|
Konflikti mbi identitetin maqedonas dhe e drejta mbi trashėgiminė
historike tė Maqedonisė
Shkruajne: Ferdi Kamberi dhe Mentor Tahiri
Ndjeshmėria e identitetit kombėtar
Nė pėrpjekjet e njė shoqėrie qė ta mbrojė apo ta dėshmojė ekzistimin
e identitetit, nė momentin kur shkaktohen pėrplasjet e argumenteve
qė hedh njėra apo pala tjetėr, lindin konfliktet qė do tė ndikojnė
jo pak jetėn politike tė njė shteti. Njeriu si qenie
sociale-biologjike ka njė identitet personal, nė tė njėjtėn kohė ai
mund tė ketė identitete tjera si: identiteti qytetar, kombėtar,
etnik, fetar, apo shtetėror. E kaluara e dėshmoi qė megjithatė
identiteti kombėtar ėshtė pak sa mė i ndjeshėm pėr dallim nga
identitetet tjera tė njeriut.
Gjatė viteve tė fundit jo vetėm Maqedonia, por gati nė pėrgjithėsi
tėrė Evropa Juglindore ėshtė ngėrthyer nga problemet e shumta,
polemikat dhe replikat e pafundme qė shpesh edhe kanė kaluar limitet
e tė konsideruarit vetėm probleme politike. Shumė nga problemet qė
dolėn nė sipėrfaqe viteve tė kaluara, ishin ngrirė artificialisht
nga sistemi i tė kaluarės dhe koha dėshmoi qė nuk ishin zgjidhur.
Pėrderisa nė kontinentin e vjetėr shfaqen hapa nė drejtim tė
proceseve integruese dhe njė evropianizimi, gjithashtu nė rrethana
tė ndryshme nxiten edhe struktura konkurruese identitetesh dhe njė
garė e afirmimit etnik ndėrmjet grupeve shoqėrore apo entiteteve
shtetėrore. Nė gadishullin ballkanik por edhe nė shumė vende tė ish
Bashkimit Sovjetik kjo ka ditur tė prodhojė njė klimė konfliktesh tė
shprehur edhe nė luftė tė hapur, kurse nė versionet mė tė buta nė
armiqėsi politike, kriza diplomatike apo edhe probleme ndėrkulturore.
Megjithatė, pėrkundėr teorive qė sot hidhen shpesh edhe pa
mbėshtetje shkencore, njė sociologji e pandikuar nga politika ditore,
jo vėshtirė do tė gjejė termin Homoballkanas apo Njeriu Ballkanik,
duke aluduar kėtu nė shumė elemente tė pėrbashkėta qė popuj tė kėsaj
pjese tė Evropės mund ti kenė ndėrmjet tyre. Kurse nė njė shėtitje
nėpėr retrospektivėn historike, mahnitemi me mbresėn qė krijojnė
faktet, jo rrallė tė fshehura pėr hir tė qėllimeve politike.
Mozaiku shumetnik i Maqedonisė
Pėrtej kufijve tė shtetit tė sotėm i cili nė historinė moderne pėr
herė tė parė si subjekt politik u krijua nė fund tė luftės sė dytė
botėrore, e vendosur nė njė pjesė strategjike tė gadishullit
ballkanik, Maqedonia nė kuptimin gjeografik dhe historik tė saj, me
ndryshimet e krijuar me kohė, vazhdon tė mbulojė pėrafėrsisht atė
sipėrfaqe qė nė vazhdėn e luftėrave pėr dominim dhe zgjerim tė
perandorive, duhej kontrolluar ushtarakisht dhe politikisht. Pa e
arritur kėtė, as romakėt nuk do tė mund tė realizonin Via-Egnatian
qė lidhte Adriatikun dhe Detin e zi e mė tej, por as sllavėt gjatė
dyndjeve tė tyre tė shekullit tė VII-tė nuk do tė mund tė vazhdonin
mė tutje vendosjen e tyre mė nė jug nė pjesėt e sotme tė Greqisė
qendrore. Kjo traditė nė lidhje me kėtė territor shumė kohė mė pas
ndonėse nė rrethana krejtėsisht tjera, do tė zė po tė njėjtin vend
dhe nė njė moment do tė arrijė tė alarmojė dhe tėrheq vėmendjen e te
gjitha fuqive duke filluar nga Perandoria Britanike, Franca e deri
te Rusia.
