|
FUNDAMENTALIZMI
FETAR SI
REAKSION
NDAJ
MODERNIZMIT
DHE
SEKULARIZMIT
Shkruan:
Avni Rudaku
1.Historiku
konciz i
diskursit
pėr
fundamentalizmin
fetar-shqiptar
nė Kosovė
Rasti i
Xhabirit''
elektrizoi
emocionalisht
opinionin
publik kur
pa
fotografinė
e rrahjes sė
mavijosur,
sidomos tė
portretizuar
nė ballinėn
e gazetės ''Express''.Tani
''Express''
ka kultivuar
njė metodė (mund
tė duket
ndonjėherė
edhe
spektakulare
apo
senzacionale)
qė edhe me
tė ''vėrtetat
mė tė
dhimbshme''
tė na sfidoj,
pėr tė
sensibilizuar
shoqėrinė
dhe
institucionet
e saj pėr tė
qenė
koshiente
pėr atė qė
po sillet
pėrreth nesh
dhe qė
domosdoshmėrisht
tė
diskutohet
nė sferėn
publike, por
edhe tė
sanksionohet
kur
vlerėsohet
situata si e
tillė.Ky
rast dhe
disa tė
tjerė
sporadik tė
dėgjuar
publikisht (qė
kurrsesi nuk
nėnkuptojnė
paragjykime
ndaj grupeve
tė caktura),
japin shkas
pėr diskurs
tė prezencės
sė
fundamentalistėve
islamikė-shqiptarė
nė Kosovė, i
cili si ''objekt
diskursi''
ka qenė
latent pėr
njė kohė tė
gjatė pėr
shkaqe
politike dhe
diplomatike,
afrimit tej-sentimental
me
Perėndimin -
qė
nėnkuptonte
edhe njė
ndjeshmėri
pėr ''miqtė''
tanė pėr
kėtė temė -
qė ishin nė
njė ''luftė
qytetare
globale''me
kėtė version
tė islamit
politik dhe
tė 'nacionalizuar'.Nė
vitet e
80-90-ta e
deri kah
ēlirimi nga
forcat serbe
nė Kosovė,
ngacmimi pėr
kėtė ēėshtje
tė
fundamentalizmit
vinte kohė
pas kohe nga
politika
serbe, tė
cilėt
justifikonin
veprimet e
tyre
represive
dhe agresive
ndaj
qytetarėve
shqiptarė
duke lobuar
nė Perėndim
se po
mbrojmė
Evropėn nga
''rreziku i
pėrhapjes sė
fundamentalizmit
shqiptar-islamik''.Kishte
zėra tė
rrallė
shqiptarė qė
e pranonin
atėbotė
ekzistimin e
fundamentalizmit
islamik nė
Kosovė si
pėr shkaqe
politike,
por edhe pėr
arsye
objektive,
sepse e
vėrteta
ishte qė nuk
ishte
lėndėsuar
ndonjė
radikalizėm
alarmues
islam.Reagimet
e
intelektualėve
shqiptarė mė
tepėr ishin
si nevojė
pėr tė
argumentuar
se kjo ishte
''projeksion
serb'', ''sajim
dhe
artificit
serb'', ''shpikje
serbe''; pra,
kufizoheshin
nė mbrojtje,
dhe ishte si
produkt i
etiketimit
nga ana e ''tė
tjerėve''
dhe nuk
lindi aq nga
konteksti
ynė
internal, nė
mėnyrė qė
imazhi para
faktorit
ndėrkombėtar
tė ishte i
dėshirueshėm
pėr ne, por
edhe qė nuk
mundeshim tė
pranonim njė
stigmatizim
tė tillė si
''fundamentalistė''(aspekti
i ''vetes
nacionale'').Ēėshtjet
qė do tė
elaborohen
nė vijim nuk
do tė jenė
synim pėr tė
gjykuar
rastin e ''Xhabirit''
(nuk marrė
rolin e
prokurorit a
gjykatėsit,
dhe as nuk
mund tė
paragjykoj
asgjė), por
ky do tė
jetė shkas
pėr tė
shtjelluar
njė numėr
ēėshtjesh qė
lidhen me
atribuimet e
kėtij rasti:
fundamentalizmin
fetar,
versionin
radikal tė
islamit,
shkaqet e
