|
DERI KU MUND TE SHTRIHEN KUFINJET
IMAGJINAR TE PLURALIZMIT FETAR?
Shkruan: Fadil LEPAJA
Autoritete shkencore pohojnė se kufijtė e pluralizmit tė dėshiruar
apo tė toleruar nė njė shoqėri gjithsesi janė imagjinarė dhe nuk
mund tė zgjerohen nė pafundėsi. Nė raste tė tilla , kur kėta kufijtė
tejkalohen , proceset dezintegruese mbizotėrojnė duke krijuar
shoqėri paralele dhe duke e bėrė konfliktin , nė vend tė dialogut
social, si mekanizėm tė rivendosjes sė baraspeshės sė re.
Njerėz me mjekra tė gjata, me pantollona treēerek dhe femrat e
mbuluara me shamia janė bėrė tashmė pjesė e pėrditshmėrisė tonė.
Duke iu referuar pamjeve televizive tė luftėtarve taleban, apo
pamjeve nga vende ekzotike, nga njė botė e largėt dhe e panjohur pėr
ne, ata ngjallnin njė skepsė, njė frikė te njerėzit tė mėsuar me
mėnyrėn evropiane tė jetės dhe tė menduarit. Aq mė tepėr qė, shumė
shpejtė ata filluan tė kėrkojnė hapėsirėn e tyre nėpėr xhamia dhe
nėpėr ndeja, duke mos hezituar tė jenė edhe agresiv dhe imponues .
Reagimet e shoqėrisė dhe sidomos Bashkėsisė Islame tė Kosovės nuk
rezultuan tė jenė tė suksesshme nė pėrballjen me kėtė fenomen tė ri.
Numri i tyre vetėm sa erdhi duke u shtuar . Ky fenomen , fillimisht
i shpjeguar si pasojė e financimit nga organizata arabe dhe islamike
tė cilat erdhėn nė Kosovė pas lufte, u pa tė jetė rezistent edhe pas
shkuarjes sė shumicės sė tyre nga kėndej. Ata filluan,hap pas hapi
tė marrin disa nga xhamitė nėn kontrollė, hapėn shkolla fetare pėr
fėmijtė nėpėr tėrė Kosovėn, hapėn kurse tė gjuhės arabe dhe angleze,
shkolla pėr kompjuter dhe shumė shkolla dhe klube tjera ku me kushte
tė volitshme tė rinjtė zhvillojnė aktivitete tė pėrditshme tė
mėsimit dhe aftėsimit pėrkrah aktiviteteve fetare.
Disa incidente , tė cilat u pėrcollėn nga mediat aktualizuan idenė
se kemi tė bėjmė me njė mėnyrė ndryshe tė jetės shoqėrore tė tė
rinjve dhe me njė pikėpamje krejt tjetėr me atė qė jemi mėsuar deri
mė tani pėr rolin e fesė nė shoqėri.
Kėrkesa pėr uniforma fetare nė shkolla laike (shamia dhe veshja
karakteristike), kėrkesa pėr objekte kulti ( tė faljes) brenda
institucioneve dhe kompanive ( Biblioteka kombetare, disa fakultete
etj ) , angazhimi pėr njė jetė plotėsisht nėn rregullat e librit tė
shenjėt ( Kuran) i gjeti tė papėrgatitur jo vetėm qytetarėt por
edhe institucionet dhe elitėn kulturore e politike tė vendit.
Ēka ėshtė fe e ēka ėshtė politikė kėtu?
Ėshtė fjala pėr njė lėvizje pėr ringjallje fetare apo pėr njė
lėvizje politike pėr riorganizim tė shoqėrisė dhe institucioneve mbi
parimet islamike ?
Kush janė kėta njerėz me mjekra tė gjata dhe tė veshur me
pantallonat dalluese (treēerek) tė cilėt nuk kanė mbiemra arabėsh,
por janė nga lagjja jonė? Kush janė kėto femra me fes tė cilat nuk
janė pjesė e serialeve televizive arabe por vajza nga lagjet, nga
qytetet dhe fshatrat tona?
