|

Kush
janė myslimanėt radikalė?
John L. ESPOSITO, Dalia MOGAHED*
Pyet ndonjė ekspert tė politikės se si mund ta dijė se Perėndimi po
e fiton luftėn kundėr terrorit, dhe pėrgjigja e mundshme do tė jetė:
Kur Bota Islame ta refuzojė radikalizmin. Por, kush janė
myslimanėt radikalė** dhe kush e ushqen tėrbimin e tyre? Secili
politikan ka njė teori: radikalėt janė fundamentalistė fetarė, ata
janė tė varfėr, janė tė pashpresė dhe plot urrejtje. Por kėto teori
janė tė gabuara.
Bazuar nė njė sondazh tė Gallup World-it qė pėrfshiu mė shumė se
9000 tė intervistuar nė nėntė vende myslimane, kemi gjetur se
radikalėt myslimanė* kanė mė shumė tė pėrbashkėt me vėllezėrit e
tyre tė moderuar se sa qė mendohet. Nėse Perėndimi dėshiron tė kapė
ekstremistėt dhe tė fuqizojė myslimanėt e moderuar shumicė, sė pari
duhet tė njoh se mė kė ka tė bėjė.
TĖ NGJASHĖM PĖR NGA FUNDAMENTET
FEJA
Feja si pjesė e rėndėsishme e jetės tuaj tė pėrditshme:
Radikalėt: 92%
Tė moderuarit: 91%
Ka marrė pjesė nė shėrbesat fetare nė 7 ditėt e fundit:
Radikalėt: 56%
Tė moderuarit: 59%*
(*Nga aspekti statistikor, dallimi nuk ėshtė i rėndėsishėm duke
pasur parasysh margjinėn e gabimit qė ėshtė +/- 3%)
Pėr shkak se terroristėt shpeshherė marrin peng tė perceptuarit pėr
Islamin pėr qėllimet e tyre, ekspertėt dhe politikanėt nė Perėndim
nganjėherė e pėrshkruajnė Islamin si fe tė terrorizmit. Ata
shpeshherė akuzojnė se entuziazmi fetar shkreh pikėpamje radikale
dhe tė dhunshme. Por, tė dhėnat flasin ndryshe: nuk ka dallim
rrėnjėsor nė fetari tek tė moderuarit dhe radikalėt. Nė tė vėrtetė,
radikalėt nuk marrin pjesė mė rregullisht nė shėrbimet fetare sesa
tė moderuarit.
RADIKALĖT E PASUR
SHKOLLIMI
Shkollė fillore ose mė pak:
Radikalėt: 23%
Tė moderuarit: 34%
Nga shkolla e mesme deri te universiteti:
Radikalėt: 44%
Tė moderuarit: 38%
TĖ ARDHURAT
Tė ardhura tė ulėta ose shumė tė ulėta:
Radikalėt: 22%
Tė moderuarit: 31%
Tė ardhura mbi mesatare ose shumė tė larta:
Radikalėt: 25%
Tė moderuarit: 21%
Nuk ėshtė fshehtėsi se shumė njerėz nė Botėn myslimane vuajnė nga
varfėria dhe mungesa e shkollimit. Por, a janė radikalėt mė tė
varfėr se myslimanėt e tjerė? Ne kemi gjetur tė kundėrtėn: Nė tė
vėrtetė, ekziston njė dallim kryesor ndėrmjet radikalėve dhe tė
moderuarve kur ėshtė fjala pėr tė ardhurat dhe shkollimin; janė
radikalėt ata qė fitojnė mė shumė dhe qėndrojmė mė gjatė nė shkolla.
E ARDHMJA PREMTUESE
SI PRISNI TĖ JENI PAS PESĖ VITEVE?
Nė gjendje mė tė keqe:
Radikalėt: 7%
Tė moderuarit: 7%
Nė gjendje mė tė mirė:
Radikalėt: 53%
Tė moderuarit: 44%
Kurdo qė njė vetėvrasės me bombė kryen njė akt vrastar, akti
shpeshherė i ngarkohet tė pashpresėve atyre qė nuk mund tė gjejnė
punė, tė fitojnė pėr jetesė, ose tė mbajnė familjen. Por, radikalėt
nuk janė mė tė tė pashpresė se sa tė tjerėt. Mė shumė radikalė
shprehėn kėnaqėsi me gjendjen e tyre financiare dhe cilėsinė e jetės
se sa homologėt e tyre tė moderuar, dhe shumica e tyre prisnin tė
jenė nė gjendje mė tė mirė nė vitet e ardhshme.
