|
RELIGJIONI DHE KONFLIKTI
Shkruan: Ferdi Kamberi
Konflikti fetar dhe shpėrfaqja e tij !
Nėse shetisim nė retrospektivėn e historisė, para se gjithash nė
tėrė atė histori deri mė tani, njerėzimi ėshtė shoqėruar me
moskuptime, mosmarrėveshje, kundėrshtime, diskriminime, segregacion
tejet tė lartė e deri tek ndarja nė baza tė ndryshme. Studiuesitė e
fushave tė ndryshme kėto elemente qė cekum mė lartė i kan etiketuar
me njė emėr si ,,konflikt. Megjithėatė, sot edhe pse ka lloje tė
ndryshme tė konflikteve, me konfliktin nė aspekin logjik nėnkuptojm
pėrleshjen ndėrmjet dy pėrsonave, ose grupeve tė cilėt pėrdorin
forcėn si njė instrument real, pėr tė fituar lojėn (konfliktin), pėr
tu mbrojtur apo pėr tė sulmuar kundėrshtarin, pavarėsisht nga ajo
se cili ėshtė qėllimi final. Andaj, me njė fjalė konfliktet
shoqėrore mund tė pėrkufizohen si forma tė ndėrveprimit tė palėve
shoqėrore, tė konfrontuara, grupeve, individėve, institucioneve,
shteteve, subjekteve me pozicione dhe interesa tė ndryshme, me
pikėpamje dhe synime tė kundėrta (Lexo: F. Agani, Toleranca dhe
konfliktet shoqėrore). Megjithėatė, sot sa pėr tė ekzistuar
konflikti nė tė duhet tė bėjnė pjesė dy palė tė konfrontuara dhe
varėsisht nga palėt e konfrontuar konflikti mund tė jetė :
Interpėrsonal (nė mes tė individėve), Intergrupor (nė mes tė grupeve)
dhe sė fundi kemi edhe konfliktin apo shpėrfaqjen e konfliktit
brenda grupor. Autori Barton vendos lidhjen ndėrmjet
frustacioneve dhe nevojave themelore pėr identitet, si dhe pėr
siguri dhe qėllime tė tjera (pėrshembull njohja, autonomia,
dinjiteti). Sipas tij teoria e nevojave njerėzore kosideron
se ka
disa nevoja tė caktuara antologjike dhe gjenetike ndaj tė cilave
synon dhe se procesi i socializimit, nėse nuk ėshtė kompatibil me
kėto nevoja njerėzore, shkakton shqetėsim dhe sjellje antisociale
individuale dhe grupore . Prandaj, edhe teoria e kėmbimit social
rithekson se njerėzit sillen nė mėnyra tė ndryshme, dhe mėnyra tė
caktuara kur e kuptojnė dhe kur e dijnė se si do tė reagojnė tė
tjerėt nė sjelljen e tyre. Gjithnjė nė kėtė kontekst, individėt nuk
mund tė socializohen me sjelljet qė e shkatėrrojnė identitetin e
tyre, pėrsonalitetin e tyre dhe nevojat, vlerat e tyre e tė tjera,
prandaj duhet tė reagojnė kundėr rrethimit qė e bėnė ajo. Sjellja,
qė ėshtė jashtė frustacioneve tė kėtyre bazave dhe nevojave shpesh
do tė duket agresive dhe kontraproduktive. Por kuptohet qė nė kėtė
kontekst, disa autorė nėnvizojnė lidhshmėrinė e konflikteve etnike,
fetare, racore etj, me frikėn e zhdukjes kolektive duke
konsideruar se nuk ėshtė befasuese se ajo qė deri dje nuk kishte
zgjidhje pėr asnjė konflikt multietnik dhe multikulturor.