A na rrezikojnė ne dhe mėnyrėn tonė moderne tė jetės dhe synimet
kombėtare e qytetare tashmė tė njohura tė popullit tonė?
Sa mė shumė zhurmė qė po bėhet, pas ēdo incidenti qė ndodhė , e
kuptojmė se nuk i jemi qasur kėsaj ēėshtjeje me sinqeritet, me durim,
me guxim dhe me vizion !
Incidenti nė Drenicė dhe polemika e imamėve
Ka apo ska vehabist nė Kosovė , kjo ėshtė pyetja kryesore tė cilėn
e shtrojnė kėto ditė mediat nė Kosovė, sidomos pas rrahjes masive nė
xhaminė e fshatit Zabel i Ultė nė Drenas ku u rrah pa mėshirė
kryetari i degės sė Bashkėsisė Islame nė Drenas, Osman Musliu.
Duke komentuar akuzat e Mulla Osmanit se ėshtė rrahur nga vehabijtė
, nė njė intervistė pėr Express Z.Shefqet Krasniqi, imam i Xhamisė
sė Madhe nė Prishtinė dhe profesor nė Fakultetin e Studimeve Islame,
thotė pa kurfar dileme se nė Kosovė nuk ka Vehabi duke dhėnė me
kėtė rast edhe disa sqarime tė njohura pėr dijetarin Muahmed Abdul
Vehab dhe reformat e tij nė Arabinė Saudite dhe mė gjerė. Ai thotė
se kjo qė po ndodhė ėshtė se nė Kosovė ka njė kthim tė mirė tė
rinisė nė Islam. Ndėrkaq, mulla Osmani, kryetarė i BIK nė Drenas, i
rrahuri i radhės , nga xhemati i fshatit tė Zabelit tė Ultė , apo
nga vehabitė si pohon ai, ka mendim krejt tjetėr. Ai alarmon pėr
prezencėn e vehabive si i quan ai ,nė Drenas dhe nė Kosovė, duke
denoncuar pėrpjekjet e tyre pėr tė marrė BIK-un.
Ka apo ska ambicie politike lėvizja e ringjalljes islamike nė Kosovė
?
Ka apo ska Vehabi nė Kosovė, kjo pyetje pėrsėritet me ngulm nga
gazetarė, politikan dhe kalemxhinjė tė ēdo lloji? Dhe pėrderisa
gazetarėt , qytetarėt e nė veēanti besimtarėt e hutuar mendojnė dhe
diskutojnė me ngulm pėr kėtė ēėshtje, nė fakt dilema e vėrtetė
mbetet ende e pa pėrfolur dhe kjo do tė mund tė formulohej pak a
shumė nė formėn e njė pyetjeje krejt tjetėr:Ka apo ska ambicie
politike lėvizja e ringjalljes islamike nė Kosovė ?
Se nė Kosovė ka njė ringjallje tė interesimit tė popullatės pėr fenė
dhe se kjo ndodhė kryesisht ndėr tė rinjėt kėtė fakt tashmė nuk e
mohon askush. A ėshtė kjo njė lėvizje e rikthimit tė rinisė nėpėr
xhami vetėm njė ringjallje e besimit nė zot dhe besimit nė vlerat e
predikuara nė librin e shenjėt ( kuran ) apo ėshtė njė lėvizje
politike me ambicie pėr tė marrė fillimisht tė institucionet fetare
dhe me mision qė pastaj ti qaset reformimit tė krejt shoqėrisė kjo
ėshtė dilema themelore rreth sė cilės nė shoqėri duhet hapur njė
diskutim serioz me pretendim tė rreshtimit afatgjatė pas njė
filozofie qytetare, perėndimore ku ka vend pėr pluralizėm fetar por
ku nuk ka dhe nuk guxohet mė tė lejohet asnjė alternativė tjetėr
pėrpos organizimit demokratik tė shoqėrisė.
