|
IDENTITETI NACIONAL DHE GLOBAL I
SHBA
Fadil LEPAJA
Mediat amerikane, nė prag tė zgjedhjeve presidenciale, diskutonin
pak a shumė nė nivel akademik idenė se cila zgjedhje do tė ishte mė
e mirė pėr kreun e shtetit amerikan. Gjithsesi, pajtoheshin, duhej
tė ishte njė zgjedhje e cila po ndodhte pėr herė tė parė dhe e cila
do tė ishte mesazh i fuqishėm pėr vetė shoqėrinė amerikane, por
sidomos pėr botėn. Elita amerikane, sidomos ajo intelektuale e
kishte kapur idenė e ndryshimeve. Elita politike, ushtarake dhe
sidomos e biznesit ende luhatej nė dilema. Dilemat e tyre
pasqyroheshin edhe pėrmes medias masive duke pranuar nevojėn e
ndryshimeve, tė cilat shpeshherė rezultonin me pėrpjekje pėr
ndryshime kozmetike.
Ato nė dukje tė parė, sidomos pėr jo-amerikanėt, ishin paksa tė
ēuditshme, duke pasur parasysh se bėhej fjalė pėr personalitetin i
cili do tė ishte non-stop nė krye tė medias globale.Gazetarėt
propozonin dhe preferonin qė elektorati tė zgjedhė njė nga tė tri
mundėsitė e pėrfolura mė sė shumti dhe e cila kishte tė bėnte me
subkultura tė paafirmuara, tė palegjitimuara sa duhet, e madje edhe
tė ndrydhura: ata parashikonin njė zonjė, njė homoseksual apo njė me
ngjyrė pėr kryetar tė shtetit tė tyre dhe kjo do tė ishte risia.
Mesazhi, sipas krijuesve tė opinionit do tė ishte: te ne tė gjitha
janė tė mundura, ne jemi shoqėri e hapur, e mundėsive tė barabarta,
pa paragjykime.
Ambienti nacional dhe global i ndryshimeve
Njė prognozė e agjencisė amerikane tė inteligjencies, tė njohur
anembanė globit me akronimin CIA, e bėrė publike kohėve tė fundit,
parashihte se deri nė fund tė gjysmės sė parė tė kėtij shekulli, tė
bardhėt nuk do tė jenė mė shumicė nė SHBA, duke hapur kėshtu shumė
ēėshtje qė kanė tė bėjnė me vet themelet e shoqėrisė amerikane,
Amerikės sė bardhė, si probleme tė identitetit dhe kulturės sė
pėrbashkėt e cila ishte model pėr kombet e tjera.
Edhe ambienti global po ndryshonte esencialisht. Shoqėria
bashkėkohore, tashmė ėshtė e qartė dhe e pranuar nga intelektualėt
mė nė zė tė kohės, po lėvizė nėpėr shtigje tė parrahura dhe pranohet
se kanė lėvizur shumė shtylla tė dijes dhe tė besimeve tradicionale.
Sfidat kryesore tė njerėzimit ende mbeten pa pėrgjigje. Mė nuk ėshtė
teatralizėm kur thua: kah po shkon njerėzimi? Madje, as kur thua kah
po shkon njeriu, si qenie jo vetėm shoqėrore, por edhe biologjike?
Njerėzimi projekton konstruksione nė gjithėsi dhe civilizime nė
planete tjera pėr tė mundur mbipopullimin. Njerėzimi projekton
zgjatjen e jetės pėrtej kufijve tė njohur. Njerėzimi ndėrton
akcelerator gjigant pėr tė kuptuar esencėn e kozmosit...njeriu...
