|
PSE NUK DUHET TE NDAHET MAQEDONIA ?
Shkruan: Fadil Lepaja
Si po punon koha pėr shqiptarėt dhe pse do tė jetė Maqedonia shteti
i tretė (edhe) i shqiptarėve nė Ballkan?
Nė vend tė angazhimit pėr luftė dhe ndarje tė IRJM, ata qė e duan
vendin e vet dhe qė kanė synime afatgjata dhe ide tė qartė pėr
interesa nacionale, do tė angazhoheshin pėr ruajtjen e Maqedonisė
dhe ri-rregullimin e saj tė brendshėm nė harmoni me interesat e
popujve qė e pėrbėjnė.
Korridoret strategjike (autostradat, hekurudhat, gazsjellėsit ,
largpėrēuesit etj) qė do tė lidhin jugun e Serbisė me Adriatikun,
Maqedoninė me Adriatikun, Bullgarinė me Adriatikun etj, e
faktorizojnė fuqishėm elementin shqiptar nė Ballkan (Shqipėrinė,
Kosovėn , Maqedoninė) , prandaj vende dhe struktura qė po i humbin
kėto privilegje qė i kishin nė tė kaluarėn janė tė interesuara pėr
kriza, jo-stabilitet, madje edhe luftėra pėr tė dėshmuar se
shqiptarėt nuk janė dhe nuk mundė tė jenė faktor integrues.
Postimi i shkrimeve dhe demokracia virtuale
Njė mik i imi virtual, kėto ditė e postoi njė shkrim nė facebook
profilin tim, me temė domosdonė e ndarjes sė Maqedonisė. Duke e
postuar shkrimin edhe nė dhjetėra profile tė miqve tė vet virtual,
me siguri, do tė lexohet nga mė shumė njerėz se sa do tė lexohej po
tė ishte botuar nė ndonjėrėn nga gazetat e lodhėta ditore, qė
botohen te ne.
Kjo ėshtė njė mundėsi qė teknologjia virtuale ua hapė edhe ideve qė
nuk mund tė pretendojnė se janė nė hap me objektivat e mileniumit.
Njė mik tjetėr, duke e ditur pak a shumė konceptin tim pėr kėtė
ēėshtje, shprehu habi pėrse thjesht nuk e kam delete atė shkrim,
si u shpreh ai.
Pėrkundrazi i thash - kėrkesa pėr ndarjen e Maqedonisė nuk duhet
heshtur, sepse demonizimi i sajė i krijon asaj ideje, ithtarė. Si
ide ajo nuk ėshtė aspak serioze, pretenduese dhe nuk paraqet aspak
kėrkesė maksimaliste tė shqiptarėve tė Maqedonisė dhe as shqiptarėve
nė pėrgjithėsi.
Vetė nacionalistėt maqedonas e pėlqejnė dhe e pėrkrahin kėtė ide,
sepse e kuptojnė shumė qartė se kjo ėshtė njė kėrkesė shumė modeste
dhe aspak pėrfituese dhe sfiduese pėr shqiptarėt, sidomos pėr
shqiptarėt e rinj, evropian, tė cilėt e duan vendin dhe popullin e
vet dhe duan pėrparimin e tij. Madje , ata bėjnė plane dhe pazare
publike se cilat qytete fshatra, apo lagje janė maqedonase, cilat jo.
Pėr pretendimet kombėtare tė elitės (elitave?) sė re ekonomike,
politike dhe ushtarake tė shqiptarėve nė Ballkan, e cila ėshtė
konektuar plotėsisht me idenė dhe synimet evropiane, kėrkesa pėr
ndarjen e FYROM ėshtė e paarsyeshme, aspak ambicioze dhe nuk
zgjidhė asnjė nga synimet strategjike rajonale tė shqiptarėve.
Akademitė e memorandumeve dhe luftėrave , me doktorėt e
vetėqeverisjes dhe tė kooperativave
Uria pėr territore, fatkeqėsisht nuk ėshtė vetėm kėrkesė e grupeve
tradicionaliste dhe rurale, por edhe nėpėr akademitė e shkencave nė
Ballkan, me anėtarėsi gati krejtėsisht (respekt pėrjashtimeve)
senile, ende gjallėrojnė, madje mbizotėrojnė ėndrrat e
fillimshekullit tė kaluar pėr toka, territore. Kėta pleq agresiv,
sikur nuk shkėputen dot nga tezat e tyre tė doktoraturės me retorikė
baritore dhe me analiza strategjike pėr kooperativat dhe rritjen e
rendimentit tė leshit dhe tė dhive .
(Tė mė falin dhitė, tė cilat krejt pa fajin e tyre hynė nė kėtė
tekst, pėr krahasimin figurativ me dhitė politike tė cilat
vazhdojnė tė blegėrijnė si asnjėherė nė skenėn politik dhe
intelektuale tė Ballkanit dhe vazhdojnė tė mbjellin urrejtje dhe tė
thėrrasin pėr luftėra tė reja).