Lėvizjet reformiste , brenda dhe jashtė bashkėsisė islame dhe ēka
ėshtė mė me rėndėsi nė vetė gjirin e besimtarėve mysliman , qoftė tė
filluara nga individ apo grupe, ėshtė esenciale tė definohen pėr nga
synimet e tyre afatgjata nė drejtim tė synimeve drejt shoqėrisė dhe
shtetit.
A janė vėrtetė kėto lėvizje vetėm njė orientim tjetėr i njė pjese tė
xhematit dhe tė imamėve tė rinj tė cilėt ,tė liruar nga komunizmi
dhe pushtuesi shprehen mė lirisht dhe aplikojnė islamin i cili prej
tyre pohohet tė jetė i vėrtetė ? Mbase edhe mund tė jetė. Ēdo pohim
apo mohim i shpejtė, i individėve apo i burokracisė pėr bindjen time
do tė ishte i pavend sepse pėr kėtė ēėshtje e cila ka tė bėjė me
synimet afatgjata tė civilizimit shqiptarė si pjesė e pandarė e
civilizimit perėndimor do tė duhej tė bėhen hulumtime dhe diskutime
tė thella mbrendakombėtare dhe me aleatėt tonė strategjik.
Nė fakt, pohimi pėr njė ringjallje fetare me vlera pozitive del nga
njė intervistė e Imamit tė Xhamisė sė Madhe nė Prishtinė dhėnė
gazetės Express.
Derisa pohimet e imamit Krasniqi , nėse janė tė qėndrueshme ,
synojnė njė pluralitet nė qasjen ndaj fesė, se fundja pothuajse tė
gjithė pajtohen lidhur me formėn e deformuar tė aktivitetit fetar
nėn komunizėm dhe nėn jugosllavi . Hoxhollarėt injorantė qė nė pjesė
tė madhe pėrpos angazhimit tė tyre fetar merreshin edhe me punė tė
hyqmit ishin dukuri e komunizmit jugosllav. Por lėvizja
shtetformuese e Kosovės ishte pėrkrahur fuqishėm nga BIK-u dhe nė
fakt gjat kėsaj periudhe kishte pėsuar nje reformė tė brendshme dhe
me lėvizje kadrovike tė rėndėsishme prandaj pjesa mė e madhe e
hoxhallarėve tė socializmit, kanė dalė biologjikisht nga rrjedha.
Vėllazėria islamike dhe solidariteti me vėllezėrit mysliman
Grupe militante tė cilat fenė e shikojnė si vėllazėri politike dhe
thėrrasin pėr angazhim dhe mobilizim politik pėr ēėshtje tė ndryshme
politike tė vendeve arabe apo tutje .si Palestina, Iraku,
Afganistani etj. duke u pozicionuar , nė emėr tė fesė nė pozita
krejt tė kundėrta , madje edhe tejet armiqėsore me orientimet
strategjike tė shoqėrisė dhe shteti tonė duket tė jenė temė e
vėrtetė e kėtyre diskutimeve por e cila zhvillohet mjaftė konfuze
dhe me terminologji tejet tė pasaktė..
Kėto karakterizohen edhe me retorikėn e mos durimit dhe armiqėsisė
sė tyre kryesisht ndaj disa shteteve tė fuqishme mike , tė botės
perėndimore tė cilat e mbėshtetėn popullin shqiptar e veēanėrisht
atė tė Kosovės nė pėrpjekjet e tona pėr liri kombėtare , pėr njė
shoqėri demokratike dhe orientimin afatgjatė pėr integrime politike
dhe shoqėrore nė kontinentin mėmė .
Ekziston bindja e pėrgjithshme se islami politik , i cili mbėshtetė
platformėn e integrimit islamik pėrkatėsisht vėllazėrisė islame
pavarėsisht kombėsive, racave , dhe kontinenteve nuk ka ndonjė
mbėshtetje reale nė popullin shqiptar edhe mė pak nė Kosovė , madje
as nė rininė e cila gjithnjė e mė tepėr po i mbushė xhamitė tona.