Njė qasje subjektive nga Prishtina
Amerika dhe presidentėt Klinton dhe Bush, ishin kėndej , me ne, kur
na duheshin mė sė shumti, kur njė popull fqinjė pėrpiqej jo vetėm tė
i impononte vlerat dhe normat e tij popujve pėrreth, por po pėrpiqej
dhunshėm tė shfaroste gjithė ata qė nuk e pranonin si tė vetin
identitetin e tyre kulturor, politik dhe fetar. Shumė kohė do tė
kalojė dhe ne edhe kur arsyeja na flet ndonjėherė ndryshe, do tė
jemi subjektiv dhe do tė kemi njė qasje tė veēantė pėr shtetin e
Amerikės dhe shoqėrinė amerikane nė pėrgjithėsi. Nėn kėto ndjenja,
po shikoja, bashkė me miliarda njerėz tė tjerė anembanė botės,
presidentin e ri Barack Obama i cili sapo e kishte bėrė, mbi Bibėl
betimin pėr besnikėri ndaj Kushtetutės. Kishte zbritur nga makina e
tij super e blinduar dhe po ecte kėmbė, bashkė me gruan e tij,
metrat e fundit drejt Shtėpisė sė Bardhė, rezidencės sė presidentit
amerikan qė do tė jetė edhe shtėpia e tij gjatė katėr viteve tė
ardhshme. Pėrshėndeste fytyrėēelur, sa majtas sa djathtas, me
lėvizje tė pėrmbajtura dore, por qė dėrgonte mesazhe paqeje dhe
dashurie, ndėrkohė qė populli shumėngjyrėsh i kryeqytetit rreshtuar
anash e brohoriste.
Kėto pamje mė ngjallėn njė vizion pėr njė kosovar, nga familje e
pėrzier (serbo-shqiptare) i cili do tė ecte kėmbė nėpėr qendėr tė
Prishtinės deri te presidenca, duke kaluar nėpėr Sheshin Skėnderbej.
Me gjasė ngjashėm dhe po aq pabesueshėm do tė pėrjetohej njė
shqipėtar i cili do tė ecte drejtė rezidencės presidenciale nė Shkup,
Podgoricė apo Beograd ku shqiptarėt pėrbėjnė njė pakicė. A do tė
ishte e mundur tė pėrcillte mesazhin e njėjtė dhe a do tė pranohej
nė mėnyrė tė njėjtė edhe nė Ballkan? Nė botė?
Pėrse ėshtė e pamundur kjo, tani?
Se as njė komb, i madh apo i vogėl qoftė, nuk heq dorė nga
identiteti i vet vullnetarisht, kjo tashmė ėshtė dėshmuar. As qė
bėhet fjalė pėr tė pėrqafuar me vullnet tė lirė, njė identitet tė
kombit tjetėr, aq mė tepėr nėse ka luftuar me tė, nėse ka qenė i
shkelur, i pėrbuzur i shtypur. Historia njeh plot shembuj asimilimi
tė dhunshėm, apo edhe tė shfarosjes sė popujve, por nuk njeh heqje
dorė vullnetarisht nga identiteti i vet (kėtu nuk hyjnė konvertimet
e grupeve tė vogla, pėr motive nga mė tė ndryshmet, tė cilat janė
dukuri e herėpashershme edhe te ne) .
Shumė pėrpjekje tė pėrfolura dhe tė provuara nėpėr botėn, tė cilat
janė pjesė e historisė mė tė re, janė bėrė nė ish vendet socialiste
me identitete tė reja, me pretendime integruese si kombi sovjetik,
jugosllav dhe kreatura tjera pėrmes tė cilave pretendohej tė
tejkalohen dallimet etnike, religjioze (ateizmi promovohej si
religjion i ri) apo racore dhe kulturore. Nė fakt edhe kultura
tradicionale ishte shpallur e vjetruar dhe ishte hedhur nė plehun e
historisė. Mirėpo, edhe pėrkundėr makinerisė sė fuqishme tė
propagandės komuniste, kėto kombe dėshtuan edhe pėr tė gjallė
tė kėtyre kreaturave artificiale federale.
Nė fakt, kombi Jugosllav, dhe ai sovjetik, ishin koncipuar mbi
parime, pak a shumė tė ngjashme me ato mbi tė cilat u ngrit dhe
fuqizua kombi amerikan, por kishte njė dallim esencial. Qytetarėt
amerikan (e ngjashėm ėshtė edhe me ata kanadez, australian e disa
tjerė), tė gjithė ishin ardhacak nė Amerikė, Australi, Kanadė dhe
ata lėshuan-krijuan rrėnjė tė tjera, tė reja, duke vėnė nė plan tė
dytė rrėnjėt e origjinės tė cilat me kohė mbetėn vetėm pjesė e
kulturės dhe traditės familjare e cila nuk e pengonte funksionimin e
shoqėrisė. Ndėrkaq, ky eksperiment u provua me kombe tė cilat
jetonin nė tokėn e tyre dhe ruanin kulturėn e tyre, rezultoi tė jetė
i vėshtirė, sepse popujt refuzonin tė ndėrronin identitet, qoftė ai
fetar apo kombėtar dhe nuk pranoni administratėn dhe normat e
imponuara. Rėnia e madhe e komunizmit e qiti nė harresė tė plotė
kėtė pėrpjekje integruese tė dhunshme si model i cili nuk duhej
ndjekur. Nė fakt, nga popuj dhe kultura tė ndryshme, rendi i ri
botėrorė i plasuar nga perėndimi i zhvilluar, i bardhė dhe kristian
dhe i pėrcjellė nga njė makineri e fuqishme financiare dhe ushtarake
u pėrjetua pak a shumė ngjashėm me modelin sovjetik, pra si njė
model i imponuar dhe solli edhe deri te refuzime dhe konfrontime.
