|
ĒFARĖ ĖSHTĖ KOMBI
Teoria e pėrkufizimit dhe origjinės sė kombeve
GĖZIM SELACI, Magjistėr i Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare dhe Teorisė
Politike
Pėrmbledhje. Kur pėrpiqen tė pėrkufizojnė kombin, teoricienėt (historianė,
antropologė, sociologė e tė tjerė) zakonisht analizojnė origjinėn nė
kuptim tė burimit dhe prejardhjes sė tij. Ajo ēfarė ata kėrkojnė tė
gjejnė ėshtė konteksti socio-historik qė ka zėvendėsuar format e
vjetra tė identitetit kolektiv me identitetin kombėtar. Disa
argumentojnė se ka qenė vetė procesi i modernitetit[1] qė nuk u ka
lėnė vend autoriteteve dinastike dhe fetare dhe ka detyruar njė
formė tė re legjitimiteti pėr autoritete mė tė gjera qendrore. Kjo
zhvendosje ishte ndihmuar ose nga kapitalizmi i shtypit, qė mundėsoi
shpėrndarjen e librave ne gjuhėn kombėtare (Anderson 2006), ose
nga industrializimi dhe sistemi arsimor (Gellner 2006). Kjo qasje
ėshtė emėrtuar si moderniste pasi qė prejardhjen e identitetit
kombėtar e gjen nė kohėn moderne nė saje tė procesit tė modernizimit.
Teoricienėt e tjerė pajtohen me supozimin qendror tė modernistėve
sipas tė cilit kombi ėshtė dukuri moderne, mirėpo kėsaj i shtojnė
njė vėrejtje tė rėndėsishme: domethėnė se kombet nuk kanė dalė nga
asgjėkund, por lidhjet etnike paramoderne janė transformuar nė
identitete kombėtare. (Smith 1991)
Ndėrkaq, tė tjerėt formimin e kombeve e shohin si proces mė
subjektiv. Ata argumentojnė se identiteti kombėtar ėshtė pajtimi i
njerėzve pėr tė vazhduar jetėn nė bashkėsi dhe pėr tu ndjerė
pjesėtarė tė tė njėjtit komb. Kėtė solidaritet qė ēon te formimi i
kombeve, njė teoricien e ka cilėsuar si formė e referendumit tė
pėrditshėm. (Renan 1990)
Kjo ese do tė diskutojė nėse teoritė sociologjike, veēanėrisht ajo
moderniste dhe ajo etno-simboliste janė teori tė vlefshme pėr tė
shpjeguar procesin e krijimit tė kombeve tė ndryshme qė janė shfaqur
nė pjesė tė ndryshme tė botės dhe nė kontekste tė ndryshme. Eseja do
tė analizojė cilat janė raportet kombit me format e tjera tė
identitetit grupor njerėzor, si ai etnik, gjuhėsor, rajonal, fetar,
e tė tjerė. A ėshtė shpjegim i mjaftueshėm dhe i kėnaqshėm origjina
e pėrbashkėt e kombeve, apo ka elemente tė tjera tė rėndėsishme dhe
rrethana qė kanė mundėsuar epokėn e kombeve dhe shtet-kombeve. Mė
tutje, eseja do tė kėqyr ndikimin e proceseve nė modernitet nė
lindjen e kombeve.
Pėrmbajtja
HYRJE
PIKĖPAMJET TEORIKE
Primordialistėt/Esencialistėt
Modernistėt/konstruktivisėt
Etno-simbolistėt
TĖ IMAGJINUARIT, MITET DHE SIMBOLET E KOMBIT
ORIGJINA E KOMBEVE
Pikėpamja objektiviste
Industrializimi
E kaluara e pėrbashkėt
Tjetri dhe armiku i kombit
Pikėpamja subjektiviste
LINDJA E KOMBEVE PĖRVOJAT E NDRYSHME
Kombi etnik/kulturor dhe kombi qytetar
Kombet nė periudhėn pas-perandorake
Kombet nė periudhėn pas-koloniale
PĖRFUNDIM
HYRJE
Nė kursin e tyre historik, njerėzit kanė qenė tė ndarė nė grupe
shoqėrore. Shoqėritė primitive janė organizuar nė familje tė
zgjeruara e nė fise. Ndėrkaq, mė vonė, shoqėritė janė organizuar nė
komunitete mė tė gjera nė saje tė identiteteve kolektive mė
gjithėpėrfshirėse, si identiteti etnik, fetar, i qytet-shtetit,
krahinor etj. Kombi, si kategori sociologjike, ėshtė burim
relativisht i ri i identitetit kolektiv qė ėshtė shfaqur ne Europė
qė nga shekulli XVIII. Natyrisht, ideja kombėtare u shfaq si
zhvillim dhe vazhdimėsi nė kursin e nevojės sė njerėzve pėr ti
pėrkitur ndonjė komuniteti tė imagjinuar nė mėnyrė qė tė
realizojnė interesat e tyre.
Sidoqoftė, nevoja pėr ti pėrkitur ndonjė grupi dhe pėr tu bashkuar
me pjesėtarėt e tij nuk ėshtė diēka e re nė historinė e njerėzimit.
Mirėpo, ajo qė ėshtė dukuri e re ėshtė vetė identiteti kombėtar. E
reja nė lidhje me kėtė ėshtė dimensioni politik dhe gjeografik, siē
pretendon nacionalizmi. Pėr dallim nga format e tjera tė grupimit
shoqėror, si fisi e tė tjera, kombi ėshtė grup njerėzish politikisht
tė vetėdijshėm[2] qė kanė njė ndjenjė tė pėrbashkėt pėrkatėsie nė
saje tė veēorive dhe rrethanave tė caktuara tė cilat do tė
diskutohen mė poshtė.
PIKĖPAMJET TEORIKE
Dilema themelore nė diskutimet mbi kombin dhe teorizimin e tij, ose
me fjalė tė tjera pėrpjekjet pėr tė gjetur pėrkufizimin, origjinėn
dhe krijimin e kombit, ėshtė ēėshtja se deri nė ēmasė kombi dhe
nacionalizmi janė dukuri moderne? Pėrpjekja pėr tiu pėrgjigjur
kėsaj dileme ka rezultuar nė ndarjen mė fundamentale nė teorinė mbi
kombin: domethėnė nė mes perspektivės primordialiste, moderniste dhe
etno-simboliste. (Özkirimli 2000 dhe Day and Thompson 2004)
Primordialistėt/Esencialistėt
Ata qė mbrojnė idenė se kombet janė esenciale, entitete tė
pėrjetshme dhe forma tė hershme tė grupimit shoqėror, ose si
rezultat i fushatave politike tė nacionaliste ose si krijesa nga
lart-poshtė nga shtete tashmė ekzistuese, quhen primordialistė ose
esencialistė. Kjo ide ishte propozuar nga romanticistėt gjermanė,
ndėr ta Herder, Fihte dhe Kant.