Konfliktet etnike dhe kulturore paraqiten dhe bėhen pjesė
pėrbėrėse e pjesės sė sistemit sociopolitik ose shpėrthejnė, duke u
udhėqur nga dhuna dhe destrukcioni i sistemit. Riaktualizimi i
sotėm, pėr tė shpjeguar njė tipologji tė konfliktit mund tė jetė
shumė i lartė dhe me lloje tė ndryshme tė konfliktit, qė
manifestohen nė forma dhe mėnyra tė ndryshme, andaj nė kėtė drejtim
do tė ishte e pamjaftueshme qė tė gjitha llojet e konflikteve tė
pėrmbledhen me njė punim ese-estik tė till mė pak rreshta, mirėpo
duke aloduar gjithnjė nė dioptrinė analogjike tė sociologjisė dhe nė
pėrgjithėsi shkencės, ne jemi pėrqėndruar tek raporti i religjionit
me konfliktin, pikėrisht ky i fundit qė nė shumicėn e rasteve mund
tė jetė edhe njė element kreativ nė vetė shpėrfaqjen e konflikteve
pra, tė konflikteve fetare. Mirėpo, kur jemi tek raporti final nė
mes tė konfliktit dhe religjionit, kėtu shpeshherė kemi dy dualizma
qė njėri grup e sheh raportin nė mes tė religjionit dhe konfliktit
si dekonstrukt social, me faktin qė shpėrfaq njė konflikt dhe
normalisht kjo krijohet si shkak i njė tendence religjioze tė
hiperzmadhuar nga vetė grupet religjioze tė cilat nuk mund tė
akceptojnė vlerat, bindjet, numrin, kulturėn, ritualet e
religjioneve tjera. Njė pohim tė till kishte theksuar edhe profesori
Samuel.P.Huntington nė vitin 1993, ku iu ishte drejtuar sidomos
elitės intelektuale qė duhet tė kenė njė vėmendje pėr ardhjen e
mundshme tė ,,Pėrleshjeve tė Civilizimeve , ato civilizime tė
cilat kanė njė dallim nga tė tjerėt si me histori, gjuhė kulturė,
traditė dhe kėtu mė e rėndėsishmja ėshtė religjioni si njė
manifestim i mundshėm i konfliktit. Ku nė atė kohė, Huntingtonin e
quanin edhe nazist pėr ide kinse tė fantazuara, mirėpo mė vonė u pa
qartė se ai kishte tė drejt, dhe teoria e tij u vėrtetua sidomos pas
sulmeve tė 11 shtatorit, ndėrhyrjes nė Irak etj. Por, nė anėn tjetėr
grupi i dytė pohon se religjioni nuk mund tė jetė shkaktar pėr
konflikte, mirėpo disa edhe pohojnė se religjioni fshihet pas
konfliktit, nė mes tjerash vetė teolog-ja Karen Armstrong thekson nė
njė intervsitė se Pėrēarjet nė botėn tonė nuk janė rezultat i
fesė apo kulturės, ato kanė baza politike. Nė botė ekziston njė
jo-balancim i pushtetit, ku tė pafuqishmit kanė filluar tė sfidojnė
hegjemoninė e fuqive tė mėdha, duke deklaruar pavarėsi nga to shpesh
pėrmes njė gjuhe fetare. Shumė nga ajo ēfarė ne e quajmė
fundamentalizėm shpesh mund tė duket si njė formė fetare e
nacionalizmit,njė mbrojtje e identitetit. Ideali i vjetėr
nacionalist evropian i shekullit tė XIX ka humbur shkėlqimin e tij
duke qenė gjithnjė i huaj pėr Lindjen e Mesme. Nė Botėn muslimane
njerėzit kanė filluar ta riidentifikojnė vetėn sipas fesė sė tyre
duke synuar kthimin nė rrėnjėt e tyre pas pėrēarjeve tė shumta
kolonialiste (Andrea Bistrich, Islamica Magazine) . Prandaj,
pavarėsisht nga dualizmat e till, religjioni sot luan njė rol me
rėndėsi nė shpėrfaqjen e konfliktit, ku ėshtė dėshmuar qartė nė
mėnyrė faktike.
Manifestimi i konfliktit fetar ?