Paaftėsia e ideologėve tė politikės sė re pėr tė bėrė kėto dallime
dhe nuancime po sjell huti tė madhe nė angazhimet e shtetit dhe
institucioneve tona kundėr ideologjisė e cila frymėzon organizata
terroriste tė cilat nė emėr tė fesė vrasin civil dhe shkatėrrojnė
objekte anembanė globit, pa e zgjedhur viktimėn.
Reformat
A duhet bllokuar reformat dhe pluralizmin fetar nė kuadėr tė vetė
bashkėsisė dhe xhematit islamik me terminologji tė pėrgjithėsuar apo
duhet njė qasje e re, krejtėsisht ndryshe ndaj kėtij fenomeni para
tė cilit deri tani kemi reaguar gabueshėm , qoftė me panik tė
paarsyeshme, qoftė me injorim dhe nėnēmim po aq tė pa pranueshėm?
Diskutimet , senzacionaliste dhe plot pasione , nėpėr mediat vendore
qoftė pro apo kundėr, deri mė tani kanė sjellė mė shumė dėme se sa
dobi. Nė fakt, nė vend tė mediumit ku do tė zhvillohej njė diskutim
pėr reforma kompatibile me shoqėrinė tonė demokratike qė po e
ndėrtojmė, ato kanė qenė mė tepėr arenė ku ėshtė zbrazur dufi i
grupeve tė armiqėsuara mes vete tė cilat pretendojnė tė pėrfaqėsojnė
xhematin.
Reformat e bllokuara , qoftė nga mediat qoftė nga institucionet do
tė e deligjitimonin edhe mė tej Bashkėsinė Islame, duke e paraqitur
atė pa tė drejtė si si njė organizatė shtetėrore dhe jo fetare , dhe
duke e bartur kėshtu luftėn pėr reforma fetare nė teren politik
sepse grupet e ndryshme pėr tė fituar hapėsirė do tė detyroheshin tė
zhvillojnė luftė politike pėr institucione tė fesė. Nėse kjo luftė
do tė rezultonte e pasuksesshme atėherė ėshtė ēėshtje kohe kur kjo
do tė shndėrrohej nė njė lėvizje politike pėr reformimin e krejt
shoqėrisė mbi baza tė fesė.
Shteti nuk duhet tė lihet i zhveshur pėrballė qytetarit
Nėse koka ėshtė rritur mė shumė se kapela, padyshim se ėshtė ide e
gabuar tė pėrpiqesh pafundėsisht qė kokėn tė ia pėrshtatėsh kapelės,
por duhet gjetur kapelė qoftė me madhėsi apo ngjyrime tjera pėr njė
kokė tė rritur e cila madje ka ndryshuar edhe formė.
Pėrvoja e deritanishme ka dėshmuar se njė shoqėri ėshtė e vėshtirė
tė funksionoj vetėm me kushtetutė , ligje dhe me institucione (
represion ).
Asaj i duhet njė ide e sė mirės dhe e sė keqes , njė sistemi tė
vlerave i pranueshėm pėr shumicėn e njerėzve dhe njė ideje qė do tė
e mbėshtetshin tė drejtėn e ekzistimit tė shtetit laik si arbitėr
dhe si garantues i shumė proceseve nė shoqėri. Nėse mbetet vetėm
shteti i zhveshur pėrballė qytetarit , atėherė lindė ideja e njė
shteti dhe shoqėrie tjetėrfare pėr tė cilėn kam bindjen se populli
ynė nuk e synon, por atėherė do tė jetė vonė, sidomos kur nė emėr tė
lirisė fetare tė fillojnė tė shpėrthejnė veturat pranė shkollave apo
pranė shtėpive tė atyre qė mendojnė ndryshe apo i luten zotit dhe
falen ndryshe.