Modernistėt/konstruktivisėt
Tė tjerėt qė kombet i shohin si dukuri moderne dhe konstruksione
shoqėrore[3] emėrtohen si modernistė ose konstruktivistė dhe kjo
ėshtė perspektiva dominuese. Nė krye tė kėsaj qasjeje qėndron Ernest
Gellner (vepra e tė cilit kombinon elemente nga ajo e Durkhaim-it,
Weber-it dhe traditės sė antropologjisė sociale), Benedikt Anderson
dhe historiani Eric Hobsbawm, ndėr tė tjerėsh. (Day and Thompson
2004) Nė tė vėrtetė, kjo qasje pėrfshin pikėpamje divergjente, dhe
jo njė pikėpamje unike, meqenėse ekzistojnė vetėm disa bindje tė
pėrbashkėta nė mes modernistėve. (Özkirimli 2000) Sidoqoftė, ajo
ēfarė kanė tė pėrbashkėt ata ėshtė besimi se kombet dhe
nacionalizmat janė dukuri moderne dhe bashkėkohore. Ata besojnė se
kombet janė formuar nga ndryshimet rrėnjėsore nė kohėn moderne dhe
tė cilat kanė pamundėsuar vazhdimin e rregullit tė kohės dhe i ka
shtyrė njerėzit nė forma tė reja tė organizimit tė jetės shoqėrore e
politike. Studiuesit e kėsaj kategorie argumentojnė se ėshtė bėrė e
mundshme dhe e domosdoshme tė imagjinohen ose tė shpiken forma
tė reja tė organizimit kolektiv domethėnė kombet duke qenė se
ato tė vjetrat ishin bėrė tė pavlefshme nėn ndikimin e rrethanave tė
reja ekonomike (industrializimi, kapitalizmi), politike ose
shoqėrore (Revolucioni Francez) tė shkaktuara nga proceset e
modernitetit.
Transformimet e theksuara nga secili studiues dhe faktorėt qė e kanė
shkaktuar atė janė goxha tė ndryshėm: pėr Gellner-in ėshtė
industrializimi, modernistėt e tjerė vėnė theksin nė forca tė tilla
moderne si kapitalizmi, ose, nė rastin e Anderson-it, kapitalizmi i
shtypit. Kjo bėri qė koncepti i legjitimitetit tė ripėkufizohet nė
kohėn kur parimet dinastike e fetare tė legjitimitetit ishin
braktisur dhe solli elita tė reja (Anderson, 2006). Sistemi arsimor
dhe teknologjia e komunikimit u mundėsoi kėtyre elitave qė mesazhin
e tyre ta bartin tek popullatat gjithnjė nė rritje (Anderson,
Gellner, Hobsbawm). Pėr pasojė, lojalitetet e shkallės mė tė ngushtė
tė krijuara nga kontakti ndėrpersonal janė zėvendėsuar me lidhjet
nė shkallė mė tė gjerė me shoqėrinė jopersonale dhe anonime
pjesėtarėt e sė cilės kurrė nuk do tė takohen as qė kanė dėgjuar pėr
shumicėn e bashkėpjesėtarėve tė tyre[4] (Anderson, Gellner, Breuilly,
Brass). (Day and Thomspon 2004)
Etno-simbolistėt
Etno-simbolistėt, mund tė konsiderohen ose si qasje e veēantė ose si
pjesė e pikėpamjes konstruktiviste/moderniste, qė merr njė rrugė nė
mes kėtyre dy qasjeve. Etno-simbolistėt pohojnė se kombet janė
formuar nga elitat nacionaliste duke u bazuar nė lidhjet apo
pėrkatėsitė etnike para-moderne tė njė popullate tė caktuar. (Özkirimli,
2000) Pra, ata pajtohen me karakterin modern tė nacionalizmit (si
ideologji dhe lėvizje), por pohojnė se kulturat e mėhershme etnike
sigurojnė themelin mbi tė cilėn ngrehen identitetet e sotme
kombėtare.
Pėrfaqėsuesi kryesor i kėsaj perspektive ėshtė sociologu Anthony D.
Smith, i cili pohon se ndėrsa kombet mund tė jenė moderne, origjina
e tyre nuk ėshtė e tillė, por gjurmėt e tyre mund tė gjenden nė
etnitė e mėhershme. Pėr Smith-in, kombet nuk janė shpikur nga
asgjėja, por proceset karakteristike tė modernitetit (tė
pėrshkruara nga modernistėt) i transformojnė kėto etni nė kombe, por
pa i shkatėrruar ato. (Smith 1991)
Teoricienė tė kėtij mendimi e kanė pėrkufizuar kombin nė mėnyra tė
ndryshme, duke pėrdorė kritere tė ndryshme pėr tė shpjeguar
karakteristikat e tij, pėrkufizimin dhe proceset pėrkatėse. Tiparet
e pėrbashkėta tė popullatave janė parė si karakteristika kryesore tė
kombit dhe rėndom ato kanė qenė prejardhja, gjuha, kultura dhe feja
e pėrbashkėt. Sidoqoftė, kėto kritere janė tejet tė diskutueshme,
ngaqė pėrveē efektit bashkues qė kanė, ato mund tė kenė edhe efekt
ndarės. Pėr shembull, ndėrsa gjuha e pėrbashkėt mund tė pėrfshijė nė
njė komb popullata tė shumėllojshme pėr sa i pėrket karakteristikave
tė tjera (fetare, rajonale, etj.), megjithatė, ajo mund tė
pėrjashtojė popullata tėrėsisht homogjene pėr sa i pėrket po tė
njėjtave karakteristika, por qė nuk kanė gjuhė tė pėrbashkėt. Nė
anėn tjetėr, gjuha e pėrbashkėt nuk mjafton pėr tė krijuar identitet
tė pėrbashkėt kombėtar, pėrkundėr tipareve tė tjera tė pėrbashkėta,
siē ėshtė prejardhja e pėrbashkėt, etnia etj. Ilustrim i kėsaj mund
tė jetė rasti i sllavėve tė jugut (kroatėt, boshnjakėt dhe serbėt).[5]
Disa gjuhė janė tė veēanta dhe pėrjashtuese pėr identitetin kombėtar
tė disa kombeve, siē ėshtė rasti me gjuhėn shqipe qė ėshtė e veēantė
pėr shqiptarėt, gjuha baske pėr baskėt e kėshtu me radhė. Sidoqoftė,
popuj tė ndryshėm mund tė kenė gjuhėn e pėrbashkėt (pėr shembull
anglishten), megjithatė tė mos konsiderohen pjesėtarė tė tė njėjtit
komb; ndėrsa njė komb mund tė flasė disa gjuhė, siē ėshtė rasti me
kombin zviceran, kanadez dhe belg. Gjuha ėshtė parė si nishani mė
i rėndėsishėm i kombit, posaēėrisht nė Europėn Lindore, ndėrsa nė
raste tė tjera mund tė shihet si faktor ndarės, ose sė paku, si jo
relevant nė krijimin e kombit.
