|
ROLI I RI I TURQISE NE RAJON
Shkruan:
Fadil Lepaja
Fuqia e re
ekonomike nė
Ballkan e mė
gjerė, duke
e marrė si
tė merituar
rolin e saj
tė ri nė
rajon, i
cili pėrkon
me fuqinė
dhe ambiciet
ekonomike tė
kėtij vendi
tė madh, po
ecėn
pakujdesshėm
nė raport me
ambiciet e
kombeve tė
reja, duke
harruar se e
kaluara
historike
dhe pasojat
civilizuese
tė saj e
obligojnė
atė pėr njė
ecje tė
matur, qoftė
edhe rrugėve
tė shtruara
nga
kompanitė
turke.
Demonstrimi
i fuqisė
ekonomike,
kėto ditė,
nė panairin
e madh tė
biznesit
turk nė
Pallatin e
Rinisė, u
shoqėrua me
njė gjest
arrogance
dhe
mosrespektimi
ndaj
simboleve
urbane, tė
pavarėsisė
sė kėtij
vendi,
skulpturės
sė
shpėrblyer
me disa
ēmime
ndėrkombėtare
NEWBORN, e
cila u
mbulua
plotėsisht
nga njė
kamion i
larmė, me
targa dhe
reklama tė
bizneseve
turke.
Komentet e
disa
kalimtarėve
dhe reagimet
e ndryshme,
e sidomos
injorimi i
tyre nga
organizatorėt,
bėjnė tė
kuptosh qė
atyre as qė
u bėn ēfarė
mendon
qytetari i
kėtij vendi,
por
mjaftohen me
servilizmin
e klasės
politike dhe
qeveritarėve
tė Kosovės.
Vizita e
kryeqeveritarit
tė kėtij
vendi mik
sapo ėshtė
mbyllur dhe
duke lėnė
pas vetes,
pėrpos
shpresave tė
shumta pėr
qeveritarėt,
edhe shumė
huti ndėr
qytetarėt e
kėtij vendi.
Pritja
madhėshtore
nė Serbi
Kryeministrit
turk Erdogan,
kryeministrit
tė njė vendi
mik, nuk iu
rezervua
pritje e
ngrohtė
vetėm nė
Kosovė. Po
aq e ngrohtė
ishte pritja
e organizuar
disa muaj mė
parė edhe nė
Serbi.
Presidenti
serb Tadiq
nuk shkoi tė
falet nė
xhami, sepse
ky nuk ėshtė
besimi i tij.
Por, kjo nuk
pritej as
nga mysafiri,
sepse edhe
nė kohėn e
pushtimit
turk, kisha
serbe e
kishte
lirinė e vet
tė garantuar.
Nė fjalimet
e rastit me
rastin e
hapjes sė
njė qendre
kulturore,
nė Novi
Pazar, me
emrin e
reformatorit
Ataturk,
kishte pasur
njė kėmbim
entuziast tė
deklaratave
mes
presidentit
serb, si
nikoqir, dhe
mysafirit tė
tij,
kryeministrit
Erdogan.
Presidenti
serb Tadiq,
duke e
pėrshėndetur
kryeministrin
Erdogan,
ishte
shprehur
plot
entuziazėm
lidhur me
raportet mes
Serbisė dhe
Turqisė:
Pėrpara
Serbisė dhe
Turqisė
ėshtė
perspektiva
e ndėrtimit
tė
marrėdhėnieve
tejet tė
afėrta dhe
tė lidhjeve
nė tė gjitha
fushat...
Turqia e ka
njė rol,
ndikim dhe
kredibilitet
tė madh nė
hapėsirat e
Ballkanit
Perėndimor,
ashtu siē
ėshtė i madh
edhe roli i
Serbisė. Sot
tė gjithė
duhet tė
jenė tė
vetėdijshėm
pėr miqėsinė
tonė, tė
gjithė duhet
tė jenė tė
vetėdijshėm
pėr
vėshtrimin
tonė lidhur
me qėllimet
e
pėrbashkėta,
kishte thėnė
Tadiq,
pėrplot
entuziazėm.
Ndėrkaq,
kryeministri
i Turqisė
ishte
shprehur:
Nė Ballkan
po hapet njė
periudhė e
re, dhe
vendi kyē nė
kėtė proces
ėshtė
Serbia.