VLERĖSIM I SKAJSHĖM
OPINIONI PĖRKITAZI ME PERĖNDIMIN
Aspektet mė tė ēmuara tė Perėndimit:
Teknologjia e Perėndimit (pėrgjigja e parė mė e shpeshtė pėr tė dyja
grupet)
Radikalėt: 30%
Tė moderuarit: 31%
Liria/demokracia/liria e fjalės (pėrgjigja e dytė me radhė mė e
shpeshtė)
Radikalėt: 22%
Tė moderuarit: 22%
Lufta kundėr terrorit ka premisėn nė ēėshtjen kryesore: pėrse na
urrejnė? Pėrgjigja e rėndomtė e Uashingtonit ėshtė se radikalėt
myslimanė e urrejnė jetesėn tonė, lirinė tonė dhe demokracinė tonė.
Nuk ėshtė kėshtu. Edhe tė moderuarit edhe radikalėt nė Botėn
myslimane e ēmojnė Perėndimin, nė veēanti teknologjinė e tij,
sistemin demokratik dhe lirinė e fjalės.
E ARDHMJA
Ēfarė duhet tė bėjė Perėndimi pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet?
Tė respektojė islamin (pėrgjigja e parė mė e shpeshtė pėr tė dyja
grupet)
Radikalėt: 39%
Tė moderuarit: 36%
Ēfarė tjetėr duhet tė bėjė Perėndimi pėr tė pėrmirėsuar
marrėdhėniet?
Tė mos ndėrhyjė ose imponojė besimet dhe politikat e tij:
Radikalėt: 17%
Tė zhvillojė ekonominė/tė hap vende pune
Tė moderuarit: 22%
Atėherė, ēfarė e dallon myslimanin e moderuar nga myslimani radikal?
Ndonėse gati tė gjithė myslimanėt besojnė se Perėndimi duhet tė
tregojė mė tepėr respekt pėr Islamin, radikalėt janė mė tė prirė tė
ndjejnė se Perėndimi kėrcėnon dhe pėrpiqet tė kontrollojė jetesėn e
tyre. Tė moderuarit, nė anėn tjetėr, janė mė tė prirė tė vendosin
lidhje me Perėndimin pėrmes zhvillimit ekonomik. Kėto divergjenca
ose pėrgjigje u ofrojnė politikanėve shans pėr tė zhvilluar
strategji pėr tė ndaluar tė moderuarit pėr tė rrėshqitur dhe pėr
tė kėqyrė nė shtytjet e atyre qė mund tė na dėmtojnė.
**Shėnim: Respondentėt tė cilėt kanė thėnė se sulmet e 11 shtatorit
kanė qenė tė pajustifikueshme (1 ose 2 nė shkallėn 1-5, ku 1 ėshtė
plotėsisht e pajustifikueshme dhe 5 plotėsisht e justifikueshme)
janė klasifikuar si tė moderuar. Respondentėt tė cilėt kanė thėnė se
sulmet e 11 shtatorit kanė qenė tė justifikueshme (tė cilėt janė
pėrgjigjur me 4 ose 5 nė tė njėjtėn shkallė) janė klasifikuar si
radikalė. Tė dhėnat pėr kėtė sondazh janė marrė gjatė vitieve
2005-2006 nė Bangladesh, Egjipt, Indonezi, Iran, Jordani, Liban,
Marok, Turqi dhe Arabi Saudite. Afėrsisht 1000 intervista ballė pėr
ballė janė bėrė nė secilin vend. Margjina e gabimit tė
mostrės/kampionit: +/-3%.
*J. L. Espozito ėshtė profesor i feve, studimeve islame dhe
ēėshtjeve ndėrkomėbtare nė Georgetown University. D. MOGAHED ėshtė
analiste dhe drejtoreshė e qendrės sė hulumtimeve Gallup Center for
Muslim Studies. Tė dytė janė autorė tė librit: Who Speaks for Islam?
What a Billion Muslims Really Think (2008).
Nga: Foreign Policy, Nėntor 2006 (What Makes a Muslim Radical?)
|