Pėrveē famės qė emri Maqedoni krijoi nė kohėn e Lekės sė madh, nė
kohėn kur ushtria e kėsaj mbretėrie tė fuqishme kishte arritur tė
depėrtoj deri nė Indi, njė specifikė e dallueshme e Maqedonisė sė
shekujve tė fundit, padyshim mbetet pasuria e saj shumetnike.
Sllavėt, shqiptarėt, turqit, grekėt, vllahėt, romėt, hebrenjtė me
praninė e tyre krijuan imazhin real tė njė shoqėrie tė vėrtetė
shumetnike ku secili nga kėta popuj shėnoi ngjarje historike e
kulturore qė pėr tė ardhmen do tė shėrbejnė si referencė e
pakontestueshme mbi rėndėsinė e kėtij territori. Qendra tė
rėndėsishme si Selaniku me portin e tij detar dhe kapacitetet
tregtare qė ishte shndėrruar nė kryeqytetin e pashpallur tė
hebrenjve sefardik tė cilėt pėr ti shpėtuar inkuizicionit nė
gadishullin Iberik gjetėn strehė nė Perandorinė Osmane, apo
Manastiri si njė vatėr e kulturės shqiptare dhe sė fundit vend i
lindjes i vet alfabetit shqip, janė vetėm disa nga shembujt e njė
mozaiku specifik. Pikėrisht kėtu nė disa qytete tė Vilajeteve tė
Manastirit dhe Selanikut, po krijoheshin bėrthamat e para tė
Komitetit tė bashkimit dhe pėrparimit, qė historiografia e sotme i
njeh si turqit e rinj, nga ku do tė formėsohen proceset qė do tė
sjellin ndryshimet kushtetuese nė Perandorinė Osmane, mė vonė edhe
krijimin e Republikės Turke dhe vetė fundin e perandorisė qė pėr
afro pesė shekuj kishte vė nė kuadėr tė saj gjithė popujt e kėsaj
pjese tė kontinentit tė vjetėr.
Mė vonė, si njė hapėsirė gėrshetimesh tė ndryshme etnike, gjuhėsore,
shto kėtu edhe ndikimet e kishės serbe, bullgare dhe asaj greke,
vetė Maqedonia do tė jetė njė nga arsyet kryesore tė acarimeve qė
shpien nė luftėrat ballkanike. Nė fakt, shtetet sllave tė posa
konsoliduara nė atė kohė, pėrpiqeshin pak a shumė nė mėnyra tė
ngjashme tė dėshmonin qė popullsia sllave ishte pjesė e kombit tė
tyre shpesh edhe duke harruar faktin qė popullsia sllave e
Maqedonisė kishte arritur tė krijoj disa veēori tė saja gjuhėsore
por edhe njė vetėdije tė veēantė mbi pėrkatėsinė si njė refleksion
ndaj pretendimeve tė Serbisė dhe Bullgarisė, pavarėsisht faktin se
kjo mund tė ketė ndodhur shumė vonė. Lufta e Greqisė ishte e njė
natyre tjetėr, pėrderisa ishte e pakuptueshme tė pėrpiqej tė
tregonte karakterin grek tė njė popullsia sllavofone, ajo u
pėrqendrua nė argumentet historike, nė formėn ēfarė i prezantonte.
Teoritė shkencore dhe historia si peng i politikės ditore
Teoria e sotme mbi identitetin maqedonas e cila vjen nga Shkupi
zyrtar, kuptohet qė ka qėllim dėshmimin e vazhdimėsisė historike tė
njėsisė politike tė quajtur Maqedoni, qė nga koha e Lekės sė madh.
Megjithatė, dominimi i elementeve gati krejtėsisht sllave nė
identitetin e maqedonasve tė sotėm, shfaq nė sipėrfaqe faktin se kjo
teori nuk ka arritur qartė tė arsyetojė aspektin shkencor.