Gjatė kėsaj
vizite ishin
konkretizuar
kėto tone
entuziaste
me
marrėveshje,
ku ministrja
serbe Verica
Kalanoviq
dhe ai turk
Davutoglu,
kanė
nėnshkruar
edhe njė
memorandum
mirėkuptimi
pėr
ndėrtimin e
segmenteve
prej vendit
Ljig deri nė
Ēaēak, dhe
prej Ēaēakut
deri nė
Pozhegė, tė
autostradės
Beograd-Adriatiku
Jugor (Korridori
11).
Mediet serbe
shprehen se
kompanisė
turke Kolin
Inshaat, e
cila mė
herėt ka
shprehur
interesim
pėr kyējen
nė ndėrtimin
e segmentit
tė parė tė
autostradės,
i janė
bashkangjitur
edhe kompani
tė tjera
ndėrtimore
turke,
kėshtu qė
memorandumi
siguron njė
bazė tė mirė
ligjore pėr
njė
paraqitjen e
tyre serioze
para
institucioneve
financiare,
tė cilat do
tė sigurojnė
kredi tė
volitshme.
Mediet serbe
flasin edhe
pėr
garancitė e
qeverisė
turke pėr
kėto kredi.
Askush, as
mediet, as
shoqėria
civile, as
pushtetarėt,
askush nuk e
kishte
komentuar
pėrbėrjen
etnike tė
myslimanėve
tė Sanxhakut,
kur nė Novi
Pazar, me
mijėra
shqiptarė tė
asimiluar,
tė cilėt sot
kanė shumė
problem me
identitetin,
tė cilėt sot
nuk e flasin
gati asnjė
fjalė shqip,
e pritėn
shumė
ngrohtė dhe
plot shpresė
kryeministrin
turk, tė
shoqėruar
nga
presidenti
serb.
Kėshtu ndodh
sepse asnjė
nga qeveritė
shqiptare
asnjėherė
nuk u
interesua
dhe nuk e
shtroi kurrė
ēėshtjen e
tyre.
Kjo ndodh
sepse serbėt
janė mė tė
gatshėm tė
pranojnė se
ata janė
turq, e
madje edhe
kinezė,
vetėm tė mos
e pranojnė
faktin
historik se
ata janė me
prejardhje
shqiptare
dhe kjo do
tė rrėzonte
edhe
pretendimet
e tyre pėr
veriun e
Kosovės.
Po ashtu,
askush nuk e
pėrmendi
miqėsinė dhe
bashkėpunimin
gati
dyshekullor
mes Serbisė
dhe Turqisė
rreth
spastrimit
etnik tė
shqiptarėve
nė Serbi,
Kosovė dhe
ish-republikėn
jugosllave
tė
Maqedonisė.
As gjatė
vizitės nė
Kosovė, disa
muaj mė vonė,
askush nuk e
pėrmendi as
e komentoi
faktin se
qindra
mijėra
shqiptarė tė
evidencuar
me
nacionalitet
si turq
ishin
shpėrngulur
nga Kosova
nė Turqi, nė
bazė tė
marrėveshjeve
ndėrshtetėrore
tė
ish-Jugosllavisė
me shtetin
turk.
Pritja
madhėshtore
nė Kosovė
Fotoja qė
doli nė
media, nga
Xhamia e
Madhe nė
Prishtinė, e
ndėrtuar nga
pushtuesit
osmanė disa
qindra vite
mė parė dhe
ku shihen dy
kryeministrat
duke u lutur
sipas formės
qė kėrkohet
nė besimin
islam, nuk
ėshtė asgjė
nga e cila
do tė duhej
shqetėsuar
qytetarėt e
kėtij vendi
apo
opinionin
publik
ndėrkombėtar.
Derisa
ish-presidenti
Rugova e
mbante nė
ēdo ambient
zyrtar dhe
privat
fotografinė
e Papės dhe
kjo ishte
preferencė e
tij, ēdo
politikan
apo zyrtar
ka tė drejtė
tė ketė
preferencat
e veta.
Kryeministri
me kėtė rast
kishte
shprehur njė
pjesė tė
bindjeve tė
tij, tė
cilat si
duket mė
herėt ėshtė
rezervuar
ti shfaqė.