Ndėrkohė, krijimi i krizave, padyshim se ėshtė biznes i mirė i
bandave lokale, kudo nėpėr botė, edhe nė Ballkan posaēėrisht, dhe
kėtė e bėjnė pėr interesa nga mė tė ndryshmet, dhe gjithnjė e gjejnė
njė arsye dhe deri mė tani ėshtė dėshmuar se nėse tė gjitha kartat
nuk dhezin, ajo e nacionalizmit ka me dhezė patjetėr.
Nė shtetet shumetnike, kjo tashmė ėshtė mėnyrė e dėshmuar, aksiomė
politike qė e pėrdorin me qejf tė gjithė krijuesit bashkėkohorė tė
krizave.
Si duket, dikujt i duhet njė krizė e fortė edhe nė Maqedoni, prandaj
kanė filluar lėvizjet e grupeve tė armatosura natėn, prandaj kanė
filluar konfliktet verbale, fėrkimet e fuqishme pozitė-opozitė,
pozitė-pozitė... e gjithfarė fėrkimesh.
Kjo bėhet pavarėsisht faktit se, edhe nėse hyhet nė luftė sėrish ajo
do tė pėrfundoi njė ditė dhe palėt do tė ulen nė tavolinė dhe do tė
arrijnė pak a shumė tė njėjtat rezultate, por ajo qė do tė arrijnė
gjithashtu ,ėshtė se demokracia nė rajon do tė bėjė njė hap prapa,
ndėrkohė qė mafia do tė konsolidohet dhe do tė mbushė gjepat edhe mė
shumė me paratė publike dhe tė qytetarėve.
Pse nuk duhet tė ndahet Maqedonia?
E njėjta pyetje do tė mund tė bėhej pėrse nuk duhet tė ndahet
Zvicra?
Pėrse nuk duhet tė ndahet Bosnja?
Madje , madje kjo mund tė bėhet edhe pėr Kosovėn?
Pėrse, tė mos luftohet pasi ne kemi tė drejtė do tė pretendoi
secila palė, ose ne do tė fitojmė do tė shpresoj secila palė ?
Nė kėtė , nė dukje kontradiktė retorike , nė fakt mendoj se gjendet
edhe pėrgjigjja dhe kjo do tė mund tė formulohej pak a shumė kėshtu:
Nė pikat e takimit tė kulturave, popujve, pas luftėrave pėr
mbizotėrim, arrihen konsensuse , qoftė tė deklaruara qoftė tė
heshtura lidhur me ndėrtimin e njėsive politike tė pėrbashkėta, ku
do tė bashkėjetonin pjesėtarėt e bashkėsive tė ndryshme.
Ky pluralitet, nė disa vende shfrytėzohet me menēuri dhe shėrben si
urė bashkėpunimi i popujve ( Zvicra ), ndėrkaq nė vende tė tjera si
Bosnia dhe Hercegovina, kjo pėr njė kohė pat funksionuar relativisht
mirė, madje duke e quar aq larg kėtė bashkėsi, sa njė e treta e
popullsisė jetonte nė paqe, nė martesa tė pėrziera. Kur kihet
parasyshė origjina,gjuha dhe kultura e pėrafėrt, dhe se dallimet
ishin kryesisht religjioze, kjo do tė duhej tė ishte ecje pėrpara.
Lufta e fundit, megjithatė tregoi se liderėt e uritur pėr territore
si ishin Millosheviq e Tudjman, do ta ndanin atė me gjakftohtėsi tė
madhe duke e vizatuar hartėn e sajė nė njė facoletė letre.
Viktima e radhės dolėn tė jenė boshnjakėt autentik tė cilėt synonin
njė Bosnje nė vete, njė Bosnje unike.
Te Maqedonia ndėrkaq, duket se pėrpos origjinės etnike tė
popullatės, faktorė tjetėr tejet i rėndėsishėm ėshtė edhe pozita
gjeostrategjike e sajė, e ndodhur nė korridore tė infrastrukturės
transkontinentale, kontinentale dhe regjionale tejet tė rėndėsishme.
Nė njė luftė eventuale pėr ndarjen e Maqedonise , qė domosdo do tė
ishte ballkanike, shqiptarėt dhe maqedonasit do tė ishin humbėsit
kryesorė , do tė vriteshin mė sė shumti, do tė dėmtohej pasuria e
tyre sepse lufta do tė zhvillohej nė pronat e tyre. Nė vend se tė
zgjidhnin, nė fakt vetėm do tė krijonin njė problem tė ri politik (
ushtarak) regjional dhe kontinental.
Tėrheqja pa luftė e ushtrisė serbe nga Republika ish-Jugosllave e
Maqedonisė i ka befasuar vetėm ata qė nuk e kanė tė qartė kėtė
konstalacion forcash dhe interesash apo ata tė cilėt kanė interesa
tė mėdha nga kriza nga kriza prandaj edhe nuk hezitojnė ti krijojnė
ato.