ekstremizmit
fetar nė
botė dhe
pasojat e
saj edhe nė
glokalizmat
e llojit tė
shoqėrisė
kosovare,
dallimi nė
mes
fundamentalizmit
fetar nė
Kosovė dhe
atij
internacional,
motivet e
shfrenimit
tė energjisė
fetare nė
Kosovė, e tė
tjerė.Karatizimi
fizik i Xhabirit
ėshtė simbol
i pafuqisė
sė BIK-ės
pėr tė
menaxhuar
kėto
antagonizma
tė
moderacionit
islamik dhe
radikalizimat
e
shumėllojshėm
fetar,
rivalitetet
ndėr-menhexhesh
(metodash),
drejtimesh,
variantesh,
qė janė edhe
me origjinė
nga
globalizimi,
proceset
integruese
transnacionale
dhe
akulturizmave,
kontaktet
variabile
kulturore,
reaksion
ndaj vetė
postulateve
tė
organizimit
shoqėror dhe
sistemit
socio-politik,
modernizimit
dhe
sekularizmit.Por,
edhe
ndryshimet
sociale,
kulturore,
dhe faktorėt
ekonomikė
janė arsye
se pse
parakalojnė
individėt nė
shtegtun
ngushėllues,
atė tė
fundamentalizmit
fetar.
2.Ēfarė
pėrmban
fundamentalizmi
fetar nė
shoqėrinė
kosovare?Fundamentalizmi
bukval dhe
racional.
Nė
literaturė
tė ndryshme
politike,
sociologjike,
religjioze,
fundamentalizmi
fetar ėshtė
i
nduarndurshėm
dhe nė mjaft
vende
keqkuptohet,
ngatėrrohet
dhe
shtrembėrohet.Myslimanėt
kėtė term e
shohin si
tendencioz,
politik dhe
produkt
perėndimor
pėr t'i
atribuar
ngjyrime
negative
islamit.Mirėpo,
do tė shohim
se nuk ėshtė
kėshtu!Fundamentalizmi
ka
pėrkufizim,
ka adresė,
dhe ka
trajtat e
saj tė
manifestimit.''Fundamentalizmi,
lat.fundamentum,
themel,
ėshtė njė
stil i tė
menduarit,
ku disa
parime
pranohen si
''tė vėrteta''
thelbėsore,
qė kanė
pushtet tė
padiskutueshėm
dhe tė epėrm,
pavarėsisht
pėrmbajtjes
shpalosje
e pasionit
dhe afsh tė
shkaktuar
nga siguria
doktrinare.Deri
edhe
skepticizmi
liberal mund
tė thuhet se
mishėron
besimin
fundamentalist
qė tė gjitha
teoritė
duhet tė
dyshohen,
pėrveēse pėr
vetveten!(H.A:''Politika'',
Brezi '81,
Prishtinė,
2008, fq.61)
Autori dhe
diplomati
gjerman,
njėherazi
ambasador nė
shumė vende
tė botės
orientale,
drejtor njė
kohė tė
gjatė pėr
informin
pranė
Brukselit,
NATO-sė,
Murad
Hofmann,
thekson se,
''koncepti
fundamentalizėm
nuk ka
ekuivalent
tė vėrtetė
nė gjuhėn
arabe, por
ėshtė
produkt
perėndimor,
i menduar tė
pėrshkruan
fenomenin
perėndimor.''(Hofmann,
Murad: ''Islami
si
alternativė'',
Furkan ISM-Shkup,
2000,
fq.88)Megjithatė,
fundamentalizmi
fetar mund
kuptohet si
tendencė e
grupeve
shoqėrore tė
ndryshme
religjioze
pėr tė
mbrojtur
bazat
themelore tė
njė
religjioni
ose doktrine
fetare;
nevoja pėr
kthim nė
besimin
original;
rivitalizimin
dhe
akomodimin
me kohėn e
re; dhe qė
pėrjashton
gjithēka qė
shkon pėrtej
egocentrizmit
tė tyre dhe
tė tė parėve
historikė;
qė i
konsiderojnė
si modele
identifikimi,
dhe si
mėnyrė
jetese a
kulture
ideale pėr
tė ndjekur.