E njėjta mėnyrė analize mund tė pėrdoret pėr tė shqyrtuar
karakteristikat e tjera tė kombeve (kultura, feja e tė tjera) dhe
raportet e tyre me identitetin kombėtar.
Siē shihet, pėrkufizimi i kombit nuk ėshtė detyrė e lehtė, nga
shkaku i kompleksitetit dhe kuptimeve kundėrthėnėse tė tipareve
dalluese tė tij.
TĖ IMAGJINUARIT, MITET DHE SIMBOLET E KOMBIT
Anderson (2006) kishte propozuar se kombet janė komunitete tė
imagjinuara qė bazohen nė mite dhe simbole. Vetė ideja e
prejardhjes sė pėrbashkėt kombėtare ėshtė mė shumė mit se sa
realitet. Nuk ėshtė e sigurt se njė komb i caktuar ka prejardhje tė
kulluar nga tė njėjtit paraardhės, duke marrė parasysh se popullatat
kanė migruar nė territore tė ndryshme, janė martuar me grupe tė
ndryshme etnike, domethėnė janė pėrzier pėrmes proceseve tė ndryshme.
Kjo e bėn tė vėshtirė tė provohet prejardhja e pėrbashkėt. Njerėzit
kanė prejardhje tė pėrzier, kurse imazhet e tyre tė imagjinuara qė i
japin tė kaluarės sė tyre janė mė shumė mite se sa fakte.
Miti bėhet i dallueshėm, pėr shembull, tek ideja e prejardhjes sė
kulluar etnike te kombet ballkanikė. Duke pasur parasysh shkallėn e
lartė tė martesave tė pėrziera, faktin se identiteti fetar ka qenė
parėsor pėr shumė kohė, migrimin e popujve dhe proceset e tjera
demografike dhe shoqėrore, duket se ky term ėshtė goxha mashtrues:
serbėt, kroatėt, boshnjakėt mund tė mendojnė se etnikisht janė tė
ndryshėm, por ata janė sllavė tė jugut, flasin dialekte tė sė
njėjtės gjuhė, prejardhja e tyre ėshtė pėrzierje sllave, turke,
hungareze, shqiptare dhe latine.
Historia interpretohet nė atė mėnyrė qė ti kontribuojė krijimit tė
simboleve dhe miteve tė kombit. Ngjarjet historike i nėnshtron njė
procesi pėrzgjedhės qė ka pėr qėllim tė trillojė simbole dhe mite
mbi vetėdijen dhe prejardhjen kombėtare. (Hobwbawm and Ranger, 1983)
Kjo mund tė ilustrohet me shembullin vijues: nacionalizmi serb
pretendon se Beteja nė Kosovė nė vitin 1389 ishte koha dhe vendi ku
u formua vetėdija kombėtare serbe, ndėrsa realiteti ėshtė se nė atė
betejė jo vetėm serbėt, por gjithashtu dhe shqiptarėt si dhe grupe
tė tjera tė krishtera ishin bashkuar pėr tė luftuar kundėr ushtrisė
osmane. (Malcolm 1998) Njė shembull tjetėr i kėtij lloj diskursi
ėshtė krijimit i figurės sė Skėnderbeut si hero kombėtar.[6] Lufta e
tij kundėr Perandorisė Osmane duke bashkėpunuar me popuj tė tjerė tė
Ballkanit, nga ana e rrymave jonacionaliste politike shqiptare ėshtė
pėrdorė si argument pėr tė lidhur shqiptarėt me nacionalizmin sllav
e grek, mirėpo nga ana e nacionalizmit shqiptar si provė e mendimit
dhe praktikės nacionaliste shqiptare. (Feraj 1999:84)
Ideja se kombet si konstrukte shoqėrore ndėrtohen mbi mite ėshtė
propozuar nga dy autorė marksistė: historiani Eric Hobsbawm dhe
Benedict Anderson. Hobsbawm pohonte se historia e vazhdueshme dhe
e pashkėputur shpesh ėshtė trillim qė mbėshtetet nė figura gjysmė
mitike, dokumente dhe simbole tė falsifikuara, si flamuri dhe
imazhet, qė kanė pėr qėllim tė zgjojnė ndjenja nacionaliste. (Hobsbawm
and Ranger 1983) Anderson (2006) kombet i quante komunitete tė
imagjinuara, ngase pjesėtarėt e tyre kurrė nuk do tė njohin
bashkėpjesėtarėt e tjerė.
Sidoqoftė, modernistėt tė cilėt flasin pėr kombet si komunitete tė
konstruktuara dhe tė imagjinuara nuk nėnkuptojnė domosdoshmėrisht
falsitetin e kombeve. Mė saktėsisht, kjo ėshtė ide qė mė shumė
lidhet me Gellner-in dhe Hobsbawm-in, por qė refuzohet nga Anderson.
ORIGJINA E KOMBEVE
Pikėpamja objektiviste
Duke gjurmuar origjinėn historike tė nacionalizmit, teoricienėt kanė
analizuar faktorėt qė kanė sjellė apo kanė ndihmuar shfaqjen e
kombeve. Disa nga kėta faktorė mund tė shihen nė kėtė pasqyrė tė
gjendjes nė Europėn pas mesjetare: pas rėnies sė botės sė krishtere
qė mbizotėronte nė mesjetė, themelimi i kishave kombėtare si
entitete tė ndara i kishte ndarė kombet e kontinentit; kapitalizmi i
shtypit, domethėnė shpikja e makinave tė shtypit qė mundėsonin
botime masive nė seri bėnte tė mundur shpėrndarjen nė shkallė tė
gjerė tė tė njėjtave ide, duke krijuar kėshtu njė kulturė homogjene;
gjuha vendase po pėrdorej gjithnjė e mė shumė nė komunikime zyrtare.
Strukturat dinastike dhe monarke po dobėsoheshin nė shekullin XVIII.
Duke u pėrpjekur tė gjejnė gjurmėt e para tė kombeve nė kuptimin
gjeografik, shumica e studiuesve, ndėr ta Gellner (2006), besojnė se
ėshtė Europa vendi ku kombet u shfaqėn mė sė pari, pasi qė
nacionalizmi[7] lidhet me modernizimin i cili nėnkupton procesin e
shkėputjes nga shoqėria tradicionale bujqėsore, qė mė sė pari ngjau
nė Europė. Ėshtė nacionalizmi ai i cili lind kombet, dhe jo e
kundėrta. Pa dyshim se nacionalizmi shfrytėzon pėrhapjen e kulturave
tė hershme dhe tė trashėguara, ndonėse i shfrytėzon nė mėnyrė shumė
tė pėrzgjedhur, dhe shumė herė i transformon ato nė mėnyrė radikale.