Sidoqoftė, kjo teori sot ėshtė bėrė pjesė e pandashme e politikės
ditore nė betejėn qė Maqedonia po e bėn pėr njohjen e emrit tė saj,
por edhe pėr njohjen e vet emrit tė kombit. Fatkeqėsisht, njė betejė
kjo qė po e lė vendin mbrapa dhe shumė larg synimeve tė shprehura
pėr integrime euro-atlantike.
Sdo mend se prapa polemikave mbi identitetin maqedonas, shpeshherė
nė luftėn qė po bėn politika ditore, lihen anash teoritė shkencore
dhe sidomos teoritė qė ekskluzivisht merren me origjinėn e kėsaj
popullate, e kaluara e sė cilės fshihet nėn mjegullėn e historisė si
edhe tek shumė popuj tjerė evropian juglindor. Shpesh ky konflikt po
humb kuptimin e vet si debat mbi historinė, duke lėnė pėrshtypjen e
njė lufte tė rėndomtė politike ndėrmjet dy shteteve.
Qoftė tė adaptohet varianti maqedonas se ata janė sllavė tė pėrzier
me autoktonėt apo variant grek i cili flet mbi origjinėn sllave tė
maqedonasve tė sotėm, njė gjė nuk duhet debatuar dhe kėtu pajtohen
tė gjithė historianėt dhe gjuhėtarėt, maqedonasit e sotėm janė pjesė
e kulturės qė nė kėto anė nuk filloi tė krijohet assesi para
shekullit tė VII-tė dhe kjo ndėrlidhet ngushtė me imigrimin e
sllavėve. Nuk ėshtė e diskutueshme qė pas kėtij imigrimi, shumė
fakte ripohojnė praninė e vazhdueshme tė popullatės sllave,
historianėt kėtė e lidhin me ekzistimin e gjuhės dhe kishėn e vjetėr
sllave qė nė Maqedoni daton nga shekulli X-tė.
Nė tė kaluarėn autor tė ndryshėm kanė ditur qė shpesh edhe tė japin
pėrshkrime kontradiktore nė lidhje me maqedonasit e sotėm. Kėshtu
gjatė fillimit tė shekullit tė kaluar, William Zebina Ripley dhe
Bertil Lundman e pėrshkruanin popullsinė sllave tė Maqedonisė si
bullgare duke u mbėshtetur nė gjuhėn e folur sllave nė Maqedoni.
Kurse autori H. Brailsford i pėrshkruan si serbė dhe bullgarė por pa
njė ndarje tė qartė etnike mes tyre.
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisė, ka pranuar teorinė se
popullata e sotme maqedonase ėshtė rezultat i pėrzierjes sė
popullsive autoktone dhe sllavėve. Ėshtė teori e afėrt me atė tė
etnografit bullgar Vasil Kancov i cili megjithatė popullsinė e quan
bullgare. Ndėrsa Gustav Weigand dhe Carletin Coon mė tutje
precizojnė se kur pėrmendėn autoktonėt tė cilėt sė bashku me sllavėt
e ardhur u pėrzien nė njė etnos tė pėrbashkėt, nė kėtė rast bėhet
fjalė pėr Grekėt, Trakasit dhe Ilirėt tė cilėt duke pranuar elemente
sllave, iu pėrshtaten gjuhės sė tyre kurse mė vonė edhe vetė
kulturės sllavo-bizantine.
Gjithsesi nuk duhet harruar qė kėto teori kanė gjetur vend nė njė
kohė kur jo vetėm sllavėt e Maqedonisė por nė pėrgjithėsi sllavėt e
jugut nuk kishin ndonjė demarkacion etnik tė qartė ndėrmjet tyre,
por edhe nėse e kishin kjo nė jo pak raste ėshtė ngatėrruar me
pėrkatėsinė fetare, gjegjėsisht tė qenit anėtar i njėrės apo tjetrės
kishė.
Konflikti mbi emrin dhe trashėgiminė historike
Njė segment i konfliktit mbi emrin dhe identitetin, i cili sot ėshtė
deri diku i harruar, por qė padyshim sė paku pas luftės sė dytė
botėrore paraqiste brengė pėr Athinėn e cila ishte e dobėsuar nga
lufta civile, ishte frika nga njė zgjerim i mundshėm i atėherė
njėsisė Jugosllave tė Maqedonisė nė drejtim tė jugut.