Fundamentalizmi
shpėrfaqet
nė dy forma:
bukval dhe
racionalI
pari ka tė
bėj me
interpretimin
''kallėp''
tė tė
kuptuarit tė
fesė, dhe qė
redukton apo
pėrjashton
si tė drejta
leksionet
alegorike
dhe
metaforike
tė
interpretimit
tė librave
tė
shenjtė.Tė
menduarit
abstrakt dhe
simbolik
kėtu nuk ka
kuptim sepse
vendin e saj
e ka zėnė
misticizmi,
metafizika,
letrarizimi
mekanik,
etj.Hofmann
duke hyrė nė
origjinėn e
njė
interpretimi
radikal tė
Kuranit
tregon se,
''shkolla
juridike
hanbelite,
bashkė me
filozofinė
epistemologjike
esh'arite,
bėri njė
ndikim tė
fuqishėm nė
islamin
sunnit tė
shekullit tė
dhjetė nė
formė tė
fundamentalizmit
qė lejon
vetėm tė
kuptuarit nė
formė
letrare.Shejh
Velijjull-llahu,
Muhammed
Ibėn
Abdulvehhabi,
themelues i
lėvizjes sė
vehabizmit
saudit,
lėvizja
libiane
senuse prej
vititit
1930,
organizata
egjiptare
Vllezėrit
muslimanė
dhe
Xhematul-islamij
e Pakistanit
sėrish
ngjallėn njė
qasje tė
tillė''.(po
aty, fq.89)
Ndėrsa
fundamentalizmi
racional
ngėrthen mė
vete qasjen
e
intepretimit
tė teksteve
origjinale
fetare, por
duke lejuar
edhe
minimalisht
tė
interesohet
pėr
problemet
aktuale
bashkėkohore,
risive, dhe
qė tė
theksoj se
edhe kėto ''aktualitete''
tė jetės
moderne mund
tė shihen
nėn dritėn e
''teksteve
burimore
origjinale''.Sipas
Dr.Murad
Hofmann-it
fundamentalizmi
racional
islam filloi
tė
zhvillohet
kah fundi i
shekullit tė
XIX-tė dhe
fillimi i
shekullit
XX-tė me
lėvizjen
reformuese
selefiste (tekstualisht:
kthim nė tė
kaluarėn
duke imituar
shembullin e
respektimit).
''Personalitetet
e
rėndėsishme
tė kėsaj
lėvizje janė:
M.Abduhu nė
Egjipt,
R.Rida nė
Siri,
dijetarėt
algjerianė
Ibėn Badisi,
dhe Ibrahimi
dhe
muslimani
evropian
M.Asadi.Kjo
lėvizje u
zhvillua si
reagim ndaj
paralizės
dhe
dekadencės
sė botės
bashkėkohore
islame dhe
nė
pavarėsinė e
saj dhe
nėnshtrueshmėrinė
ndaj
Perėndimit.Ky
reagim,
megjithatė,
nė pjesėn mė
tė madhe ka
ngelur
apologjetik.Selefinjtė
njėkohėsisht
u pėrpoqėn
tė pastrojnė
Islamin prej
elementeve
jo-islame tė
cilat me
kohė u
infiltruan
nė tė -
besimet e
kota, tė
cilat mes
tjerash janė
pasqyrė edhe
nė adhurimin
e varreve
dhe
shenjtorėve,
devijimit
sufist dhe
elementeve
heretike.Kjo
qasje e re
ndaj
burimeve
aspak nuk do
tė thotė
pėrshatje e
Kur'anit nė
frymėn e
kohės, por
kundrejt
kėsaj,
shėnon
ripėrtritjen
e
fleksibilitetit
qė ėshtė
garancė jo
vetėm e
qenies sė
vet, por
edhe e
zgjidhjes sė
tėrėsishme
tė
problemeve
qė gjatė
tėrė
historisė
dalin nė
sipėrfaqe''(po
aty, fq. 92,
93, 94)
Pra, siē
shihet, edhe
fundamentalizmi
religjioz
kosovar, nuk
mund tė
kuptohet pa
njohur
lėvizjet dhe
drejtimet e
ndryshme qė
kacafyten nė
botėn islame,
dhe pėr
pasojė kanė
edhe
shpėrndarjen
dhe bartjen
e kėtyre
kontradiktave
dhe
tensioneve
te tė gjithė
besimtarėt
myslimanė tė
botės, dhe
kėshtu ngjet
edhe me
besimtarėt
tonė
qytetarė.