Sot, ka qasje dhe teori tė ndryshme qė shpjegojnė llojet e
konflikteve dhe tė tilla mund tė veēojmė konfliktet: Konfliktet
sistemore dhe tė akomoduara, konfliktet ndėrkombėtare, konfliktet
politike, konfliktet kronike apo siē quhen ndryshe konfliktet bazė
ku nė kėtė grup bėjnė pjesė ; konfliktet ndėrmjet moshave tė
ndryshme, konfliktet racore, gjinore, etnike, fetare e tė tjerė, ku
nė veēanti do tė pėrqėndrohemi tek ky i fundit si pjesė dhe njė
element i shpėrfaqjes sė vetė konfliktit nė shoqėrinė bashkohore. Nė
anėn tjetėr religjioni dhe manifestimi i tij nga shoqėria, e
posaqėrisht nga shumė grupe radikale qė me fanatizėm mbrojnė
pikėpamjet dhe vlerat dogmatike, gjithnjė duke kundėrshtuar njė
sistem bashkohor tė vetė postmodernizmit, si dhe njė influencė e
lartė e liderėve shpirtėror, mund tė ndikoj nė shpėrfaqje tė
konfliktit. Pėr shkak se religjioni ėshtė njė proces tejet i
ndjeshėm i cili manifestohet me formėn introspektive, dhe si shkak
ndaj dominimit tė njėrit apo tjetrit religjion, madje edhe vetė
supremacisė sė disa religjioneve nė raport me religjionet tjera vie
deri tek konflikti fetar. Vetė fjala religjion rrjedh nga fjala
latine ,,religiare,, qė do tė thotė lidhje dhe normalisht se kjo
konsiderohet njė lidhje emocionale, shpirtėrore, etike, motivuese me
njė fuqi mbi natyrore, nė versionin islam pra njė lidhje me vetė
Krijuesin ,,All-llahun. William James-i nė mes tjerash termin fe e
percepton nga tre aspekte siē janė ndjenjė, sjellje dhe pėrvojė
Sipas James-it, feja ėshtė besimi i njerėzve nė gjėrat, tė cilat i
njohin si hyjnore, tė medituarit gjatė kohės kur gjenden para tyre,
tė pėrjetuarit e pėrvojave personale tė njerėzve, aktivitetet dhe
ndjenjat e tyre. Sot mund tė pėrkufizojmė esencėn e religjionit si
njė pjesė e ndjeshme e njeriut e cila nė vehte mbėrthen apo
pėrmbledh : besimin, ritualet, simbolet, praktikat, etj dhe qė
konsiderohet i vetmi element me rėndėsi i cili nuk mund tė shkrihet
nė tė ashtuquajturinė ,,Melting Pot. Shohim se religjioni edhe pse
ėshtė pjesė e ndjeshme e shoqėrisė, ai shpeshherė manifestohet me
forma tė ndryshme duke marrėparasysh kėtu edhe shpėrfaqjen e
konfliktit. Raste tė tilla kemi parė shpesh gjatė historirsė, me
gjithėatė njė ndėr rastet qė vlen tė pėrmendet ka qenė edhe
konflikti nė mes tė katolikėve dhe protestantėve nė Irlandėn e
veriut, por edhe konfliktet tjera nė Somali nė mes tė muslimanėve
dhe krishterėve. Sė fundi kemi edhe shpėrfaqjen e njė konflikti qė
ka njė histori e cila meritohet tė studiohet nė qasjen holistike,
pra e kemi fjalėn pėr konfliktin e vjetėr Israelo-Palestinės, i cili
si duket nuk ka tė ndalur qė nga viti 1947. Nuk janė tė rralla
rastet kur shtetet e ndryshme apo grupet e ndryshme pėrdorin si
instrument psikologjik edhe faktorėt tjerė nė shpėrfaqje tė
konfliktit, siē janė : religjioni, politika, ekonomia, lufta kundėr
terrorizmit etj. Religjioni historikisht ndėrlidhet me konfliktet nė
nivele apo faza tė ndryshme, konflikti mė i qartė ėshtė ai nė mes
grupeve fetare, e nė veēanti kur kufinjėt fetar gėrshetohen me ata
politik, sepse poathuajse gjithnjė ka ekzistuar njė martesė nė mes
tė religjionit nė njėrėn anė dhe politikės nė anėn tjetėr,
shpeshherė religjioni ėshtė pėrdorur si njė instrument real nga
politika pėr qėllime tė saj. Andaj, dihet se religjioni ka luajtur
njė rol me rėndėsi nė ripushtimin e Spanjės pėrmes dinastisė sė
monarkėve tė krishterė, kjo ngjarje ėshtė shoqėruar me ndjenjėn e
fortė, qė ka rezultuar me dėbimin e maurėve (muslimanėve) dhe
shtypjen e hebrenjėve vendas, tė paktėn kėtė na e dėshmon historia.
