|
ISLAMI TRADICIONAL PER KOHEN MODERNE ?
Shkruan: Gėzim Selaci
Rizbulimi i identitetit musliman pas rėnies sė regjimit komunist tek
ne ėshtė pėrcjellė me probleme tė shumta dhe tė rėnda. Ėshtė
shkaktuar njė neveri ndaj trashėgimisė islame nė identitetin
kombėtar nė kontekstin bashkėkohor nė rrethanat e reja nė tė cilat
ėshtė gjetur kombi. Kjo mund tė ketė ndodhur pėr shkaqe tė ndryshme,
por gjithsesi konceptualizimi i gabueshėm dhe jofunksional i fesė ka
qenė njė nga shkaqet kryesore.
Sidoqoftė, nė pėrpjekjen pėr tė zgjidhur kėtė, ėshtė propozuar
Islami tradicional si i vetmi model qė siguron njė marrėdhėnie
paqeje me identitetin tonė kombėtar. Por, a e ka fuqinė ky Islami
tradicional tė jep njė alternativė tė zbatueshme dhe me shanse pėr
sukses pėrkundėr sfidave dhe ēėshtjeve moderne?
Muslimanėt sot po kalojnė nėpėr njė fazė tė veēantė tė historisė sė
tyre teksa gjenden nėn njė presion tė nevojės pėr tiu pėrshtatur
ndryshimeve qė sollėn rrethanat e reja nė botė. Kėshtu, edhe
komponenti islam nė identitetin tonė kombėtar po rimendohet nė
kontekst tė pėrkatėsisė shumėfetare dhe tė tė imagjinuarit tė njė
identiteti kombėtar me vlera perėndimore. Kėshtu pra, muslimanėve u
shtohen probleme tė reja.
Pėr tiu adresuar kėtyre problemeve qė shtresohen, muslimanėt janė
gjetur para nevojės pėr njė kompas etik qė do tiu referoheshin nė
lidhje me ēėshtje morale. Ndėrsa Islami tradicional nuk frymėzon,
kurse Bashkėksia Islame e Kosovė (BIK) ėshtė kredhur nė njė letargji
akademike dhe komunikuese (mediale), alternativat qė ofrojnė
strukturat e tjera duket se janė mė tėrheqėse pėr brezat e rinj tė
muslimanėve.
Shumė prej kėtyre alternativave nuk mund tiu atribuohet ndonjė e
keqe, ndėrsa BIK-u nuk ka parė probleme tek ato. Mirėpo tė tjerat
mund tė lindin mė shumė probleme se sa qė zgjidhin. Nė tė vėrtetė
gati tė gjitha kėto nuk kanė dalė si alternativa pozitive, domethėnė
qė kanė propozuar zgjidhje; procesi i krijimit tė identitetit tė
tyre ka qenė negativ, domethėnė ato e kanė definuar veten dhe kanė
rekrutuar simpatizantė duke u definuar si tė ndryshėm ndaj modelit
tė rrymės qendrore, duke treguar se si janė tė ndryshėm nga modeli i
BIK-ut. Kėtu edhe mund tė hyjė sherri, ngase kėto kode alternative
qė nuk mendohen mirė, hapin rrugėn e indoktrinimit, shpėlarjes sė
trurit, mendėsisė grupore, ekstremizmit, e tė tjera.
Nė kėtė gjendje faktike, BIK ėshtė gjetur ndėrmjet dy zjarreve:
mohimit tė problemit, thua se asgjė nuk po ndodhė, dhe alarmimit pėr
tė, thua se e keqja mė e madhe vjen kėtej. Me sa duket BIK nuk flet
njė goje, andaj nuk ka njė qėndrim unik zyrtar. Sidoqoftė, ėshtė e
qartė se njė numėr grupesh kanė ofruar tashmė alternativat e tyre
dhe kanė fituar simpatizantė. Nuk do mend se jo tė gjitha nga kėto
janė nė tė njėjtėn linjė me rrymėn qendrore qė e ndjek dhe e
promovon BIK.
Megjithatė, nėse dikush nga Bashkėsia Islame sheh rrezikun tek kėto
kode a modele alternative, kjo nuk ėshtė e tėra qė pritet nga kjo
organizatė lidere fetare. Roli i BIK-ut nuk kufizohet nė gjetjen e
gabimeve dhe identifikimin e rreziqeve. Pritshmėria nga kjo
organizatė ombrellė fetare ėshtė shumė mė e madhe se sa tė
konkludojė gjėrat e njohura; ajo duhet tė ofrojė alternativė, nėse
do tė jetė organizatė udhėheqėse. Roli i BIK do tė mund tė ishte mė
pozitiv, dhe pėrveē qė tė tregojė se ēfarė Islami nuk na duhet, ajo
do tė duhej tė ofronte njė model tė Islamit qė na duhet. Natyrisht,
qė tė tėrheq brezat e rinj tė muslimanėve, ky model duhet tė tiu
adresohet ēėshtjeve dhe brengave bashkėkohore.