Ēka po ndodhė dhe a ėshtė i mundshėm diskutimi akademik rreth vendit
tė fesė dhe organizatave fetare nė shoqėri?
Para disa vitesh isha vijues nė njė universitet veror qė u mbajt nė
tri qytete tė BeH dhe Kroacisė ( Sarajevė, Mostarė dhe Dubrovnik) me
temėn Feja dhe Jeta Publike ku pėr 23 ditė rresht dėgjuam
ligjėrata nga profesorė eminent nga perėndimi por edhe nga bota
islames si Egjipti, Turqia , etj pėr ēėshtjen e bashkėjetesės sė
komuniteteve tė ndryshme fetare dhe raportin e tyre me shoqėrinė
demokratike. Nė fakt , ky universitet veror ishte organizuar nga
disa universitete me renome ( Nė mes tyre ai i Bolonjės dhe Bostonit
) dhe intelektual nga e mbarė bota.
Ideja e zhvillimit tė njė diskutimi akademik dhe qytetar nė
hapėsirat tona do tė ishte e mirėseardhur dhe do tė mundėsonte
artikulimin edhe mė tė qartė tė shoqėrisė Kosovare dhe shqiptare nė
pėrgjithėsi tė idesė evropiane dhe orientimit tonė tė pakthyeshėm
drejt integrimeve nė kontinent. Feja dhe roli i sajė nė jetėn tonė
ėshtė tepėr serioze pėr tė lejuar qė rreth sajė tė diskutojnė vetėm
imamėt apo vetėm burokracia politike, sepse pėrvoja na mėson se
angazhimi i tyre nė fakt zhvillohet pėr motive krejt tokėsore dhe
shpeshherė krejt banale qė kanė tė bėjnė me grupe, klane dhe
pėrfitime tė natyrave tė ndryshme.
Kufijtė imagjinarė dhe tė limituar tė pluralizmit
Dhe, sėrish, pyetja njerėzore kush e rrahu mulla Osmanin? Ose pse u
rrah mula Osmani? Pėr motive fetare ( nga xhemati), pėr motive
politike ( grupimet politike dhe tendenca pėr ndikim nė BIK), pėr
motive ideologjike ( Vehabistėt ), pėr motive private, apo pėr
motive klanore brenda BIK-ut apo fshatit?
Nga kjo ngjarje mė shumė rezulton tė ketė pyetje se sa pėrgjigjje! A
do tė munden edhe nė tė ardhmen zyrtarėt e BIK-ut tė emrojnė imamėt
pa pėrkrahjen e xhematit, apo ndonjė grupi tė fortė tė tyre?
Padyshim, policia dhe drejtėsia do tė trajtoi kėtė ngjarje sipas
kritereve tė tyre dhe si e tillė nuk do tė duhej tė ishte objekt
diskutimi, pėrpos ndoshta e advokatve dhe e grupeve pėr tė drejtat e
njeriut. Pėr ne do tė ishte me interes tė kemi njė pėrgjigje pėr
masat qė duhet ndėrmarrė si shoqėri pėr tė evituar nė tė ardhmen
incidente dhe pėrēarje tė kėtilla nė mes tė qytetarėve duke pasur
parasysh se po jetojmė nė njė shoqėri ku sasia e dallimeve rrezikon
tė tejkalojė sasinė e ngjashmėrive . Autoritete shkencore pohojnė se
kufijtė e pluralizmit tė dėshiruar apo tė toleruar nė njė shoqėri
gjithsesi janė imagjinarė dhe nuk mund tė zgjerohen nė pafundėsi. Nė
raste tė tilla , kur kėta kufijtė tejkalohen , proceset
dezintegruese mbizotėrojnė duke krijuar shoqėri paralele dhe duke e
bėrė konfliktin , nė vend tė dialogut social, si mekanizėm tė
rivendosjes sė baraspeshės sė re e cila me gjasė nuk do tė ishte e
kėnaqshme dhe e pėlqyeshme pėr synimet e deklaruara afatgjate tė
shoqėrisė tonė.
|