3.Pėrceptimi
dhe qasja
jo-adekuate
ndaj ''fundamentalistėve
tonė
qytetarė
kosovarė''!
Jo vetėm qė
islami
shqiptar ka
specifikat e
veta, por
edhe ata qė
janė tė
devotshėm
religjio-centrist,
kanė
veēoritė
dalluese nga
fundamentalizmi
islamik nė
Palestinė,
Pakistan,
Afganistan,
e tė
tjerė.Nė
fillim tė
shfaqjes
publike mė
masovikisht
tė ca tė
rinjve
fetarė me
dukje e
pamje,
gabimi i
parė social
i shoqėrisė
sonė ka qenė
pėr kėtė ''grup
apo
subkulturė
religjioze''
atribuimi me
etiketime,
paragjykime,
stereotipe,
stigmatizime
tė llojeve
''Binladena'',
dhe me
leēitje.Teoria
e etiketimit
ėshtė
mjaftueshėm
e
rėndėsishme
pėr
shpjegimin e
njė lloj ''tėrheqjeje
mė vete'' tė
kėtij target
grupi
shoqėror.Mė
pastaj,
filloi tek
''ata''
pėrceptimi
se vėrtetė
janė ''ndryshe''
nga ''ne'' (mazhoraca
kosovare qė
janė tė
moderuar apo
qė nuk 'qajnė'
kokėn fortė
pėr fe).Kjo
ishte faza e
parė dhe e
dytė e
shkėputjes
nga sistemi
sociologjik
kosovar.Dhe
tani
gjendemi nė
njė situatė,
kur ''ata''
tashmė janė
tė
identifikuar
si tė tillė,
dhe e
ndiejnė
vetėn me
etiketat
tona, apo
edhe tė
tyret.Njė
gjė ėshtė e
sigurtė se
ka shumė
faktorė
influencues:
globalizimi
e ka pjesėn
e vet nė
rolin e
ngurtėsimit
religjioz te
disa
kosovarė;
anomia
shoqėrore
pas vitit
1999 kur
humb
vlefshmėria
e kontrollit
shoqėror dhe
mungesa e
normave dhe
rregullave
shoqėrore qė
tregojnė
ēfarė duhet
dhe nuk
duhet tė
bėjmė;
ardhja e
organizatave
fetare dhe
humanitare,
tė cilat pos
qė ofrojnė
ndihma,
suport
social dhe
moral pėr
shumė
familje,
japin edhe
Bibėl,
apo Kuran,
apo ndonjė
Behaullah
book;
komunikimi
tekniko-teknologjik,
interneti,
web-sajtet e
klikuara, tė
shumta me
pėrmbajtje
fetare, dhe
jo monopoli
i njė mėnyre
shpjegimi tė
fesė;
pėrkthimi
dhe keq-
pėrkthimi i
shumė
librave
religjioz
nga gjuhė tė
ndryshme;
humbja e
shpresės dhe
kuptimit pėr
jetėn,
sidomos nga
pėrjetimi
dramatik i
luftės
nihiliste nė
Kosovė dhe
ngushllimi
me fe;
varfėria dhe
margjinaliteti
i lartė;
vėshtirėsitė
nė hyrjen e
tregut tė
punės;
pastaj roli
i studentėve
kosovarė qė
studiojnė nė
vende tė
ndryshme ku
aplikohet
islami dhe
transferi i
kundėrshtive
tė ''atje-shit''
te ne;frika
nga rritja e
influencės
shiite nė
rajonin e
Lindjes sė
Mesme dhe
vendet arabe
kanė bėrė qė
tė
sponzorojnė
intensifikimin
e frymėzimit
nga ''Abdul
Wehabi'', i
cili kishte
njė averzion
tė lartė
ndaj
shiizmit dhe
sekteve e
tarikateve
tė tjera
brenda
islamit dhe
rritjen e
intolerancės
si
konsekuencė;
dhe padyshim,
tė gjitha pėrdridhjet
qė ndodhin