Pėrse fitorja e Obamas u vlerėsua si pėrtėritje e idealit amerikan?
Amerika, ishte dhe me gjasė do tė mbetet vendi i mundėsive tė mėdha,
ku njerėz nga mbarė bota shisnin krejt ēka kishin, pėr tė filluar
jetė tė pėrplot me shpresa dhe mundėsi. Amerika ishte shembull i njė
kombi tė krijuar pas dyndjeve tė mėdha tė shtresave tė varfra nga
Evropa, nga kombe tė ndryshme, kultura tė ndryshme tė cilat krijuan
identitet tė ri, tė pėrbashkėt.
Pavarėsisht se nga vjen, qė nė start ishe amerikan, kjo ishte njė
formė mirėseardhje nė identitetin e ri, i cili pranohej me
automatizėm qysh nė momentin kur individi ndeshej me makinerinė e
fuqishme shtetėrore dhe konvertimi kombėtar bėhej aty pėr aty
duke e pranuar atė si njė tė arritur tė madhe pėr tė dhe familjen e
vet. Me kėtė identitet tė ri fitoheshin tė drejta dhe mundėsi tė
barabarta dhe tė garantuara me Kushtetutė, dhe qė mundėsonin tė ishe
i suksesshėm nė ēdo profesion dhe pozitė shoqėrore, natyrisht
varėsisht prej pėrpjekjeve dhe aftėsive tė tua. Natyrisht, mjaftonte
tė mos jesh zezak, hispanik, apo grua sepse atėherė nuk do tė duhej
tė shpresoje apo tė synoje tė bėhesh president.
Nė fakt, modeli amerikan i kishte disa defekte tė cilat nuk binin nė
sy nga suksesi i madhe ekonomik dhe funksionimi i shkėlqyer i
integrimit dhe shkrirjes sė qytetarėve nga e mbarė bota nė njė
shoqėri, kulturė dhe komb unik, tolerant ndaj tė gjitha ideve,
kulturave, religjioneve. Kombi amerikan, i cili sidomos ne shekullin
e XX u bė model, nė mes kombesh tė botes, sidomos pėr zhvillimin
ekonomik dhe demokracinė, me njė kulturė me rrėnjė evropiane dhe
afrikane, por e hapur pėr tė gjitha ndikimet e mundshme, megjithatė
sundohej nga tė bardhėt dhe nga tė krishterėt.
Jo fort moti, njė zezak me vizion e tha fjalinė e madhe tė cilėn e
gjėnė tashmė nė libra shkollorė nė mbarė botėn. Ai e tha njė fjali
tė thjeshtė, tė kuptueshme edhe pėr njė fėmijė, por jo tė pranueshme
nga tė gjithė, sidomos nė shoqėrinė amerikane. Ai tha Unė e kam njė
ėndėrr, dhe kur, pėr pak e preku me dorė kėtė ėndėrr, njė dore tė
fshehtė, konspiracioni, bėri qė ajo tė mbetej vetėm ėndėrr deri kėto
ditė. Ėndrra e tij, pėrkundėr komenteve tė shumta tė medias dhe
opinionit tė shqetėsuar i cili pėrpiqej qė nė tė, tė projektonte
filozofinė e vjetėr amerikane tė suksesit dhe garės sė individėve,
nuk ishte individuale, nuk ishte vetėm politike, apo ideologjike,
por ishte njė vizion tjetėr pėr Amerikėn dhe rrjedhimisht edhe pėr
botėn.