Kjo frikė u shtua veēanėrisht kur po diskutohej njė bashkim i
mundshėm federal mes Jugosllavisė dhe Bullgarisė, e qė parashihte
Maqedoninė si njė njėsi federale tė veēantė. Vetė opinioni
ndėrkombėtar jo pak u trazua nga fakti qė tani si njė njėsi nė
kuadėr tė njė shteti tė fortė sllav, Maqedonia do tė mund tė shfaqte
pretendime nė drejtim krahinės greke tė Maqedonisė.
Nė njė letėr qė njė kėshilltar i tij po i dėrgonte kryeministrit
britanik Vinston Ēerēill thuhej: Njė union federal i njėsive tė
Jugosllavisė dhe Bullgarisė, do tė transformojė ēėshtjen maqedonase
nė njė ekspansion tė kombinuar jugosllavo-bullgar drejt jugut, tė
pėrforcuar nga irredentizmi maqedonas dhe bullgar pėr tė bashkuar me
Maqedoninė, portin detar tė Selanikut, si njė interes i pėrgjithshėm
sllav. Mė tutje u deklarua qė formimi i njėsisė federale tė
Maqedonisė tė krijohet mbi baza tė pėrjashtimit tė pretendimeve tė
aneksimit tė territoreve tjera (Memorandumi pėr Maqedoninė, 15
nėntor 1944).
Pėrderisa Maqedonia ishte njė republikė nė kuadėr tė
Ish-Jugosllavisė dhe njė element konstituiv i saj, Athina zyrtare i
referohej republikės me termin Republika e Shkupit siē bėn edhe sot.
Maqedonia nuk paraqiste subjekt ndėrkombėtar gjė qe e bėnte Athinėn
zyrtare qė nė vitet nė vijim tė mos bėjė mė tepėr bujė nė lidhje me
ēėshtjen. Pas shpalljes sė Maqedonisė sė pavarur nė shtator 1991 u
krijuan rrethana tjera. Athina mobilizoi tė gjithė potencialin
diplomatik qė kishte pėr tė parandaluar njohjen e Maqedonisė nga
shtet tjera. Vetėm disa sosh e njohėn shtetin e ri me emrin e tij
kushtetues.
Ndonėse njohurit aktuale shkencore nga historia, arkeologjia dhe
linguistika nuk kanė arritur krejtėsisht qartė tė japin pėrgjigjen
mbi relacionet e maqedonasve antik me popullsitė pėrreth dhe mė
konkretisht pozitėn e tyre karshi helenėve tė lashtė si nė kuptimin
etnik ashtu edhe nė gjuhėn e folur, vetė identiteti i maqedonasve
antik sot vazhdon tė pėrdoret si subjekt tensionesh mes Republikės
sė Maqedonisė dhe Greqisė. Historiani Eugene N. Borza vė nė pah se
gjuha e folur e maqedonasve antik dhe helenėve dallohej sa nė
komunikimin ndėrmjet kėtyre dy gjuhėve ishte i nevojshėm edhe
pėrkthimi .
Megjithatė jemi dėshmitarė qė pa sqaruar argumentet shkencore, tė dy
shtetet vazhdojnė tė pretendojnė tė drejtėn mbi trashėgiminė e
Maqedonisė antike duke harruar dhe lėnė krejtėsisht anash elementet
ilire dhe trakase qė kontribuuan nė brumėzimin e pėrkatėsisė sė
veēantė Maqedonase antike.
Pėrkatėsia etnike e maqedonasve tė sotėm (shpesh hasim termin
sllavo-maqedonasit) dhe mė saktė identiteti i tyre, ėshtė bėrė
tanimė njė objekt debatesh tė ashpra mes Shkupit dhe Athinės. Termi
sllavo-maqedonas vetvetiu paraqet njė kundėrthėnie mes maqedonasve.
Pėrderisa nė Republikėn e Maqedonisė ai mund tė konsiderohet edhe
njė emėr ofendues, nė vetė Greqinė me krenari pėrdorėt nga
pjesėtarėt e komunitetit sllav nė prefekturat e Maqedonisė greke,
ngase ashtu i bėn tė ndjehen si popull i veēantė nga grekėt etnik
banorė tė zonave nga Florina deri nė Kavallė, qė gjithashtu e quajnė
vetėn maqedonas, por nė kuptimin e pėrkatėsisė krahinore.