(Gellner 2006:54) Nacionalizmi nuk ėshtė njė sentiment i shprehur
nga kombet para-ekzistuese, por nė tė vėrtetė ai krijon kombe ku ato
nuk kanė ekzistuar mė parė.
Pėr dallim nga Gellner, Anderson (2006) beson se ishte bota e re (Amerika)
vendi ku filloi procesi i krijimit tė kombeve dhe se kombet mė sė
pari u shfaqėn te Kreolėt e Amerikės Qendrore dhe Latine nė gjysmėn
e dytė tė shekullit XVIII teksa idetė e iluminizmit ishin sjellė aty
nga spanjollėt. Mirėpo, argumenti i Anderson-it qė lindjen e kombeve
e arsyeton me rėnien e dinastive dhe fesė, si dhe lindjes sė
literaturės mund tė jetė shpjegim i vlefshėm nė kontekst tė Amerikės,
megjithatė, ajo nuk shpjegon shfaqjen e kombeve nė disa pjesė tė
botės ku shumica e popullatės nuk kanė ditur shkrim-lexim, si pėr
shembull nė Afrikė. Sidoqoftė, fakti se literatura e shtypur ka
ekzistuar qysh nė shekullin e XVI dhe nuk ka pasur ndikim nė lindjen
e kombeve, sugjeron se kombet dolėn nga etni tė caktuara, tė
ndikuara nga zhvillimi i literaturės amtare dhe trysnia nga shteti
(Hastings, 1997).
Industrializimi
Autorėt si Hobsbawm dhe Gellner sugjerojnė se krijimi i kombit ėshtė
pasojė e industrializimit. Sidoqoftė, problemi me kėtė pikėpamje
ėshtė se shumė kombe janė shfaqur nė rajonet e paindustrializuara,
si ato nė Europėn Qendrore dhe Lindore. Por vetė Gellner kishte qenė
i vetėdijshėm pėr kėtė kur kishte vėrejtur se nacionalizmi nuk e ka
shoqėruar gjithnjė industrializimin; zviceranėt ia kanė dalė edhe pa
tė.[8] (Gellner 2006:XXV)
Gellner insiston se kombet dhe nacionalizmi nuk janė tė natyrshėm,
sepse nuk janė tipare tė pėrhershme tė gjendjes njerėzore, por janė
shfaqur me tranzicionin nė industrializėm. Megjithėkėtė, kjo nuk
nėnkupton se kombet janė arbitrarė apo tė pashpjeguar, tė
rastėsishėm apo tė shmangshėm; ato lidhen ngushtė me me
industrializimin. Nė tė vėrtetė, ėshtė kjo qė i bėn ata tė duken tė
natyrshėm nė sytė e pjesėtarėve tė shoqėrisė industriale dhe mu ky
tė qenė i natyrshėm i jep nacionalizmit fuqinė. Por, ēfarė ka tek
tranzicionin nė industrializėm qė kombet dhe nacionalizmin e bėn
gati universal nė modernitet? (Gellner 2008: XXIII)
Pėr Gellnerin, nacionalizmi nuk ėshtė shprehje e kombeve, klasave
apo elitės intelektuale, dhe rrėnjėt e tij nuk gjenden nė studimin e
kombeve, kapitalizmit, klasės ose ideve. Por, si tė kuptohet ai?
Gellner nė shpjegimet e tij pėrkitazi me krijimin e kombeve bėnte
njė lidhje shkakėsore sipas sė cilės rrethanat nė modernitet
kushtėzojnė lindjen e nacionalizmit, ndėrsa nacionalizmi kushtėzon
lindjen e kombeve. Pėr tė shpjeguar kėtė lidhje Gellner duhej tė
identifikonte tiparin qendror tė modernitetit dhe pastaj tė
pėrpunojė njė argument qė demonstron funksionalitetin e
nacionalizmit nė modernitet. (Gellner 2008: XXI)
Gellneri modernitetin e kuptonte si formė tė dalluar tė kulturės dhe
organizimit shoqėror. Ai konsideronte se nacionalizmi ėshtė nė
funksion tė modernitetit. Ndonėse pajtohej me Kedourie se
nacionalizmi ėshtė dukuri moderne dhe se ai i kishte krijuar kombet,
dhe jo anasjelltas, Gellner nuk pajtohej se kjo ndodhte nė saje tė
fuqisė sė nacionalizmit si ide, ose shpesh klasės intelektuale si
bartės tė kėsaj ideje. Ideja e nacionalizmit ishte produkt, dhe jo
prodhues i modernitetit. Suksesi i tij nuk i atribuohet fuqisė
intelektuale tė tij, por funksionit tė tij pėrbrenda rregullit moral
shoqėror.
E kaluara e pėrbashkėt
Kur flitet pėr tė kaluarėn e pėrbashkėt tė kombit, zakonisht bėhet
fjalė pėr pėrkatėsinė e pėrbashkėt etnike, kulturore, historike e
kėshtu me radhė. Ideja se pėrkatėsia etnike ėshtė paraardhėse e
kombit, dhe se kombi bazohet nė rizbulimin dhe riinterpretimin e tė
kaluarės etnike ėshtė sugjeruar nga Smith. Etnia pėrkufizohet si njė
grup njerėzish me identitet kulturor dhe gjuhė tė pėrbashkėt. Kombi
formohet nga njė ose mė shumė etni dhe ėshtė njė komunitet shumė mė
i vetėdijshėm se sa pėrkatėsia etnike. Pėrkatėsia etnike ėshtė njė
nga aspektet mė tė rėndėsishme tė identitetit kulturor ose shoqėror.
Prandaj, termi etni shpesh pėrdoret si sinonim pėr kombin. Por,
njerėzit me pėrkatėsi tė pėrbashkėt etnike mund tė jetojnė nė
shtet-kombe tė ndryshme dhe mu pėr kėtė arsye mund tė trajtohen si
pjesėtarė tė kombeve tė ndryshme.
Autorėt pajtohen pėrkitazi me ndikimin e pėrkatėsisė etnike,
gjuhėsore, e fetare nė formimin e kombeve. Sidoqoftė, ata nuk
pajtohen nė lidhje me shkallėn nė tė cilėn ato kanė kontribuar nė
formimin e identiteteve kombėtare dhe rėndėsinė apo lidhjen e tyre
nė pėrkufizimin e kombit. Qė kėtej rrjedhin pėrkufizimet e ndryshme
tė kombit nė literaturė.
Siē u tha nė fillim tė kėsaj eseje, qasjet teorike qė bazohen nė tė
kaluarėn e pėrbashkėt tė popujve si bazė pėr krijimin e kombeve
shkaktojnė vėshtirėsi pikėrisht ngase ėshtė e vėshtirė tė merret njė
nga komponentėt e krijimit tė kombeve si kriter i pėrgjithshėm. Tė
marrim gjuhėn, fenė ose pėrkatėsinė etnike pėr shembull. Asnjėra nga
kėto e vetme nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė krijuar njė ndjenjė tė
identitetit kombėtar. Pėr mė tepėr, nė disa kombe, gjuha, feja
dhe/ose pėrkatėsia etnike janė faktorė ēintegrues. Ja pėrse disa
nacionalizma nuk i pėrdorin njėrėn nga ato ose tė tria sė bashku si
elemente pėrbėrėse tė identitetit kombėtar.