Prandaj, konflikti shikuar nga diopria sociologjike shfaqet edhe
sipasoj e religjionit dhe mund tė jetė akt i lartė qė pasojat mund
tė jenė tė paparashikuara.
Shkaqet e shpėrfaqjes sė konflikteve fetare!?
Edhe pse ,,feja ėshtė sistem i pėrbashkėt i plotėsuar me gjėra tė
shenjta, ose thėnė thjesht, me gjėra tė ndaluara dhe tė lejuara. Ky
sistem pėrbėhet prej besimeve dhe disa praktikave tė cilat i vė nė
shprehje popullata padyshim se natyra e vetė religjionit si njė
proces tepėr i ndjeshėm, dhe grupeve brenda tij u kontribon vetė
natyrės sė konfliktit. Ku deri tek shpėrfaqja e konfliktit fetar ka
shumė faktor qė ndikojnė. Krahas kėtyre shumė grupeve ekstremiste qė
kanė ideologji tė shumta, qėllime politike, private, e tė tjera
bėjnė tė mundur qė individėt apo grupe tė shpėrfaqin vetė sensin e
konfliktit fetar. Shkrimtar, turk, Prof. Dr. Davut Aydüz, kėta i
ndan nė tre grupe. Kėshtu, sipas tij, ata janė:
a). Ata njerėz apo organizata qė kėrkojnė medoemos tė tregojnė
qenėsinė e tyre me anė tė luftės dhe trazirave;
b). Ata qė nuk mjaftohen me ēkanė, keqkuptojnė mesazhin e Zotit dhe
qė nuk pranojnė ndarjen e mėshirės sė Tij me tė tjerėt; dhe
c). Grupe margjinale qė kėmbėngulin nė kundėrshtitė e tyre rreth
ēėshtjeve tė caktuara. Po sipas Aydüz, njė grup margjinal i cili
stimulon konfliktin ndėrfetar dhe bėhet pengesė e dialogut, janė
vetė komunistėt..
Mirėpo, edhe pse autori flet pėr rrjedhojat konfliktit fetar nė
Turqi, tė paktėn kėto dimensione kanė njė disonancė njohėse nė vetė
shpėrfaqjen e konflikteve, sepse nė dioptrinė e analitike kėto
dimensione, por edhe dimensione tjera shpėrfaqen dhe manifestohen
nga konfliktet fetare. Por, faktorėt qė qojnė nė shfaqjen e
konfliktit tė till janė tė shumtė, mirėpo ne do tė veēojm disa prej
tyre si: radikalizimi i grupeve brenda religjionit si njė
antagonizėm me vetė religjionin, menaxhimi jo adekuat i organizatave
fetare zyrtare, interpretimi jo adekuat i doktrinave fetare si dhe
ndikimi nga liderėt shpirtėror, tendenca suprematike ndaj asaj qė
vetėm ky apo ai religjion ėshtė legjitim, krijimi i rrymave tė reja,
sekteve, grupeve qė kanė ideologji qė ēdo herė e mė shumė
kundėrshtojnė organizatėn fetare legjime, gėrshetimi i kulturave dhe
nėnkulturave brenda njė shteti qė nė ombrellėn e tij ka identitete
fetare tė ndryshme, kundėrshtimi dhe jo akceptimi i vlerave nga
jasht (nė kėtė rast mos pranimi i kulturės, traditės, fesė etj nga
jashtė), njė imperializėm i mundshėm kulturorė, krijimi dhe motivimi
pėr nacionalizėm tejet tė lartė, pastaj faktorėt ekonomiko-social (pjesa
mė e madhe e tė varfėrėve e gjen ngushllimin nė religjion dhe nė
momentin qė nuk gjen njė akomodim social, manifeston njė konflikt tė
till) e tė tjera
Llojet e shpėrfaqjes sė konflikteve fetare?