Njerėzit, ose shumė nga ata, nėn presionin e medias sė bardhė ,e
kuptuan gabimisht se ai angazhohej pėr njė ėndėrr amerikane
separate, pėr njė Amerikė tė zezė, se ai ndiqte ėndrrėn e tij
personale pėr sukses, por nė fakt ėndrra e tij shikonte pėrtej asaj
qė shihnin njerėzit e thjeshtė. Ai angazhohej pėr njė Amerikė
shumėngjyrėshe, ku kombi amerikan do tė ishte bashkėsi e njerėzve tė
barabartė, ku kombet dhe racat e botės do tė tejkalonin identitetin
e tyre kombėtarė dhe racial , pėr tė u shndėrruar nė alternativėn e
vetme dhe prijėse tė identitetit tė ri global. Rendi i ri botėror ,
me idealin e Martin Luter Kingut po e fitonte bazėn ideore mbi tė
cilėn do tė pėrhapej dhe do tė valėvitej si flamur anembanė globit.
A ėshtė ideja dhe vizioni i shpalosur i Presidentit Obama baza mbi
tė cilėn do tė ngrihet Kombi global i cili do tė kėrkoi edhe
institucione ekzekutive globale, si kėrkesė esenciale e tregut
botėrorė i cili vetėm me krizėn e tanishme ekonomike tregoi se sa i
integruar dhe i ndėrvarur ėshtė? Amerika e bardhė, Amerika e
industrisė sė rėndė, Amerika e naftės dhe armėve, e cila dominoi
globin gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar, e mbylli atė me
njė shpėrndarje dhe shtrirje tė jashtėzakonshme tė ushtarėve dhe
makinerisė jo vetėm jashtė shtetit dhe jashtė kontinentit, duke u
futur kėshtu nė njė luftė pa krye me popuj tė kulturave, racave dhe
feve tė tjera.
Nevoja e ndryshimeve ndihej nė ajėr
Se Amerika duhej tė bėnte ndryshime tė thella, pėr tė mbetur komb
model pėr gjitha kombet, racat dhe tė gjitha kulturat kjo ishte bėrė
aq e hetueshme edhe nė media, nė opinionin publik tė Amerikės, sa tė
gjitha shtresat filluan tė projektojnė idetė e tyre. Madje edhe
grupet margjinale. Tė gjithė e dinin se kryetari i ardhshėm amerikan
do tė ishte jo vetėm dikush tjetėr (se z.Bush po linte Shtėpinė e
Bardhė kjo kuptohej edhe nga kufizimet kushtetuese), apo nga parti
tjetėr, por edhe se do tė ishte diēka tjetėr. Diēka qė do ti
ndodhte Amerikės pėr herė tė parė. Opinioni kalkulonte me dilemat
amerikane: Do tė kemi njė grua presidente, njė gay president , njė
....ēkado tė jetė vetėm tė jetė pėr herė tė parė.
Nė fakt media dhe opinioni amerikan nė pėrgjithėsi , qysh nė
pėrzgjedhjen e kandidatit demokrat u orientua se me presidentin e ri
duhej tė legjitimohej Amerika shumėracore. Komunitetet e fuqishme,
hispanike, zezake, kineze dhe aziatike nė pėrgjithėsi kishin filluar
dhe kishin ngritur sub-shoqėri kompakte brenda shoqėrisė amerikane
dhe aty vėshtirė funksiononte edhe administrata e vendit. Nė fakt,
pas 11 shtatorit, ishte rritur mosbesimi nė mes tė bardhėve dhe
afro-amerikanėve dhe popullatės me prejardhje nga vendet islamike.
Amerika , gjithnjė e mė tepėr , pėrkundėr fuqisė ekonomike ,
ushtarake dhe kulturės urbane dhe demokracisė qė eksportonte kishte
filluar tė shfaqte kufizimet e veta nė synimet pėr tė qenė lidere e
rendit tė ri botėror.
Nė fakt pjesa dėrmuese e popujve me potencial tė rėndėsishėm
ekonomik, ushtarak dhe politik kishin realizuar tashmė identitetin
shtetėror duke krijuar gati 200 shtete. Duke marrė parasysh se numri
mė i madh i shteteve tashmė nuk i pėrkiste botės sė zhvilluar dhe
botės sė bardhe , apo botės sė krishtere, kopjimi i modelit dhe
kulturės sė krishtere amerikane filloi tė rrėnonte mitin amerikan
pėr njė shoqėri funksionale , tė zhvilluar edhe me harmoni nė mes
njerėzve me origjina tė ndryshme.