Ndonėse, kjo qasje ėshtė e vlefshme pėr sa i pėrket shumė kombeve
nė botė, ajo ka dobėsi: ėshtė provuar se pėrkatėsia etnike nuk ėshtė
kusht as i domosdoshėm as i mjaftueshėm i ndjenjės sė kombėsisė.
Pėrkatėsia etnike mund bazė e vlefshme pėr tė krijuar kombin nė
rastin e japonezėve, armenėve, grekėve, shqiptarėve, por ajo nuk ka
luajtur rol nė krijimin e kombeve moderne, si pėr shembull kombi
francez qė ėshtė kelt, iberik dhe gjermanik ose kombi gjerman qė
ėshtė gjermanik, kelt dhe sllav ose kombi amerikan qė ėshtė njė
kazan shkrirės i gjithfarė etnish dhe kulturash. Nė disa raste,
madje edhe perceptimi i etnicitetit tė pėrbashkėt nuk garanton
identitetin e pėrbashkėt kombėtar, siē ėshtė rasti me Somalinė.
Andaj, shtrohet pyetja: pėrse disa etni shndėrrohen nė kombe, ndėrsa
tė tjerat jo? Hastings (1997) sugjeron se shndėrrimi i etnive nė
kombe ose nė pjesė integrale pėrbrenda kombeve bėhet e mundshme kur
gjuha e tyre popullore kalon nga pėrdorimi nė tė folur tė
pėrditshėm nė pėrdorim tė shkruar, derisa ajo fillon tė pėrdoret
rregullisht pėr tė prodhuar literaturė, dhe veēanėrisht pėr
pėrkthimin e Biblės. Nėse ky transformim nuk ndodh, atėherė as
transformimi nga etnia nė komb nuk do tė ndodhė kurrė. Gjuha e
shkruar ėshtė aq e rėndėsishme pėr krijimin e kombeve nė saje tė
ndjenjės sė veēantisė historike dhe kulturore qė ajo e shkakton nė
komunitetet qė e lexojnė atė.
Pra, si pėrfundim, ndėrsa jo tė gjitha etnitė shndėrrohen nė kombe,
me sa duket njėfarė potenciali dhe burimi ėshtė i nevojshėm pėr tė
mundėsuar kėtė transformim dhe pėr tė rezistuar pėrfshirjen e etnive
nė njė sistem tjetėr kulturor dhe politik.
Natyrisht, jo tė gjitha kombet janė krijuar nė kėtė mėnyrė. Kjo
mėnyrė etnocentrike e krijimit tė kombeve ėshtė tipike pėr mėnyrėn
se si kombet e Europės lindore dhe qendrore, si gjermanėt, rusėt e
italianėt, e kanė pėrkufizuar vetveten, nė terme tė prejardhjes sė
pėrbashkėt (nė teori) dhe gjuhės (nė praktikė). Nė anėn tjetėr, kjo
ėshtė e kundėrt me konceptin francez e britanik tė kombit, i cili
ėshtė pėrkufizuar nė terme tė kufijve territorial dhe me pėlqimin qė
tė jetohet bashkė, pėr ēfarė qė do tė flitet mė poshtė nė hollėsi.
Tjetri dhe armiku i kombit
Procesi i identifikimit kombėtar ėshtė pėrfshirės dhe pėrjashtues.
Ai pėrfshin popuj me sė paku disa karakteristika tė pėrbashkėta dhe
pėrjashton tė tjerė, ngaqė kombi e pėrkufizon vetveten duke e
dalluar nga tjetri i cili sidomos pėrfaqėsohet nga kombet fqinjė.
E jona i referohet ēdo gjėje qė perceptohet dhe konsiderohet si
pjesėtar (hero etj.) ose simbol i rėndėsishėm (mite, toponime etj.)
i njė kombi tė caktuar. Tė gjitha kombet kanė tė pėrbashkėt
perceptimin e tjetrit, dhe shpeshherė tė kundėrshtarit.
Ekzistimi i kundėrshtarit qė pėrfaqėson armikun e kombit i
kontribuon rritjes sė ndjenjės kombėtare. Vuajtjet e pėrbashkėta
kanė njė fuqi tė madhe pėr tė bashkuar njė komb, kurse armiku i
pėrbashkėt ėshtė forcė e pamohueshme solidariteti dhe mobilizimi.
Nacionalizmi shpesh ėshtė shfaqur kur njė komb ėshtė ndier i
kėrcėnuar nga armiqtė e perceptuar si tė tillė. Kjo mund tė
ilustrohet me shembullin e nacionalizmit amerikan dhe kundėrshtarėt
e tij, qė nga imperializmi spanjoll dhe britanik, nazizmi,
komunizmi, dhe nė ditėt e sotme, ndoshta fundamentalizmi islamik.
Nacionalizmat e Europės Qendrore dhe Lindore, rajone kėto nė tė
cilat perandoritė rajonale (Osmane, Ruse dhe Austro-Hungareze) kanė
sunduar me shekuj, armikun e portretizonin tek kėta pushtues tė
huaj. Sidoqoftė, nė raste tė caktuara kundėrshtari ėshtė i
brendshėm, dhe jo doemos i jashtėm.
Pikėpamja subjektiviste
Kombi mund tė pėrcaktohet si komunitet i cili plotėson kushtet
objektive qė u shtjelluan mė lartė, si industrializimi apo kujtesa e
pėrbashkėt, domethėnė ato qė e bėjnė tė mundshme krijimin e kombeve.
Mirėpo, e meta e pikėpamjes qė pėrkufizon kombin me kėta pėrbėrės
objektivė ėshtė se nuk ka njė kriter tė vetėm ose grup kriteresh tė
cilat i pėrmbushin tė gjitha kombet. Veēori tė caktuara mund tė
pėrmbushen nga kombe tė caktuara por jo nga tė gjitha.