Ėshtė e mundshme qė vet konflikti mbi trashėgimin historike tė
Maqedonisė antike ndoshta as qė do tė kishte filluar po tė mos ishte
shkaktuar ngatėrresa ne lidhje me emrin. Vetėm mė vonė pėr tė
arsyetuar qėndrimet e tyre nė lidhje me pėrdorimin e emrit maqedonas
dhe Maqedoni, debati kaloi pėrtej kėtij limiti nė kėrkim tė
mbėshtetjes historike ku palėt pėrpiqen tė prezantojnė historinė
sipas versioneve tė tyre.
Nė fakt, konflikti mbi trashėgiminė historike jo rrallė herė shtyu
Republikėn e Maqedonisė tė ndryshoj vetė elementet shtetėrore.
Flamuri i sotėm i shtetit gjeti formėn e tillė vetėm pasi qeveria nė
Shkup ishte e detyruar tė ndryshonte flamurin e mėparshėm nė tė
cilin qartė dallohej dielli i Vergines si simbol i Maqedonisė
antike. Qysh nė fillim tė viteve tė 90-ta, Maqedonia po rrezikonte
njė izolim tė mundshėm ndėrkombėtar dhe atė nė njė kohė shumė tė
ndjeshme kur Serbia lehtė ndizte luftėra me fqinjėt. Nė OKB,
Maqedonia u pranua me emrin e pėrkohshėm Ish Republika Jugosllave e
Maqedonisė, dhe mė pas edhe nė organizma tjerė ndėrkombėtarė.
Qė nga dalja nė skenė e Maqedonisė si njė subjekt ndėrkombėtar,
Shkupi dhe Athina nėn ndėrmjetėsimin ndėrkombėtar kanė zhvilluar njė
varg negociatash. Janė diskutuar si zgjidhje tė mundshme njė mori
propozimesh: Maqedonia e re, Maqedonia e epėrme, Sllavo-Maqedonia,
Maqedonia (Shkupi) etj. Ndonėse kėta emra sė pari ashpėr janė
kundėrshtuar nga vet Shkupi zyrtar, as vetė qeveria nė Athinė nuk i
ka konsideruar si tė pėrshtatshėm pėr shkak tė refuzimit inicial qė
emri i ri tė pėrmbajė termin Maqedoni nė cilindo variant.
Gjithashtu me argumentin se qėllimisht shmanget termi Maqedoni,
janė refuzuar edhe dy propozime greke: Republika e Vardarit dhe
Republika e Shkupit.
Sė fundi nėn ndėrmjetėsimin e diplomatit Mathew Nimitz, propozimi i
cili dominon si ide, pėrpiqet qė ēėshtjen mbi emrin e shtetit ta
zgjidh me emrin Republika e Maqedonisė Veriore pa qartėsuar
qėndrimin mbi identitetin e maqedonasve.
Sidoqoftė, derisa propozimet vazhdojmė ti zėnė vendin njėri tjetrit,
rezultati i pari i konfliktit mes Shkupit dhe Athinės, ka dhėnė njė
rezultat tė qartė Maqedonia vazhdon tė pėsojė duke ngelur mbrapa
nė hapin e saj drejt integrimeve. Ajo nuk u anėtarėsua nė Paktin e
Atlantikut Verior ashtu siē ishte e paraparė sė bashku me shtetet
tjera tė programit tė Kartės sė Atlantikut, Shqipėrinė dhe Kroacinė.
Qėndrimi i Sofjes zyrtare karshi identitetit maqedonas
Kur pas shpėrbėrjes sė ish Federatės Jugosllave, Maqedonia shpalli
vetėn shtet i pavarur, Bullgaria ishte shteti i parė qė e pranoi.
Megjithatė, njohja e shtetėsisė nuk ka ndryshuar qėndrimin e Sofjes
zyrtare karshi identitetit maqedonas, i cili pėr tė ėshtė pjesė e
pandarė e identitetit bullgar kurse vetė Maqedonia njė pjesė e
padrejtėsisht e ndarė nga trungu i saj.