Megjithėatė, sot konfliktet nė pėrgjithėsi e veēmas ai fetar shfaqet
: pėrshkak tė tė resurseve tė kufizuar, pėrshkak tė nevojave tė
pakėnaquar themelore, dhe sė fundit kemi edhe shfaqjen e konflikteve
pėr shkak tė vlerave, ku padyshim nė kėtė tė fundit hynė cilėsia qė
ne ua japim objekteve brenda sistemit shoqėror, andaj vlerat
manifestohen nė forma dhe mėnyra tė ndryshme qė nga vlerat objektive,
instrumentale, konsomuese, shėrbyese, objektive, subjektive e tė
tjera. Prandaj, ne do mund tė veēojmė disa nga llojet e konflikteve
fetare dhe si tė tilla mund tė veēojmė: Konflikti me tė jashtmit (mos
pranimi i vlerave nga jashtė), Konflikti me tė huajt (Partikularizmi),
Konflikti i brendshėm (grupet fetare).
Konflikti me tė jashtmit (mos pranimi i vlerave nga jashtė) Ėshtė
fjala pėr njė element brendagrupor, por dhe jashtėgrupor qė
nėnkuptom njė distancim prej njerėzve tė jashtėm! Andaj, si njė
element me rėndėsi kėtu kemi njė manifestim tė interakcionit nė vetė
grupin. Nė shumė vende sot religjioni manifestohet nė forma tė
ndryshme, megjithėatė ritualet qė njerėzit praktikojnė, vlerat e
tyre, bindjet dhe format me tė cilat e manifestojnė njė religjion tė
caktuar bėnė tė mundur edhe njė kornizė kognitive, tė vetė sjelljes
sė individit apo grupit qė tė tjerėt mos tė i pranoj nė vetė grupin,
prandaj karizma autoritare e vetė identifikimit tė grupit nuk i
lejon tė jashtmit apo atė qė quhet ,,alianistėt tė integrohen nė
grupin nė fjalė, andaj vie deri tek shfaqja e konfliktit. Mirėpo,
njė konflikt i till mund tė ndodh edhe nga vetė pjestarėt e grupit
nė fjalė, si njė reagim ndaj atyre qė nuk mund tė gjejnė akomodim
dhe konformizėm social me vetė mendimet e grupit dhe gjuhėn e
mishėruar aty. Segment tjetėr ėshtė ēėshtja e raporteve apo
marrėdhėnieve nė mes tė vetė grupeve shoqėrore, ku secili grup ka
njė strukturėn e vetė tė brendshme, ku nė kėtė strukturė tė
brendshme ekzistojnė dy raporte themelore brenda grupit shoqėror si:
raporti i marrėdhėnieve tė bashkėpunimit dhe raporti i marrėdhėnieve
tė konfliktit latent.