Si alternativė ekziston njė qasje subjektiviste qė thekson se kombi
ėshtė njė grup njerėzish tė cilėt e mendojnė kėtė grupim si komb nė
saje tė dėshirės dhe vendimit tė tyre pėr tė jetuar bashkė si dhe
solidarėsisė shoqėrore. Teoricienėt e kėsaj vije mendimi marrin njė
qėndrim tjetėr, pėr tė argumentuar se kombi krijohet nga njė proces
mė subjektiv, domethėnė vetėdija kolektive, ndėrsa popujt lidhen me
identitetin kombėtar dhe me atdheun. Filozofi James S. Mill ka thėnė
se kombi pėrbėhet nga njerėz tė mbledhur rreth simpatisė... qė u
jep atyre dėshirė pėr tė qenė nėn njė qeveri tė pėrbashkėt...[9]
Kėtė qasje e pėrkrah edhe historiani Ernest Renan i cili nė
shekullin XIX ka shkruar se lidhja me njė komb ėshtė ēėshtje
solidarėsie dhe e ndjenjave tė pėrbashkėta, dėshira e shprehur qartė
pėr tė vazhduar jetė tė pėrbashkėt. [Njė komb] mendon tė kaluarėn,
por shprehet nė tė tashmen ...dėshira e shprehur qartė pėr tė
vazhduar jetėn e pėrbashkėt. (Renan, 1990)
Sidoqoftė, pikėpamja subjektiviste ka tė metat e saja. Ajo supozon
se kombet krijohen nga asgjėja dhe nuk merr nė konsideratė kushtet
objektive paraprake qė e mundėsojnė manifestimin e kėtij procesi, e
qė (sė paku nė kontekstin europian) janė tregtia, komunikimi dhe
udhėtimi i lehtėsuar, lojaliteti ndaj autoriteteve qendrore qė ka
zėvendėsuar lojalitetet provinciale, veēanėrisht pėr sa i pėrket
klasės sė mesme. Pėr mė tepėr, ekzistimi i kundėrshtarit qė
pėrfaqėson armikun kombėtar i kontribuon rritjes sė ndjenjės
kombėtare.
Nė vend se tė zgjedhim ndėrmjet kėtyre dy pikėpamjeve objektiviste
dhe subjektiviste, qasje mė e drejtpeshuar do tė ishte nėse i shohim
ato si jopėrjashtuese tė njėra-tjetrės. Kombi mund tė pėrkufizohet
si komunitet qė plotėson kushtet objektive (si industrializimi apo
kujtesa e pėrbashkėt) dhe nėse beson se ėshtė komb nė saje tė pasjes
sė kėtyre veēorive tė pėrbashkėta. (Archard 2000:159)
LINDJA E KOMBEVE PĖRVOJAT E NDRYSHME
Pothuajse tė gjithė kombet lidhen me njė territor tė caktuar,
atdheun kombėtar ose diasporėn jashtė tij. Me kohė, ideja e kombit
bėhet koncept i rėndėsishėm politik nė Europė dhe gjetiu. Kėshtu,
nacionalizmi, si ideologji dhe lėvizje, e sheh kombin jo vetėm si
term pėr njė grup tė caktuar njerėzish, por si njė entitet politik
me tė drejtė sovraniteti qė synon krijimin e shtetit kombėtar dhe
beson se kufijtė kombėtarė do tė duhej tė korrespondonin me kufijtė
shtetėror. (Gellner 2006:1) Shtet-kombi ėshtė shteti qė
identifikohet si atdheu i njė kombi tė caktuar. Shumica e shteteve
moderne hyjnė nė kėtė kategori. Kur shtetet hahen pėr territore,
pretendimet mund tė bazohen nė argumente historike se cili komb ka
jetuar aty mė i pari.
Anglia dhe Portugalia, nė saje tė posedimit tė identitetit kombėtar,
nga shumė shihen si shtet-kombe tė hershme. Tė tjerėt, shtet-kombin
e shohin si dukuri mė tė vonshme tė shfaqur tek nė shekullin XIX nė
Europė dhe nė shekullin XX nė pjesėt e tjera tė botės, nė
ish-kolonitė dhe gjetiu.
Kombi etnik/kulturor dhe kombi qytetar
Nė teori, dy janė mėnyrat e krijimit tė dhe manifestimit kombeve.
Njėra ėshtė kur pjesėtarėt e njė kombi kanė njė ndjenjė tė
pėrkatėsisė sė pėrbashkėt dhe identifikohen me karakteristika tė
pėrbashkėta, siē ėshtė prejardhja e pėrbashkėt, raca, kultura, gjuha
ose feja. Kjo formė e manifestimit ėshtė quajtur me termin komb
etnik ose kulturor dhe pandeh se proceset identifikuese trashėgohen
dhe nuk mund tė pėrzgjidhen, ndėrsa njėsia politike e administrative
qė e formon ajo ėshtė quajtur shtet-komb. Ky lloj shteti u shfaq nė
kontekst tė kombeve qė ishin ndarė nė territore e disa shtete. Si
rezultat i kėsaj ndarjeje, identiteti kolektiv ishte bazuar nė
parime etnike dhe kulturore. Kjo donte tė thoshte se thelbi i kombit
tonė mendohet tė jetė ruajtur i pastėr nga shkrirja dhe pėrzierja
me kombe tė tjera. Me fjalė tė tjera, kurdo qė identiteti kolektiv
nuk mund ti referohet njė shteti kombėtar, ai bazohet nė parimin
kulturor, duke e konsoliduar, kėshtu, njė komunitet homogjen
kulturor si bazė pėr shtet-kombin e ardhshėm.
Sidoqoftė, ky shtet-komb nuk korrespondon gjithnjė me kufijtė e
vėrtetė tė territoreve ku shtrihet kombi qė pretendon ta
pėrfaqėsojė. Nė procesin e formimit arbitrar ose jo tė shteteve, ku
jo gjithmonė demografia luante rol vendimtar, shumė kombe ishin
ndarė, siē ishte rasti me irlandezėt, shqiptarėt e tė tjerė. Kjo
ėshtė njė vėrejtje e rėndėsishme, ngase nė shumė raste kjo ka qenė
burim konfliktesh etnike, veēanėrisht nė Europėn jug-lindore dhe ish
Bashkimin Sovjetik pas shpėrbėrjes sė shteteve komuniste, por edhe
gjetiu, si nė Kurdistan e Palestinė qė janė kombe pa shtet.
Forma tjetėr e krijimit dhe manifestimit tė kombit ėshtė kur
pjesėtarėt e njė kombi kanė ndjenjė tė pėrbashkėt tė pėrkatėsisė qė
buron nga ndjenja e fatit tė pėrbashkėt. Kjo formė zakonisht quhet
si komb qytetar dhe pėrfshin tė gjithė ata qė pranojnė kredon
politike tė kombit pavarėsisht gjuhės ose pėrkatėsisė etnike tė
tyre. Ky ėshtė njė proces nė tė cilin nė njė territor tė caktuar me
kufijtė tė njohur jetojnė grupe tė ndryshme njerėzish. Parimi i
identitetit kolektiv nė kėtė territor ėshtė politik: qytetarėt
njėsoj i nėnshtrohen sundimit tė Ligjit nė atė territor.