nė skaj tė
globit,
shpėrndahen
edhe nė tėrė
rajonet e
shtetet e
botės.Fundamentalizmi
fetar i
qytetarėve
nė Kosovė
ėshtė
tendencė
edhe pėr t'u
integruar nė
sistem, por
nga njė
indiferencė
e shoqėrisė
sonė dhe
institucioneve
qė nuk i
mirėpresin.Sa
mė tėpėr qė
mbyllen
dyert pėr
ata qė ne i
atribuohemi
si ''radikalė
islamikė'',
aq mė tepėr
do tė
mbushmi
bateritė e
tyre tė
izolimit,
pėrjashtimit
social, dhe
kthimit kah
vetvetja e
tyre apo
margjinalizimit
si
mikro-grupe
sociale.''Mbulesa''
e vajzave tė
reja, apo
pėr mezo-gra
nė shkolla
dhe
universitete
duhet tė
jetė e
padėnueshme
dhe
toleruese,
duke
respektuar
lirinė e
shprehjes sė
identitetit
edhe nė
mėnyrėn dhe
stilin e
veshjes.Propagandimi
i
ēfarėdolloj
feje qė
bėhet nė
institucione
publike,
arsimore,
administrative
e shtetėrore,
tė jetė i
sanksionuar
normativisht
apo me ligj
e nene, por
jo doemos qė
disa
shpėrfaqje
elemetesh
nėse ndihen
kėndshėm me
to, t'u
ndalojmė.Sa
mė shumė qė
ndihen tė
rrezikuar
nga imponimi
ynė shoqėror,
a shtetėror,
aq mė tepėr
do tė jenė
tė frustruar
dhe tė
irrituar.Fundamentalizmi
i tyre nuk
ėshtė i
llojit tė ''Hamasit
lokal'' dhe
i pėrzier me
nacionalizmin
palestinez,
por edhe si
njė revoltė
ndaj
pamundėsisė
apo
vėshtirėsisė
(qoftė nė
kuptimin
subjektiv
apo objektiv)
pėr t'u
integruar nė
jetėn tonė
si e bėjmė
syresh
shumica prej
nesh.Megjithėkėtė,
ata janė
qytetarėt e
shoqėrisė
sonė.Duke u
integruar nė
shoqėrinė
tonė, nuk e
ndiejnė
vetėn tė
vetmuar, tė
braktisur
apo tė
diskriminuar.Pėrmes
integrimit
dhe
solidaritetit
ne u mėsojmė
atyre edhe
''kursin e
sekularizmit
dhe
pluralizmit
fetar''.Pse
nė
intervista
tė punėsimit
shihet njė
me mjekėr
apo njė me
''shami'' si
jo-profesioniste
apo jo e
dėshiruar
pėr
institucione
nė fjalė?Nė
Fakultetin e
Psikologjisė
ėshtė njė
profesor me
''kapele
hebreje'',
por ėshtė
shembull i
mirė qė
duhet
ndjekur pėr
tolerancė
fetare,
sepse ai jo
vetėm qė
ėshtė shumė
profesional,
dhe mjaft
kontribues
qė Fakulteti
i
Psikologjisė
tė mbahet nė
''kėmbė'',
por
asnjėherė
nuk ka
shfaqur as
edhe
dyshimin mė
tė vogėl pėr
propagandim
fetar tė
Tevratit dhe
Talmudit
gjatė
leksioneve
tė tij.Ne
nuk na
pengon ''manikyri
dhe pedikyri''
i asnjė
qytetari,
por vetėm
kur shkel
lirinė e
tjetrit, dhe
bėhet
agresiv.Ēdo
lloj
propagandimi,
presioni,
apo nxitje
me
makiavelizėm
tė pėrhapjes
sė feve
duhet tė
ndėshkohet
dhe nga
askush tė
tolerohet.Pėrndryshe,
tė gjithė
kanė
hapėsirėn e
tyre
personale
dhe private
tė lirisė
fetare.
4.A ka
radikalizėm
fetar nė
Kosovė?