Pėrderisa
kryeministri
turk njihet
si njeri
besimtar dhe
praktikues i
rregullt i
saj, madje
me
intensitetin
qė shqetėson
segmente tė
shoqėrisė
sekulare
turke, kjo
nuk mund tė
thuhet se ka
qenė deri mė
tani pjesė e
imazhit tė
ish-kryeministrit
kosovar.
Nė fakt,
kryeministri
i vendit ka
shkuar edhe
nė ceremoni
nėpėr kishat
katolike tė
kėtij vendi,
por pa marrė
pjesė nė
ceremonitė
fetare pėr
arsyen e
thjeshtė se
nuk i takon
kėsaj feje.
Por, dolli
kishte
ngritur.
Ajo ēka
ishte
karakteristikė
e
protokollit
tė pritjes
dhe
pėrcjelljes
sė
burrėshtetasit
turk dhe jo
vetėm atij,
ėshtė
diktati i
mysafirėve
nė protokoll.
Kėshtu pati
ndodhur edhe
me heqjen e
flamujve
kombėtarė
gjatė
vizitės sė
sekretares
sė Shtetit,
zonjės
Klinton nė
Kosovė.
Si duket,
ēdokush
kėrkon nga
ne tė
pėrshtatemi,
tė mohojmė
diēka nga
identiteti
ynė, pėr tė
pėrfituar
njohjen apo
pėrkrahjen.
Kur ishte nė
pyetje
ekzistenca e
popullit, ne
korrigjoheshim
me inerci,
ndėrkaq tash
kur ėshtė nė
pyetje liria
jonė, si
duket jemi
tė prirė tė
gėlltisim
gjithēka,
vetėm pėr tė
siguruar njė
njohje mė
shumė.
Sidoqoftė,
derisa
shumica e
qytetarėve
tė kėtij
vendi e
kuptojnė pak
a shumė
arsyen pse
SHBA si fuqi
globale dhe
si
mbėshtetėsi
kryesor i
lirisė sė
kėtij vendi
e ka kėtė
ndikim,
gjithsesi
janė tė
hutuar pėr
fuqinė e
ndikimit qė
e tregoi
gjatė kėsaj
vizite
kryeministri
turk.
Panotė e
stėrmėdha si
nė kohėt e
perėnduara,
rreshtimet e
popullit
pėrskaj
rrugėve apo
nėpėr sheshe
me orė
pėrpara,
legalizimi i
interesave
turke nė
rajone si
Prizreni dhe
Vushtrria
etj.,
asocionin se
po lind njė
vėllazėri e
re
mijėvjeēare
dhe se
vėllai i
vogėl po e
bėnte atė qė
pritej prej
tij...
Pėr bizneset
me Kosovėn,
mediet kanė
raportuar
edhe gjatė
vizitės sė
Qeverisė sė
Kosovės nė
Stamboll,
megjithėse
shumė pjesė
tė
kontratave
ende janė tė
panjohura
pėr publikun.
Pasi jam
plotėsisht i
bindur se
Qeveria
turke ska
ēka tė
fshehė sepse,
si njė shtet
me traditė,
tė gjitha i
bėn me
kontrata
valide,
madje edhe
shpėrnguljet
e popullsisė,
mbetet
dilema e
madhe: ēka
pėrpiqej
kryeministri
ynė tė
mbulonte me
fjalėn vėlla?!
Kompanitė
turke tashmė
janė duke
punuar
segmentin e
parė tė
rrugės
Merdar-Morinė.
Punimet si
duket janė
duke shkuar
mirė, me
pėrjashtim
tė
problemeve
me
shpronėsimet,
tė cilat nė
fund tė
fundit nuk
kanė tė
bėjnė me
kompaninė.
Pėr dallim
prej shtetit
serb, shteti
i Kosovės ka
zgjedhur njė
mėnyrė
tjetėr tė
garantimit
pėr kėtė
rrugė, e
cila si u pa
se nuk kaloi
nė parlament
me gjithė
insistimin e
dėshpėruar
dhe
autoritar tė
kryeministrit.
