombit serb janė leva qė ndihmojnė me fitu vota nga qytetarėt si dhe pėrkrahje nga Serbia pėrkatėsisht, askujt prej politikanėve nė Kosovė nuk i levėrdis me promovu sinqerisht idenė e qytetarisė sė pėrbashkėt (aq mė pak kombit kosovar). Natyrisht, kjo nuk nėnkupton se klasa politike kosovare shqiptare ka njė projekt nacionalist shqiptar, por se ligjėrimi nacionalist mbetet nė nivel tė retorikės.
Veē kėsaj, kapėrcimi i politikave etno-nacionaliste dhe mundėsia pėr njė identitet tė pėrbashkėt qytetar apo unitet politik nė Kosovė ka vėshtirėsi serioze. Sė pari, pėrkundėr faktit historik se shqiptarėt, serbėt dhe grupet e tjera etnike nė Kosovė kanė njėfarė tradite tė pėrbashkėt, mundėsia e lindjes sė njė identiteti mbi-etnik pengohet nga vlera ose karakteri qė i ėshtė dhėnė ēėshtjes sė statusit tė Kosovės, ashtu qė statusi ėshtė lidhur me identitetin e grupeve etnike qė jetojnė aty. Dua tė them se statusi i caktuar politik i Kosovės kuptohet si kėrcėnimin pėr njėrin nga identitetet e dy grupeve kryesore etnike qė jetojnė nė tė.
Sė dyti, angazhimi ndėrkombėtar nė vend ka efektin e dėmshėm nė dhėnien e shansit pėr formimin e unitetit politik nė shoqėrinė kosovare. Pėr shembull, nė emėr tė rregullimit tė sistemit politik pėrmes masave qė nga aktorė dhe agjenci ndėrkombėtare vlerėsohen si zgjidhje mė e mirė pėr Kosovėn, debati dhe dialogu politik ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve tė Kosovės dhe sjellja e pikėpamjeve tė ndryshme politike pėr diskutim nė sferėn publike ėshtė penguar. Si pasojė, nuk i ėshtė dhėnė rast krijimit tė identiteteve tė ndryshme politike qė nuk do tė bazoheshin ekskluzivisht nė elemente etnike dhe antidemokratike.
Veē kėsaj, ka njė problem me politikat e ndėrmarra me qėllim tė garantimit tė tė drejtave pėr pėrfaqėsim politik tė grupeve pakicė nė vend tė cilat janė nė pozitė tė paprivilegjuar apo tė diskriminuar, si decentralizmi i pushtetit, postet e rezervuara nė Kuvend, qeveri, etj. Ato mund tė justifikohen si njė mekanizėm i pėrshtatshėm qė grupe tė ndryshme tė pėrfaqėsohen nė kushte tė caktuara. Mirėpo, njė efekt i padėshirueshėm i tyre ėshtė se ato po legalizojnė ndarjet ekzistuese ndėr-etnike dhe nuk po u japin shans zhvillimit tė identiteve politike qė i tejkalojnė ato etnike. Sidoqoftė, ndoshta kėto tė drejta pėr pėrfaqėsim tė garantuar nė struktura tė pushtetit tė vendit nuk kėrcėnojnė unitetin politik, sa kėrcėnojnė nėse kėto tė drejta shtrihen aq larg sa pėr tė garantuar pretendimet pėr vetėqeverisje kombėtare, siē po ndodh pėr shembull nė veri tė vendit.
Rrjedhimisht, rregullimi politik i Kosovės (pėrkundėr pėrpjekjeve qė tė akomodohen disa elemente tė identiteteve etnike) ėshtė pengesė pėr lindjen e njė identiteti qytetar (politik) qė kishte me nxjerrė nė pah vlerat e pėrbashkėta qytetare tė grupeve etnike nė Kosovė.
Pėr shqiptarėt e Kosovės kombi dhe shteti nuk janė njėsoj
Ithtarėt e idesė sė kombit kosovar identifikimin e qytetarėve tė Kosovės me kombėsinė e tyre shqiptare apo serbe e shohin si pengesė qė pamundėson formimin e qytetarisė kosovare. Pra, nė njė mėnyrė mendohet se identifikimi sipas pėrkatėsisė kombėtare bie ndesh me identifikimin si qytetar i Kosovės. Nė tė njėjtin pėrfundim tė gabueshėm, por prej njė rruge tjetėr, vijnė edhe ithtarėt e pikėpamjes sė kundėrt, tė cilėt mendojnė se uniteti qytetar i Kosovės ėshtė i mundshėm vetėm nė dėm tė aspiratės sė shqiptarėve nė Kosovė pėr bashkim kombėtar. Kjo pikėpamje nacionaliste etnike-gjenealogjike, qė pėrdor nocionin e kombit kulturor ose etnik, thotė se kombi (nė kuptimin etnik) dhe shteti janė apo duhet tė jenė njė.