Shpesh pėr tė krahasuar kėto dy modele tė krijimit tė kombeve
pėrmenden mėnyrat se si Franca, Britania e Italia, nė njėrėn anė,
dhe Gjermania, nė anėn tjetėr, kanė pėrkufizuar kombėsinė e tyre dhe
kanė arritur te shtet-kombet pėrmes rrugėve tė ndryshme varėsisht
nga rrethanat e veēanta tė secilės prej tyre. Franca ka pėrfshirė
kėdo brenda njė territori tė caktuar, prej tė cilės mė vonė ka
krijuar kombin, ndėrsa Gjermania ka pėrfshirė vetėm popujt qė kishin
tė pėrbashkėt tipare tė caktuara etnike ose kulturore. Koncepti
francez ishte parė si pėrfaqėsues i pėrvojės sė Europės
perėndimore dhe ishte quajtur model qytetar e territorial i kombit
qė prodhon nacionalizma territorialė, ndėrsa koncepti gjerman
ėshtė prototip i pėrvojės lindore dhe ishte quajtur model
etnik-gjenealogjik qė prodhon nacionalizma etnik. (Smith 1991:
79-84) Sidoqoftė, kjo nuk domethėnė se tė gjitha shtetet e Europės
Perėndimore kanė ndjekur rrugėn franceze, por as qė tė gjitha
shtetet e Europės Lindore kanė ndjekur rrugėn gjermane tė krijimit
tė kombeve.
Dallimet nė mes kombeve etnike/kulturore (komuniteteve tė
trashėguara) dhe kombeve qytetare (shoqėrive tė njė territori) kanė
implikime tė mėdha nė atė se si kuptohet pluralizmi dhe si
rregullohen dallimet nė shoqėri, nė karakterin e shoqėrisė civile
dhe pėrkufizimin e qytetarisė. Konsiderohet se kombet qytetare
pranojnė mė lehtė popullata tė ndryshme nė gjirin e kombit nė saje
tė identitetit politik. Sidoqoftė, kėto vende gjithashtu kanė njė
ndjenjė tė zhvilluar tė identitetit etnik dhe kulturor. Pėr mė
tepėr, qėndrimi karshi imigrantėve dhe qytetarėve tė natyralizuar
tregon se ata nuk janė aq tė barabartė me tė zotėt e shtėpisė. Kėtė
e ilustron natyralizimi i kushtėzuar me provimet e shtetėsisė (qė
provojnė njohjen e kulturės dhe gjuhės sė shtetit pėrkatės), betimin
dhe parakushte tė tjera (qėndrimi i pandėrprerė pėr njė periudhė tė
caktuar nė shtet, puna vullnetare, etj.) si dhe ndalimi i disa
zakoneve tė pakicave.
Zakonisht supozohet se formimi i kombeve nė Amerikė dhe Europėn
Perėndimore ka pasur efekte integruese dhe kohezive, meqenėse
koncepti i kombit qytetar ose kombi i pėrkufizuar territorialisht ka
bashkuar grupe tė ndryshme etnike dhe kulturore nė kombe, nė saje tė
ndjenjės sė tyre tė pėrkatėsisė sė pėrbashkėt qė buron nga ndjenja e
fatit tė pėrbashkėt. Mbase, kjo ėshtė arsyeja pėrse disa autorė
[10] i referohet kėtij modeli tė kombėsisė si nacionalizėm i mirė,
nė krahasim me nacionalizmin e keq qė ka rrėnjė etnike.
Kombet nė periudhėn pas-perandorake
Nė Europėn Qendrore dhe Lindore, nė tė cilat perandoritė e mėdha tė
osmanėve, rusėve dhe austriakėve kanė sunduar me shekuj, si dhe nė
rajonet e copėtuara politikisht tė qytetėrimeve italiane dhe
gjermane, lėvizjet nacionaliste kėrkonin qė hartėn politike ta
vizatonin sėrish pėrgjatė linjave gjuhėsore dhe kulturore, dhe nė
periudhėn nga vitet 1820 deri 1920 ata, pėrgjithėsisht, ishin tė
suksesshėm nė kėtė.
Mė vonė, ndėrsa federatat komuniste po krijoheshin, ato pėrfshinė nė
vete popullata tė ndryshme etnike, kulturore dhe fetare. Sidoqoftė,
kjo u pagua me njė ēmim kur kėto federata u shpėrbėnė dhe popujt e
ndryshėm tė rajonit kėrkuan njė parim alternativ si bazė pėr
solidaritet dhe pėr ti dhėnė kuptim botės pėrplot dyshime. Atė
parim e gjetėn tek nacionalizmi i bazuar nė identitetet etnik.
Prandaj, ata iu kthyen prapa identiteteve tė tyre kombėtare, duke
theksuar krijimin e miteve nė lidhje me karakteristikat qė
pėrkufizojnė identitetin e tyre unik karshi kombeve fqinje. Kėto
parime tė reja kėrcėnuan kėto federata, ndėrsa nė rastin e
Jugosllavisė efekti ishte i vrazhdė dhe i pėrgjakshėm.
Kombet nė periudhėn pas-koloniale
Rasti i Azisė dhe pėrvoja e Afrikės ėshtė e ndryshme, teksa ato
luftonin tė ngadhėnjenin kundėr kolonialistėve. Nacionalizmi i
Botės sė Tretė ishte pėrkushtim pėr vetėvendosje, por
nacionalizmi i mėvonshėm u lidh me procesin e ndėrtimit tė kombit
(nation-building), domethėnė me pėrpjekjen qė pėrmes miteve dhe
simboleve tė krijohet njė ndjenjė solidarėsie dhe qėllimi tė
pėrbashkėt ndėrmjet popujve tė shumėllojshėm dhe shpesh armiqėsorė.
Nacionalizmi anti-kolonial ishte kuptuar nė dy mėnyra: nėse
imperialistėt ishin tė gatshėm tė shkonin, nacionalizmi mund tė
konsiderohej si formė e re e nacionalizmit qytetar, mu sikurse
lėvizjet amerikane pėr pavarėsi. Nėse shtetet imperialiste
kundėrshtonin kėrkesat pėr pavarėsi, nacionalizmi ishte quajtur mjet
i fuqive komuniste. Ky ishte mendimi pėr Korenė nė fillim tė viteve
1950-ta dhe mė vonė pėr Vietnamin kur SHBA zuri vendin e Francės nė
Indokinė. (Gellner 2006:XIX)
PĖRFUNDIM
Pavarėsisht teorive tė ndryshme, asnjėra nga veēoritė qė teoricienėt
i kanė pėrmendur si faktorė kontribuues nė formimin e kombit nuk
ėshtė i mjaftueshėm nė vete pėr tė krijuar njė komb dhe asnjė nga
perspektivat teorike nuk janė tė vlefshėm si shpjegime tė
pėrgjithshme pėr krijimin dhe pėrkufizimin e kombeve. Merr qasjen
etnike pėr shembull; ndėrsa ėshtė shpjegim i vlefshėm pėr disa
kombe, nuk mund tė thuhet se vlen pėr kombe tė tjera. E njėjta vlen
pėr qasjen e kapitalizmit tė shtypit, e kėshtu me radhė.