Radikalizimi
fetar nė
shoqėrinė
kosovare nuk
ėshtė i
organizuar,
sistematik,
i
pėrpunuar.Ėshtė
difuz, i
shpėrndarė,
dhe nė
mikro-grupe
tė vogla
fetare.Ka
edhe ndasi
dhe
fraksione
edhe brenda
llojit tė
shprehjes sė
fundamentalizmit
islamik.Shkolla
tradicionale
islame nė
Kosovė qė e
vazhdon me
besnikėri
Bashkėsia
Islame ėshtė
e shkollės
Hanefite(
lexo: Ebu
Hanife ishte
dijetar
islam), por
edhe kjo nuk
zbatohet
ashtu, siē
porosisin
librat
teorikė.Brenda
islamit ka
shkolla tė
ndryshme tė
interpretimit
tė doktrinės
islame, por
dallojnė mes
tyre jo aq
thelbėsisht,
sa kanė tė
bėjnė me ca
aspekte tė
metodologjisė
sė pėrhapjes
sė fesė,
qasjes ndaj
politikės
dhe shteteve
ku nuk
zbatohet
islami; ca
elemente
kozmetike
apo ''mekanikės
sė ritualeve'',
pėr disa ''elemente
sekondare''
apo ''terciare'',
si skenari i
faljes,
etj.Katėr
shkollat
legjitime tė
zbatimit tė
islamit
teorik janė
adaptuar nė
vende tė
ndryshme.Hanefitė
kosovar
janė mė
liberal dhe
tė lehtė pėr
t'u
akomoduar me
modernitetin,
duke mos
shfaqur
oreks pėr
pushtet
politik apo
tė zotėrojnė
sferėn
publike dhe
shtetėrore.Duhet
dalluar nė
mes vete
shkollat
fetare,
menhexhet,
tarikatet,
rendet,
sektet,
lėvizjet
fetare,
lėvizjet
mileniare,
kultet (vė
re: nė njė
shkrim
tjetėr do tė
flasim pėr
to).Mirėpo,
etiketat ''mjekrosha'',
''tė blerė'',
''fanatikė'',
''pantollon-shkurtėt'',
etj., kanė
efekte tė
kushtueshme,
margjinalizuese,
por asgjė
nuk
shpjegojnė
dhe janė
paragjykuese.Prandaj,
sa mė larg
etiketimit,
dhe tė tė
kuptuarit tė
tyre, dhe
fillimi i
njė procesi
bashkėbisedimi.Kur
Obama tha:
do tė
dialogojmė
edhe me
grupet e ''dyshimta'',
qė janė
maksimalisht
mė tė ''vėshtira''
sesa te ne,
pse tė mos
aplikojmė
edhe ne ''praktikėn
obamiane''
tė
dialogut?!.Sa
mė shumė qė
grupet
shoqėrore
janė ndier
tė rrezikuar
dhe tė
pasigurtė,
aq mė shumė
janė
radikalizuar
dhe
autizuar.Prandaj,
ideja
strategjike
ėshtė tė
ndalim
etiketimin,
stereotipet
dhe
paragjykimet
me terma qė
kanė
pėrmbajtje
negative dhe
tendencioze,
por tė
integrohen
edhe ata nė
institucione
tė
bashkėsisė
islame dhe
ēdo tendencė
e jonė qė
t'i lėmė
jashtė
institucioneve
i bėn mė pak
tė
parashikueshėm
dhe mė
anarkik.
5.Shkaqet e
fundamentalizmit
fetar:
1.Reaksioni
ndaj
modernitetit
dhe
postmodernitetit.
Nė
modernitetin
perėndimor
nuk ka ''tė
vėrteta tė
mėdha'', por
qėndron
esencialisht
paradigma e
''relativizimit
tė sė
vėrtetės''.Sekularizmi
ka fituar
ndaj
sakrales.Roli
i
religjionit
ka mbetur ''mė
periferik''
dhe si
ēėshtje
private.Konflikti
shoqėror
pranohet nė
shoqėrinė
liberale dhe
demokratike.Thuhet
edhe hapur
se asgjė nuk
ėshtė e
sigurtė, dhe
ka ''tė
vėrteta tė
ndryshme''.Askush
nuk ka
monopol ndaj
tė vėrtetės,
pos pasiguri,
dyshim, dhe
paqartėsi.Dhe
fundamentalistėt
fetarė, si
revoltė nga
kėtyre
konditave
teorike dhe
filozofuese
tė jetės
moderne dhe
postmoderne,
e gjejnė ''sigurinė
dhe tė
vėrtetėn
vetėm nė
botėn e
tyre''.Ata
qeshin me
ne: qysh bre
nuk po
mundeni me
gjetėn tė
vėrtetėn?A
t'ju
tregojmė ne?