Konflikti me tė huajt Partikularizmi Mėnyra e interpretimeve tė
ndryshme tė doktrinave fetare, dhe kėndėvėshtrimet e ndryshme mund
tė jenė njė nxitje drejt konflikteve fetare. Partikularizmi fetar
paraqet trajtim tė caktuar tė njė grupi fetar, si fe (religjion) i
vetėm legjimit. Qė nga kohėt e hershme kemi pasur njė pėrplasje tė
botėkuptimeve, kundėrshtimeve, polemikave, replikave e tė tjera, tė
gjitha kėto individėt e ndryshėm, por edhe vet shoqėrinė e kanė
orientuar nė rrugė dhe forma tė ndryshme. Megjithatė, vetė
partikularizmi fetar ngjallė njė ndenjė psikologjike tė vetė grupeve
tė caktuara pėr tu identifikuar dhe pasur njė ndjenjė, njė motivim
tė supremacisė se feja e x grupit ėshtė ngadhėnjimtare ndaj tė
tjerave ashtu siē kishte bėrė Krishterizmi ndaj Islamit, Islami ndaj
Hebreizmit, Hebreizmi ndaj Krisherizmit dhe anasjelltas. Nė kėtė
kontekst edhe Ibėn Khalduni thekson se
suksesi i islamit rrjedh
prej aftėsisė sė tij pėr tė krijuar ndjenjėn grupore (el-asabijje)
te popujt e shtetit arab. Partikularizmi i tillė i kombinuar me
militantizmin e legjitimuar fetarisht ėshtė mishėruar nė xhihad si
formė e pėrleshjes islamike pėr shkak tė imperializmit perėndimor
dhe neokolonializimit. Por, edhe faktorėve tė tjerė pėrkatėsisht
frikės sė dominimit nga krishterimi ėshtė ndėrthurur edhe kėtu
partikularizmi fetar. Lidhur me kėtė, shumė autorė janė tė mendimit
se sot krisherizmi dhe islami mund tė krahasohen si lėvizje
moderne totaliste si nazizmi, komunizmi dhe maoizmi (Shih:
Mcguire.B Meredith - Religjioni nė kontekstin shoqėror ). Sipasoj, e
kėtij partikularizmit fetar, dhe njė ndjenje tė lartė tė tendencės
suprematike tė njė religjioni ndaj religjionit tjetėr mund tė
krijohet ky lloj konflikti.
Konflikti i bredshėm (grupet fetare) Hulumtimet empirike dhe
analizat e shumta nė fushėn e religjionit kanė treguar tė paktėn se
deri mė tani kemi pasur shumė konflikte brenda vetė grupit fetar.
Zakonisht konfliktet nė fjalė janė manifestuar nė forma tė ndryshme
nė mes tė grupeve raciale tė tė njėjtit identitet fetar p.sh. nė San
Antonio nė SHBA Malcolm X si lider i muslimanėve tė racės mė ngjyrė
akuzonte dhe propagandonte se muslimanėt e bardh janė tė djallėzuar,
pasaj njė lloj konfliktesh tjera janė paraqitur edhe nė mes tė
sekteve fetare tė tė njėjtes fe, p.sh. konfliktet e ndryshme nė Irak,
Iran, etj, nė mes tė muslimanėve Sunnit dhe Sheittė. Dallimet
esenciale ndėrmjet kėtyre dy drejtimeve kanė shpie deri tek
konfliktet e mundshme tė cilat kanė aloduar qė nga koha e vetė
Halifit Ali (nipit tė profetit Muhammed), tė cilėn e shittėt e kanė
quajtur profet, ndėrsa sunnitet e kanė mohuar njė gjė tė tillė, ato
janė manifestuar nė forma tė ndryshme, gjithnjė duke pėrdorur
instrumente tė ndryshme pėr stėrzmadhimin e kėtij konflikti dhe
marrjen e jetės sė njerėzve tė pafajshėm. Pastaj, konflikti mund tė
jetė nė mes tė grupeve qė jetojnė nė njė shtet, por qė i takojnė
identiteteve tė ndryshme fetare siē ishte rasti nė Irlandėn e Veriut,
pėrleshja e dy kampeve antagoniste katolikėve dhe protestantėve,
i cili konflikt prej vitit 1970 deri nė 1998, mori jetėn e mė shumė
se 4000 njerėzve (njė nė 500 banorė), mė tepėr se gjysma e tė cilėve
ishin civilė tė paarmatosur . Konflikti nė Irlandėn e Veriut, por
edhe konflikti nė Somali shihen si konflikte tipike tė bredshme tė
vetė grupeve fetare. Pavarėrisht, nga ajo qė ka shumė lloje tė
konflikteve fetare, ato shfaqen si pasoj e shumė faktorėve tė
ndryshėm, njė tipologji e mundshme rreth shpėrfaqjes sė konfliktit
fetar sidomos shekullin qė lam pas dhe gjysmėn e dytė tė shekullit
XIX-tė, dėshmojnė njė realitet i asaj qė konfliktet mė tė pėrhapura
dhe mė tė shpeshta kanė qenė si shkak i religjionit, ku nė kėtė
tabelė do tė mundohemi tė pasqyrojmė konfliktet fetare dhe
manifestimin e tyre nga religjionet e caktuara.