Kjo argumenton se sa e vėshtirė ėshtė, pėr mos me thėnė e pamundur,
tė nxirret njė teori meta-narrative qė do tė qarkonte pėrkufizimet
dhe prejardhjet e tė gjitha kombeve nė pėrgjithėsi. Nisur nga njė
pikėpamje nė frymė tė filozofisė sė Wittgenstein-it, dhe pėrpjekja
qė tė zbatohet nė lidhje me idenė e kombit, mund tė themi se kjo
vėshtirėsi rrjedh pikėrisht ngase nuk ka karakteristika thelbėsore
tė kombit qė do ti jepnin kėtij nocioni njė kuptim thelbėsor.
Sidoqoftė, ajo ēfarė pikėpamjet teorike ekzistuese mbi kombet dhe
nacionalizmat bėjnė ėshtė se na mundėsojnė tė kuptojmė mėnyrat e
shumta qė kombet e ndryshėm janė formuar varėsisht nga rrethanat e
ndryshme historike, shoqėrore, ekonomike dhe politike.
Bibliografi:
Anderson B., (2006) Imagined Communities, Reflections on the Origin
and Spread of Nationalism. London, New York: Verso.
Archard, D., (2000) Nationalism and political theory. In OSullivan,
N., ed. Political Theory in Transition. London and New York:
Routledge, pp.155-171.
Breuilly, J., (1993) Nationalism and the State. Manchester:
Manchester University Press.
Calhoun C., (1997) Nationalism. Minneapolis: University of Minnesota
Press.
Feraj, H., (1999) Skicė e mendimit politik shqiptar. Shkup: Logos-A.
Fishman, J., A., (1972) Language and Nationalism. Rowley: Newbury
House Publishers.
Gellner, E., (2006) Nations and Nationalism. Blackwell Publishing.
Gellner, E., (1994) Encounters with Nationalism. Oxford: Blackwell
Publishers.
Giddens, A., (2005). The Consequences of Modernity. Cambridge:
Polity.
Graham and Thompson (2004) Theorising Nationalism. New York:
Palgrave Macmillan.
Hearn, J., (2006) Rethinking nationalism, a critical introduction.
New York: Pallgrave Macmillian.
Hastings, A., (1997) The Construction of nationhood, ethnicity,
religion and nationalism. Cambridge: Cambridge University Press.
Hutchinson and Smith eds., (1994) Nationalism, Oxford, New York:
Oxford University Press.
Hobsbawm, E. and Ranger, T., (eds), (1983) The Invention of
Tradition. Cambridge: Cambridge University Press.
Hobsbawm, E., J., (1990) Nation and Nationalism since 1780,
Programme, Myth, reality. Cambridge: Cambridge University Press.
Ignatieff, M., (1995) Blood and Belonging. Oxford: Oxford University
Press.
Keane, J., (1993) Nations, Nationalism and the European Citizen. CSD
Research Papers, 2: University of Westminster.
Kedourie E., (2004) Nationalism. Massachusetts: Blackwell
Publishers.
Kupchan, C. A. (ed), (1995) Nationalism and Nationalities in the New
Europe. Cornell University Press.
Kymlicka, W., (1995) Multicultural Citizenship. Oxford: Oxford
University Press.
Mayall, J., (1990) Nationalism and international Society. Cambridge:
Cambridge University Press.
Malcolm, N., (1998) Kosovo, a Short History. London: Pan Books.
Milic, A., (1996). Nationalism and Sexism: Eastern Europe in
Transition. In Caplan, R. and Feffer, J., Europes New Nationalism,
States and Minorities in Conflict, New York, Oxford: Oxford
University Press.
Özkirimli, U., (2000) Theories of Nationalism, A Critical
Introduction. New York: Palgrave.
Renan, E., (1990) What is a Nation. In Bhaba, H.K., ed. Nation and
Narration, London: Routledge, pp.8-21.
Smith, A. D., (1991) National Identity. England: Penguin Books.
Smith, A. D., (1995) Nations and Nationalism in a Global Era.
Cambridge: Polity Press.
Smith, A.D., (1999) Myths and Memories of the Nation. Oxford: Oxford
University Press.
Spencer, P. and Wollman, H., (2006) Nationalism a Critical
Introduction. London: Sage Publications.
[1] Termin modernitet e kam pėrdorur sipas kuptimit historik dhe
gjeografik qė e pėrdor Giddens (2005:1, 55-58) pėr tiu referuar
organizimit tė jetės shoqėrore karakteristike pėr Europėn qė nga
shekulli XVII e tutje dhe qė atėherė edhe pėr pjesė tė tjera tė
rruzullit. Karakteristikat kryesore tė modernitetit janė
institucionet ekonomike: kapitalizmi, industrializmi dhe
institucionet e tjera shtetėrore si: kontrolli i mjeteve tė dhunės
nga ana e shtetit modern etj. Ndėrsa kam shmangur termin kohė
moderne qė mė shpesh i referohet periudhės menjėherė pas Mesjetės.
[2] Megjithatė, kombi nuk ėshtė domosdoshmėrisht njėsi
administrative qė ėshtė karakteristike pėr shtetin.
[3] Termi konstruksion shoqėror emėrton nocione dhe entitete
konvencionale tė krijuara nga njerėzit nė njė kontekst tė caktuar
kulturor dhe shoqėror dhe qė ekzistojnė ngaqė njerėzit besojnė se
ekzistojnė dhe funksionojnė nė saje tė marrėveshjes sė tyre pėr tu
sjellė sikur tė ekzistonin ato.
[4] Mu nė kėtė kuptim Anderson e pėrdor shprehjen komunitete tė
imagjinuara pėr tiu referuar kombeve. Pra, tė imagjinuara, ngase
pjesėtarėt e njė kombi kurrė nuk do tė takohen dhe as qė kanė
dėgjuar pėr shumicėn e bashkėpjesėtarėve tė tyre, por vetėm
imagjinojnė ekzistimin e tyre dhe tė identitetit tė pėrbashkėt.
(Anderson 1983)
[5] Kėto tre kombe kanė tė pėrbashkėt gjuhėn, por nė procesin e
krijimit tė miteve kombėtare, priren tė dallojnė gjuhėn e tyre
amtare nga dialektet e tjera.
[6] Pėr njė arsyetim se si Skėnderbeu u shndėrrua nė simbol kombėtar
nga tė gjitha rrymat politike shqiptare shiko Hysamedin Feraj, Skicė
e mendimit politik shqiptar (Shkup: Logos-A, 1999), f. 82-84.
[7] Natyrisht Gellner lindjen e kombeve e shpjegonte me
nacionalizmin.
[8] Gellner, E., Thought and Change. Cituar nė Gellner 2006:XXV.
[9] Mill, J.S., Utilitarianism, Liberty and representative
Government, London, Dent, 1910, pp. 365-6. Cituar tek Stern 2000.
[10] Shiko Ignatieff (1995) dhe Gellner (2006: 96-97).
|