Ne e kemi,
hiē nuk
pėrtojmė tė
ju plasojmė,
mjafton ta
besoni?!!!
2.Frika nga
humbja e
identitetit
Nė kohėn
tonė
identiteti
ėshtė i
ndryshueshėm
mė lehtė,
ėshtė
dinamik dhe
evolues, ka
karakter
vulnerabėl,
ēėshtje
zgjedhjeje
personale (jo
nė kuptimin
absolute,
kjo dihet!),
multi-religjioziteti,
praktikat e
ndryshme tė
meditimit
dhe yoga-ve,
kultet e
ndryshme tė
adhurimit
dhe lėvizjet
mileniare-shpėtimtare,
e tė
ngjashme.Dhe
kjo bėn qė
njerėzit tė
ndjejnė njė
''frikė nga
humbja e
identitetit'',
apo siē
definohet
shpesh ''krizė
identiteti''.Kredoja
e saj ėshtė:
ēfarė tė
besoj nė
kėtė
shumėllojshmėri
pikėpamjesh,
religjionesh?Disa
pėrgjigjen
me kthim
nė
fundamentalizėm
fetar.
3.Fundamentalizmi
fetar si njė
formė fetare
e
nacionalizmit.
Ėshtė
atraktive tė
kuptosh qė
minimi i
vetėdijes
nacionaliste
nėnkupton
dhe
maksimalizim
tė ndonjė
forme tjetėr
tė
radikalizimit
dhe
ekstremizmit.Shumė
autorė kanė
arritur
konsesion
shkencor se,
''fundamentalizmi
fetar ėshtė
edhe si njė
formė fetare
e
nacionalizmit,
apo nė
simbiozė me
tė''.Vetėm
tė kujtojmė
Ernest
Gellnerin!
4.Pakėnaqėsia
me shoqėrinė
sekulare.
Fundamentalizmi
fetar
paraqet njė
revoltė
kundėr
shoqėrisė
moderne
shekullare,
e cila ndan
fenė nga
politika, si
dhe nuk po
arrin qė tė
pėrmbush
nevojat
njerėzore
shpirtėrore.Janė
dy shpjegime
pse doli
fundamentalizmi
fetar nė
fund tė
shekullit
XX-tė, ''-shprehet
autori
Andrew
Heywood.''Njėri
e sheh
fundamentalizmin
thelbėsisht
si shmangie,
si njė
shenjė tė
rregullimit
qė bėjnė
shoqėritė
ndėrsa
mėsohen me
kulturėn
moderne dhe
shekullariste.I
dyti thotė
beson se
ėshtė pasojė
e dėshtimeve
tė
shekullarizmit
pėr ta
plotėsuar
nevojėn
njerėzore
pėr njė tė
vėrtetė ''mė
tė lartė''
apo
shpirtėrore''.(H.A:''Politika'',
Brezi '81,
Prishtinė,
2008, fq.60)
5.Fundamentalizmi
si oponencė
e
postmodernitetit
dhe
demokracisė-neoliberale.
Nė shoqėrinė
qė po ecim
tutje,
postmoderne,
individualizmi
ėshtė bėrė
pėrparėsi
ndaj
solidaritetit
apo
indoktrinimit
fetar apo
rreshtimi nė
grupimet e
llojit
religjioz.Nuk
ka ''narracione
kapitale'',
por
postmoderniteti
si filozofi
politike nė
tė cilėn
sendėrtohet
sidomos nga
Perėndimi,
konsiston nė
debat,
diskutim,
diskurs, dhe
opinione
diversive.Fundamentalistėt
fetar
ironizojnė
me ''fundamentalizmin
postmodern''
qė nuk po
lejojnė
oponencė
kursi:
fundamentalizmin
fetar!!!