1. Mayanamari / Burma 1948 Budistėt vs. Krishterėve
2. Izrail / Palestin 1968 Hebrejt vs. Arabėve, Muslimanėt-Krishterėt
3. Irlanda e Veriut 1969 Katolikėt vs. Protestanve
4. Filipine (Mindanano) 1970 Muslimanėt vs. Krishterėt (katolik)
5. Bangladesh 1973 Budistėt vs. Krishterėve
6. Liban 1975 Shiitėt tė mbėshtetuar nga Siria vs. Shiitėve tė
mbėshtetur nga Irani (Hezbullahu)
7. Etiopi (Oromo) 1976 Muslimanėt vs. Qeverisė qendrore
8. Egjipt 1977 Muslimanėt vs. Qeverisė qendrore (Muslimane),
Muslimanėt vs. Krishterėve Koptik
9. Tunnesi 1978 Muslimanėt vs. Qeverisė qendrore (Muslimane)
10. Indi (Punjab) 1982 Sikhs vs. Qeverisė qendrore
11. Sudan 1983 Muslimanėt vs. Religjioneve vendase
12. Sri Lanka 1983 Hindu vs. Muslimanėt
13. Algjeri 1988 Muslimanėt vs. Qeverisė qendrore (Musliman)
14. Uzbekistan 1989 Sunnitet Uzbek vs. Shiitėt Masqetes
15. Mali-Tuareg Nomadas 1990 Muslimanėt vs. Qeverisė qendrore
16. Azejberxhan 1990 Muslimanėt vs. Krishterėve Armenian
17. Indi (Kashmir) 1990 Muslimanėt vs. Qeverisė qendrore (Hindu)
18. Indonezi (Aceh) 1990 Muslimanėt vs. Qeverisė qendrore (Musliman)
19. Iraq 1991 Sunnitet vs. Shiitėve
20. Jugosllavi (Kroaci) 1991 Serbėt Ortodoks Krishterė vs.
katolik Krishterėve romak
21. Jugosllavi (Bosnje) 1991 Ortodoksėt Krishterė vs. Katolikėve
vs. Muslimanėve
22. Afganistan 1992 Muslimanėt fundamentalist vs. Muslimanėt e
moderuar
23. Taxhikistan 1992 Muslimanėt vs. Krishterėve Ortodoks
24. Indi (Uthar- Pradesh) 1992 Hindu vs. Muslimanėt
Pra, konfliktet mė tė ashpėra dhe format e tyre luftėrat mė tė mėdha
gjatė historisė janė shfaqur edhe si shkak i religjionit, edhe pse
nė kuptimin figurativ ato kanė qenė tė veshur mė petkun e politikės,
ekonomisė, konfliktin racor etj. Nga, kjo rrjedh se diktatorėt si
Lenini, Hitleri, Stalini, Mao ce Dung, e deri tek Millosheviqi edhe
pse kanė zhvilluar konflikte pėr shkaqe politike-ekonomike apo
dimensione kulturore, nė realitet ato kanė pasur edhe dimensionin
religjioz, nė tė tė cilin rast kanė humbur jetėn miliona njerėz tė
pafajshėm.
|