Sdo mend se deklarimi i ish-kryeministrit tė Maqedonisė, Ljupce
Georgievski Ne kemi identitet bullgar detabuizoi debatet brenda
shoqėrisė maqedonase. Sofja zyrtare u kujdes qė vetė ceremonia ku
atij iu dha nėnshtetėsia bullgare nė vitin 2006, tė jetė e shoqėruar
mė pėrcjellje mediatike, ishte vetė zėvendės presidenti bullgar qė
nė mėnyrė solemne do tia dorėzoj dokumentin e nėnshtetėsisė
bullgare. Nė pėrgjithėsi duke filluar nga viti 2001 deri nė shtator
2008, vlerėsohet qė rreth 32 mijė shtetas maqedonas janė bėrė edhe
shtetas bullgar gjithashtu. Ėshtė mė se evidente qė ky numėr tani
mund tė rritet nė mėnyrė edhe mė rapide me faktin qė Bulgaria ėshtė
anėtare e BE-sė, por padyshim procedurat e lehta qė maqedonasit tė
pajisen me nėnshtetėsi bullgare flasin vetvetiu se Sofja zyrtare ata
i konsideron bashkėkombės.
Vetė Bullgaria ėshtė pėrpjekur tė paraqes disa argumente pėr tė
arsyetuar qėndrimin e saj. Kėshtu nė serinė e argumenteve bullgare
hyjnė: prezenca e sundimit bullgar gjatė mesjetės; identifikimi
gjatė fillimit tė shekullit tė kaluar i popullsisė sllave tė
Maqedonisė si bullgare nga ana e shumė historianėve tė huaj; memoria
e pėrbashkėt kolektive; roli i Bullgarisė nė organizimin e
kryengritjes nė Maqedoni kundėr sundimit osman; roli i Bullgarisė nė
formimin e VMRO-sė si njė lėvizje anti-serbe; fakti qė Maqedonia si
subjekt politik u krijua si produkt i komunistėve jugosllavė dhe atė
vetėm pas luftės sė dytė botėrore.
Gjetja e zgjidhjes dhe faktori shqiptar
Nė tėrė tollovinė e krijuar nė lidhje me emrin e shtetit dhe cenimin
e identitetit kombėtar maqedonas, shto kėtu edhe cenimin e gjuhės
nga ana e Bullgarisė, mund tė vėrehet qė faktori shqiptar nė asnjė
mėnyrė nuk ėshtė ngatėrruar aktivisht nė kėtė debat.
Ndonėse nė shikim tė parė, mund tė duket si mosinteresim i faktorit
politik shqiptar nė Maqedoni, megjithatė shpjegimi mė i afėrt do tė
na shpinte tek konstatimi qė qeveria e Shkupit nė mėnyrė konstante
mundohet tė minimizojė rolin e tij gati nė tė gjitha sferat e jetės
politike, rrjedhimisht edhe kėtu.
Ėshtė kjo qasja tradicionale ndaj shqiptarėve qė nuk ka ndryshuar.
Nė rrethana kur Maqedonia duket se nuk ka finalizuar qartė as
rregullimin e saj shtetėror dhe balancimin institucional tė
raporteve ndėretnike, mė saktėsisht maqedonase-shqiptare, ėshtė e
diskutueshme nėse njė zgjidhje adekuate mund tė gjendet. Pėrjashtuar
kėtu ēėshtjen e identitetit kombėtar dhe gjuhėsor tė maqedonasve,
nuk duhet harruar qė sa i pėrket emrit tė shtetit nuk duhet
pėrjashtuar nga debati asnjė pjesė e qytetarėve. Njė pyetje mė vend
qė do tė duhej studiuar nga faktori ndėrkombėtar, do tė duhej tė
kishte qėllimin e gjetjes sė pėrgjigjes, nėse njė marrėveshje
maqedonase-greke nė lidhje me emrin, qė apriori pėrjashton edhe
mendimin e shqiptarėve tė Maqedonisė qė pėrbėjnė mbi 25% tė
popullsisė sė Maqedonisė, a do tė duhej si e tillė tė konsiderohej
zgjidhje pėrfundimtare e problemit ?
|