Ajo qė ėshtė
e mira e
gjithė kėsaj
ėshtė se
rruga,
megjithatė,
po vazhdon
sė ndėrtuari
dhe kjo
duket falė
vullnetit tė
mirė tė
Qeverisė
turke, me
shpresė se
nuk janė
kėrkuar
garanci tė
tjera, tė
cilat
qytetarėt
nuk i dinė.
Sukseset e
biznesit
turk
Pa dyshim,
Qeveria
turke po
udhėheq nė
Ballkan njė
politikė tė
suksesshme
tė
mbėshtetjes
sė biznesit
tė vet.
Punėt e
mėdha qė i
ka marrė nė
Shqipėri,
Kosovė,
Serbi,
kryesisht si
rezultat i
investimeve
nė
privatizimin
e kompanive
tė ndryshme
por edhe nė
ndėrtimtari,
e arsyetojnė
retorikėn e
zyrtarėve tė
tyre.
Ata po
arrijnė ti
kalojnė tė
gjitha
barrierat,
duke
shfrytėzuar
mekanizmat
qė
funksionojnė
nė Ballkan,
e po shihet
qė kjo ska
tė bėjė
asgjė me
vėllazėri,
por me njė
interes tė
madh tė
biznesit, tė
njėrit prej
vendeve me
njė zhvillim
tė shpejtuar
dhe tė
qėndrueshėm.
E kjo ėshtė,
megjithatė,
veē njė
pjesė e
vogėl e
bizneseve tė
mėdha turke
qė janė nė
njė
ekspansion
tė paparė
ndonjėherė
nė historinė
e saj.
Ndėrkohė,
siē ndodh
zakonisht,
po pėrhapet
edhe
vėllazėria
dhe
ideologjia
zyrtare e
tyre.
Pavarėsisht
vėrejtjeve
tė shumta
pėr
korrupsion,
qoftė nė
Shqipėri,
Kosovė apo
Serbi,
qeveritarėt
turq, tė
vetėdijshėm
pėr rolin
strategjik
tė vendit tė
tyre, po
shkojnė njė
hap mė tutje
duke krijuar
aleanca
biznesi me
kompani dhe
banka tė
fuqishme
perėndimore
dhe po
udhėheqin
njė ofensivė
nė drejtim
tė Evropės,
pėrmes
Ballkanit
tashmė
gjysmė tė
pushtuar.
Duke sfiduar,
e madje nė
disa
drejtime
edhe duke i
tejkaluar
ngulimet
ekonomike
greke nė
rajon,
Turqia po
faktorizohet
edhe nė
planin
politik.
Qeveritė nė
Ballkan janė
zėnė tė
papėrgatitura
para kėtij
invadimi dhe
fuqie
investuese
tė saj.
A do tė
bjerė sėrish
Bizanti dhe
Arbėria nė
orbitėn e
fuqishme
turke apo do
tė gjejnė
fuqi tė
kyēen nė
Evropė falė
angazhimit
tė
potencialeve
tė veta
ekonomike,
kjo mbetet
tė shihet
gjatė
dekadės sė
ardhshme, e
cila do ti
japė formė
tė
qėndrueshme
konjukturės
sė re
ballkanike.
Klasa
politike e
vendit, e
dhėnė pas
pasurimit tė
shpejtuar,
dhe nė
mungesė
vizioni, nuk
e krijon
pasurinė e
vet pėrmes
pėrkrahjes
sė bizneseve,
nė formėn
turke.
Vetėm 5%
ėshtė
mbulueshmėria
e importit
me eksportin.
Pėrfitimet e
klasės
politike tė
vendit tonė
bazohen
vetėm nė
shitjen e
pasurisė sė
kėtij vendi
ose nė
tenderėt
milionėsh.
Por, kush ka
kohė nė
Kosovė tė
merret tash
me kėtė
ēėshtje
pėrpos neve,
tė cilėt nuk
e kemi
gajlen e
karriges sė
deputetit,
ministrit
apo
kryeministrit.
Po ta kishim
pasur kėtė
pėrgjegjėsi,
ndoshta
shumė nga ne
do tė ishin
udhėhequr
nga interesa
tė njėjta
dhe do tė
kishim
pėrdorur
retorikė tė
njėjtė.
Ndoshta nė
kėtė lojė ne
nuk jemi
guximtarėt.
|