Shqiptarėt nė Ballkan , tė rreshtuar pėr herė tė parė plotėsisht nė
civilizimin perėndimor, pretendojnė qė nė tė ardhmen tė jenė faktor
koheziv dhe paqekrijues nė rajonin e Ballkanit, faktori kyq
integrues , jo vetėm nė kuptimin infrastrukturor por edhe me
aftėsinė pėr tė ndėrtuar relacione bashkėpunimi me fqinjėt.
Korridoret strategjike ( autostradat, hekurudhat, gazsjellėsit ,
largpėrēuesit etj ) qė do tė lidhin jugun e Serbisė me Adriatikun,
Maqedoninė me Adriatikun, Bullgarinė me Adriatikun etj, e
faktorizojnė fuqishėm elementin shqiptar nė Ballkan ( Shqipėrinė,
Kosovėn , Maqedoninė) , prandaj vende dhe struktura qė po i humbin
kėto privilegje qė i kishin nė tė kaluarėn janė tė interesuara pėr
kriza, jo-stabilitet, madje edhe luftėra pėr tė dėshmuar se
shqiptarėt nuk mundė tė jenė faktor integrues.
Shqiptarėt, do tė duhej qė Maqedoninė ta pėrjetojnė si shtetin e
tretė (edhe) shqiptar nė Ballkan, madje do tė duhej tė angazhohen
veēanėrisht nė kėtė drejtim.
Me anėtarėsimin e Shqipėrisė dhe Maqedonisė nė NATO, tė gjitha
ushtritė dhe para-ushtritė nė Ballkan e kanė marrė mesazhin , se
tėrėsia territoriale e Maqedonisė, Shqipėrisė, Kosovės ėshtė interes
strategjik i perėndimit nė Ballkan dhe ēdo forcė qė vepron nė
drejtim tė kundėrt, ėshtė nė linja tjera strategjike dhe do tė
ndeshet me pėrgjigje adekuate.
Madje edhe Ushtria Serbe e ka kuptuar se interes i sajė ėshtė tė
bashkėpunoi me perėndimin dhe angazhimet e fundit nė Afganistan dhe
Irak e tregojnė se ngadalė por sigurt po rirreshtohen kah kontinenti
i vjetėr.
Forcat tė cilat po humbin tokė nėn kėmbė, nė Serbi, Maqedoni, BeH,
Kosovė, Shqipėri, Greqi etj, shpresėn e fundit, dhe biznesin kryesor
e kanė tė orientuar nga konfliktet, krizat dhe marrėdhėniet e kėqija
mes popujve tė Ballkanit.
Pse besoj se nuk duhet dhe nuk do tė ndodhė ndarja e IRJM?
Nuk mendoj se kjo do te ndodhe, nuk mendoj se do te ndodhe dhe se
duhet te ndodhe ndarja e IRJM. Por besoj se gjithsesi do te ndodhe
njė ri-rregullim i brendshėm i saje.
Marrėveshja e Ohrit, nuk ėshtė libėr i shenjėt qė nuk mund tė
ndryshohet, dhe ajo gjithsesi me bisedime me ndėrmjetėsim
ndėrkombėtarė mund te zhvillohet me tej, por ėshtė tejet e gabuar tė
hidhet poshtė si e tillė dhe tė fillohet sėrish prej fillimi,
ashpėrsohen relacionet me fqinjėt tanė nė IRJM duke e tėrhequr
sėrish klasėn e luftėtarėve nacional nė llogore tė luftės.
Nė vend tė angazhimit pėr luftė dhe ndarje, ata qė e duan vendin dhe
qė kanė synime afatgjata dhe ide tė qartė pėr interesa nacionale, do
tė angazhoheshin pėr ruajtjen e Maqedonisė dhe ri-rregullimin e sajė
tė brendshėm nė harmoni me interesat e popujve qė e pėrbėjnė
Koha ka dėshmuar, se popujt e Ballkanit nuk arrijnė tė komunikojnė
dhe tė jetojnė nė paqe nėse nuk ndėrmjetėsohen nga njė angazhim unik
Euro-perėndimorė ( kėtu pėrfshihet edhe USA)
Sfidė pėr atdhetarėt, shqiptarė dhe maqedonas do tė jetė tė
ndėrtojnė paqen, shtėpinė e pėrbashkėt ku tė gjithė do tė ndjehen tė
lirė, tė krijojnė sa mė shumė vende pune dhe tė hapin sa mė shumė
shkolla e biznese dhe nė kėtė fushė tė bėjnė garė me tė tjerėt.
Pėrpos atyre qė merren me biznesin e luftės, natyrisht.
Nėse nuk e arrijnė kėtė, pretendimet e fqinjėve pėr njė copė tė
madhe apo tė vogėl Maqedonie, do tė ndezin sėrish zjarrin e njė
lufte ballkanike e cila nuk besoj se ėshtė nė interes tė popujve
pėrreth.
|