Pėr rrjedhojė, besnikėria ndaj idesė sė kombit qytetar kosovar dhe Kosovės multietnike paraqet braktisje tė pėrkatėsisė kombėtare shqiptare. Kėsisoj ėshtė krijuar njė besim i rremė qė idenė e shtetit tė Kosovės dhe qytetarisė kosovare i konsideron kėrcėnim pėr pėrkatėsinė shqiptare dhe thotė se uniteti politik i tėrė grupeve etnike nė Kosovė ėshtė i pamundshėm apo i dėmshėm dhe se aspiratat e shqiptarėve nė Kosovė gjithnjė kanė qenė pėr bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė.
Mirėpo, ky ėshtė njė mit anakronik dhe harron se pėr shqiptarėt e Kosovės kombi dhe shteti nuk janė njė dhe e njėjta gjė dhe se identifikimi me kombin shqiptar dhe shtetin e Kosovės nuk pėrjashtojnė patjetėr njėra-tjetrėn. Kosova qė moti ėshtė njė njėsi kuazi-shtetėrore, apo njė polity, pra njė territor me qeveri tė veten. Kėshtu, shqiptarėt e Kosovės kanė zhvilluar mėnyra pėr tė ruajtur ndjenjėn e identitetit kombėtar shqiptar (tė bazuar mbi elemente etnike e kulturore), edhe pse nuk kanė qenė pjesė e shtetit shqiptar, njėkohėsisht duke qenė tė lidhur gjithmonė me Kosovėn si njė polity ose shoqėri vetėqeverisėse.
Rezistenca shqiptare kundėr dominimit serb nė Kosovė ka qenė kryesisht pėr Kosovėn republikė nė kuadėr tė Jugosllavisė dhe mė vonė pėr shtet tė pavarur nga Serbia. Kėto aspirata tė udhėheqėsve dhe kryengritėsve shqiptarė nė Kosovė i kanė orientuar ndjenjat nacionaliste shqiptare nė Kosovė drejt njė ideje se identifikimi si komb shqiptar dhe miratimi i shtetit tė Kosovės nuk pėrjashtojnė njėra-tjetrėn. Kjo ide ėshtė pranuar nė pėrgjithėsi. Ndjenjat kombėtare shqiptare nė Kosovė kanė qenė tė lidhura mė tepėr me elemente etno-kulturore, me mitet e prejardhjes sė pėrbashkėt etj., se sa me njė projekt nacionalist qė i do tė gjithė shqiptarėt nė njė shtet.
Edhe para vitit 1999 klasa politike e Kosovės ka zhvilluar njė diskurs qė nė njė mėnyrė ėshtė zhvilluar ndaras nga nacionalizmi mbarėshqiptar. E kam fjalėn pėr mitin e promovuar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, i cili pėrmes simboleve tė zgjedhura ka dashur tė theksojė lidhjen e shqiptarėve tė Kosovės me Dardaninė e lashtė qė, ndonėse nuk pėrjashton vetėdijen pėr origjinėn e pėrbashkėt mbarėshqiptare, ka tendencė tė zhvillojė njė vetėdije mitike disi tė veēantė pėr shqiptarėt e Kosovės. E reja nė periudhėn qė nga viti 1999 ėshtė se ideja e nacionalizmit shqiptar nė mesin e shqiptarėve kosovarė nė njėfarė mėnyre ėshtė vėnė nė rend tė dytė, ose sė paku ka humbur fuqinė mobilizuese tė saj nė saje tė aspiratės pėr krijim tė njė shteti kosovar multietnik.
Akti i shpalljes sė pavarėsisė nuk ka qenė i papritur pėr shqiptarėt e Kosovės. Kėshtu, as 17 shkurti 2008 nuk ėshtė njė moment kthesė pėr sa i pėrket konceptimit tė nacionalizmit mbarėshqiptar nė Kosovė. Ka pasur njė miratim nga politikanėt kosovarė si dhe praktika e shenja se shteti i Kosovės nuk do tė jetė vetėm i shqiptarėve dhe pėr shqiptarėt.
Kėshtu, pėr shqiptarėt e Kosovės, kombi nuk ėshtė njė apo baras me shtetin; kombi ėshtė ai shqiptar, ndėrsa shteti ėshtė Kosova. Dhe as qė vihet nė pikėpyetje se lojaliteti ndaj shtetit tė Kosovės ėshtė nė kundėrshtim me pėrkatėsinė e tyre shqiptare.