Derisa njerėzit kishin hequr dorė pak a shumė nga etnia e tyre e
origjinės, problemi i dallimeve racore dhe religjioze po merrte njė
dimension tjetėr nė vet Amerikėn. Dominimi amerikan i botės mė nuk
po pranohej natyrshėm, sepse po kuptohej si dominim i tė bardhėve,
si dominim i tė krishterėve nė kohėn kur nė botėn bashkėkohore tė
bardhėt dhe tė krishterėt tashmė janė njė pakicė e ndjeshme.
Obama, njeriu nė qendėr tė brandit tė ri amerikan
Barack Obama duket tė jetė , gjykuar nga biografia dhe paraqitjet e
tijė , njė njeri , njė vizionar , dhe njė politikan brilant. I
lindur nga prind me origjinė nga raca dhe religjione tė ndryshme ,
me babėn afro-amerikan musliman dhe nėnėn e bardhė tė krishtere ai
doli nė sipėrfaqe, nė kohėn kur shoqėria amerikane po klithte pėr
ndryshime, dhe ajo qė pėr dikė tjetėr do tė kishte qenė hendikap,
pėr tė doli tė jetė pėrparėsi. Ai fitoi bindshėm pėrballė njė
kandidati, i cili ishte hero lufte, i bardhė dhe me njė biografi po
aq tė shkėlqyer.
Kujtojini rrethanat e vetėm para disa dekadash, kur e gjithė
oratoria dhe biografia brilante e z. Obama nuk do ta kishin ndihmuar
atė tė shtroj kandidaturėn e tij pėr kryetar. Ndėrkohė qė, kėto
ditė, mėsojmė nga media se Amerika pėrpos kryetarit tė parė me
ngjyrė, pėrzgjodhi edhe nė njė pozicion tjetėr tė rėndėsishėm ,
tradicionalisht konzervativ, edhe njė jo tė bardhė. Partia
Republikane nė SHBA zgjodhi pėr kryetar njė njeri me ngjyrė.
Prognozat e CIA-s nė tė shumtėn e rasteve kanė rezultuar tė jenė tė
sakta. Ndryshimet nė strukturėn etnike, racore, kulturore dhe me njė
fjalė shumėdimensionale nė vetė Amerikėn po pasqyrojnė nė fakt
raportin nė mes civilizimeve globale. Fuqitė e reja ekonomike dhe
politike po e imponojnė edhe raportin dhe relacionet e reja nė mes
popujve dhe kulturave. Qdo ndryshim pa model dhe pa vizion, rrezikon
tė shndėrrohet nė anarki dhe konfrontime. Pėrderisa anarkia brenda
njė shoqėrie sado qoftė tė jetė e madhe, megjithatė mund tė jetė e
kontrolluar, nė pėrmasa globale kjo do tė thoshte konfrontim global.
As skenaristėt e filmave horror nuk do tė mund tė imagjinonin ēfarė
do tė ndodhte nė njė botė, me plot shtete qė kanė armė atomike dhe
pėrplot njerėz qė mendojnė se ēelėsat e plastikės i hapin dyert e
parajsės. Institucionet globale janė para njė reforme tė domosdoshme
dhe forcimi i ingerencave ekzekutive tė tyre paraqitet tė jetė i
domosdoshėm duke pasur parasysh pasojat globale tė krizės sė fundit
ekonomike e cila rrėzoi se kuti kartuēi disa nga bankat dhe
kompanitė e fuqishme tė botės sė sotme.
Barack Obama duket tė jetė i vetėdijshėm plotėsisht pėr sfidat jo
vetėm tė shoqėrisė amerikane por edhe asaj globale. Deklarimet e
para publike pėrmbajnė mesazhe pajtimi dhe afrimi edhe me armiqtė e
deridjeshėm. Ai , ditėve tė fundit ofroi dorėn e miqėsisė pėr tė
gjithė popujt, shtetet , kulturat, fetė, civilizimet , madje edhe
ato tė cilat nė vend tė dorės sė miqėsisė i kishin mbledhur duart e
tyre nė grushte pėr konfrontim.
Presidenti amerikan, mė nuk mund tė paragjykohet pėr racizėm, apo
mosdurim pėr kulturat e tjera. Kushdo , pėrgjatė globit, kur e sheh
nėpėr fotografi duke pirė coca cola apo pepsi, nuk do tė e sheh atė
si kėrcėnim apo imperializėm kulturor , por si njė njeri qė po pi
njė pije tė kėndshme freskuese por edhe njė model dhe njė vizion pėr
tu ndjekur.
|