Pra detyra e BIK-ut ėshtė jo vetėm tė thotė se si nuk duhet, por
edhe si duhet. Ekzistimi dhe vazhdimi i alternativave problematike
ėshtė pėrgjegjėsi edhe e BIK-ut. Kėshtu, ngase ky rrezik dhe
rreziqe tė tjera ekzistojnė nė njė masė tė madhe nė saje tė
dėshtimit tė BIK-ut pėr tė ofruar njė alternativė ndaj islamit
tradicional, dhe jo nė saje tė dėshtimit pėr tė ruajtur atė.
Pėr njė tė kuptuar tė ri tė islamit
Nė mėnyrė qė identiteti islam nė sistemin e identitetit tonė
kombėtar ti kontribuojė emancipimit dhe zhvillimit tė kombit, ėshtė
i nevojshėm njė tė kuptuar (fikh) i ri i Islamit qė do tė dilte si
rezultat i njė diskursi akademik i arsyetimit dhe interpretimit (ixhtihad)
pėr tė nxjerrė kuptime tė reja. Ky interpretim duhet tė themelohet
mbi traditėn pėr tė krijuar njė diskurs tė ri e tė vlefshėm pėr
kohėn dhe rrethanat aktuale. Fatkeqėsisht, kjo sfidė nuk ėshtė
pėrballė me sukses nga elita dhe organizatat fetare nė vend.
BIK-u duke mos pasur fuqinė dhe kapacitetin tė ofrojė njė tė kuptuar
tė tillė, kėmbėngul nė njė Islam tradicional. Nė radhė tė parė,
nuk ėshtė bėrė e qartė se ēfarė nėnkuptohet me nocionin Islami
tradicional, por ai shpeshherė reduktohet nė rite tė detajuara qė
mullatė kryejnė nė festa e ceremoni mortore. Ky Islam tradicional ka
dėshtuar tiu adresohet ēėshtjeve bashkėkohore qė kanė lindur
rishtas, andaj nuk ka qenė tėrheqės pėr brezat e rinj tė muslimanėve
Ideja e njė tė kuptuarit tė ri tė Islamit i frikėson shumė muslimanė,
prandaj ēdo thirrje e kėtij lloji mund tė pėrballet me rezistencė.
Andaj, pėr tė shtuar shanset pėr pranim, kjo thirrje duhet tė vijė
nga autoritete tė pamohueshme fetare. Gjithherė ėshtė mė e lehtė tė
projektosh diēka nė mendje dhe letėr, por e vėshtirė tė bindėsh tė
tjerėt pėr tė.
Disa mendojnė se Islami ėshtė uniform dhe nuk ka se si tė kuptohet
nė mėnyra tė ndryshme. Mirėpo, Islami qė nga fillimi asnjėherė nuk
ka qenė uniform; aspekte dhe ēėshtje tė ndryshme tė tij janė kuptuar
nė mėnyra tė ndryshme. Se me ēfarė tė drejte dikush mund tė
pretendojė se bash tė kuptuarit e tyre ( apo fikh-u i tyre) ėshtė
absolutisht tė kuptuarit e drejtė, dhe se nuk ka alternativė, mund
tė shpjegohet vetėm me terme tė fanatizmit grupor dhe sektarizmit.
Tė tjerėt frikėsohen nga tė kuptuarit e ri, ngase nuk kanė vizion se
cila ėshtė alternativa. Sidoqoftė, alternativa nuk ėshtė e dhėnė dhe
qė pret tė zbulohet; atė duhet krijuar.
Mirėpo, qė tė arrihet kjo, problemit duhet qasur nė mėnyrė tė duhur
dhe duhet bėrė pyetje tė duhura, ndryshe nuk arrihet askund. Sė pari
trashėgimia islame duhet tė rimendohet dhe ti nėnshtrohet njė
diskutimi e debati akademik e intelektual. Ky rimendim duhet tė jetė
i kujdesshėm dhe tė bazohet nė lexim tė tė arriturave shumė
shekullore tė mendimit islam, i cili shėrben si njė themel i fortė
mbi tė cilin duhet ndėrtuar njė diskurs qė do tė ishte funksional
dhe i dobishėm nė kontekstin aktual tė kombit.
Njė qasje e balancuar dhe sistematike ėshtė tejet e rėndėsishme,
posaēėrisht nė kėtė kohė kur komponenti islam po rimendohet nė
kulturėn dhe identitetin tonė kombėtar.
Detyrė e vėshtirė? Kush e tha se udhėheqja dhe pėrfaqėsimi i njė
bashkėsie fetare ėshtė detyrė e lehtė!
|