Pse nuk
duhet me
forcė e
dhunė me iu
kundėrvė
fundamentalistėve
fetar tė tė
gjitha
religjioneve
dhe te tė
gjitha
shoqėritė?
Ata nuk i
frikėsohen
vdekjes dhe
e dėshirojnė
vdekjen mė
shumė se na
qė e
dashurojmė
jetėn.Ata
thojnė ''rroftė
vdekja!'', e
ne jo qė nuk
guxojmė tė
flasim aq
lehtė pėr ''vdekjen''
por as edhe
me siguri tė
plotė pėr
vetė
jetėn!Ndoshta
mė mirė do
tė ishte tė
gjithė tė
ishin ''fundamentalistė''
nė raport me
veten e tyre,
por nė
raport me tė
tjerėt, tė
provojmė tė
kultivojmė
pluralizmin
fetar dhe
tolerancėn
ndėr-religjioze,
qė mohon
eksluzivitetin
fetar, por
inkluzionin.Tek
e fundit, ka
plot agjensi
qė mund tė
na dėrgojnė
nė
parajsė!Vėshtirė
tė dal edhe
unė nga
fundamentalizmi
postmodern!Njeriu,
kjo qenie
homo
fundamentalus!Fundamentalizmi
tė jep
pėrkatėsi
sociale,
prandaj do
tė paraqitet
sa herė qė
njerėzit
ndihen tė
vetmuar apo
edhe tė
lėnė anash,
tė atomizuar!
6.Fundamentalizmi
ėshtė
prezent te
tė gjitha
fetė
Fundamentalizmi
ka
distribucion
nė tė
shumicėn e
feve,
sekteve,
rrymave,
tarikateve,
apo kulteve
tė
shumėllojshme
fetare,
mistike,
okultiste.Kemi
fundamentalizėm
budist,
judaist,
krishterė,
hindu,
konfuēian,
sikurse qė
ekziston
edhe
fundamentalizėm
islamik.Besimtarėt
myslimanė
ishin tė
fundit qė e
zhvilluan
fundamentalizmin
e variantit
tė vet,
pėrkatėsisht,
gjatė viteve
tė 60-ta tė
gjysmės sė
dytė tė
shekullit
XX-tė, si
reaksion
ndaj
modernitetit,
sekularizmit,
filozofisė
politike tė
liberalizmit
dhe neo-liberalizmit.
"Fundamentalizmi
ėshtė i
proviniencės
kristiane -
protestante
amerikane, i
lindur nė
shekullin
XIX si
protestė, si
reaksion nė
paraqitjen
nė skenėn
botėrore tė
liberalizmit
dhe
modernizimit
ekstrem, e
veēanėrisht
si reaksion
ndaj
pozitivizmit
dhe
evolucionizmit,
si reaksion
ndaj tė
kuptuarit
dhe tė
komentuarit
tė
dokumenteve
themelore tė
Kristianizmit.
Pėrveē ai
ishte
reaksion
edhe ndaj
aksioneve tė
faktorėve tė
brendshėm
kundrejt
lėvizjes
kundėrshtare
"Social
Gospel" (Ungjilli
social),
lėvizje kjo
qė
angazhohej
pėr
harmonizimin
sa mė tė
madh tė
Ungjillit me
rrethanat
shoqėrore tė
Perėndimit"(lexo:
Topiq,
Franjo:''Fundamentalizmi
i krishterė'').Ėshtė
interesante
kjo ka tė
vėrtetė dhe
lidhet edhe
me
kontekstin
tonė
kosovar.Bashkėsia
islame ka
pėrqafuar
lehtėsisht
rrethanat
dhe
ndryshimet
shoqėrore e
kulturore nė
Kosovė;
kontekstin e
traditave
dhe nevojės
socio-politike
pėr kohezion
dhe minim tė
vetėdijes
fetare
ekstreme,
duke kaluar
nė atė qė
mund ta
quajmė ''moderacion
islamik''.Pastaj,
nė gjithė
botėn
shkolla e
drejtimit tė
Ebu Hanifes
akuzohet nga
tė gjithė
rrymat e
praktikimit
''fjalė-pėr-fjalė''
tė islamit
se e ka ''lėshuar
rrugėn e
Zotit'', dhe
ka akceptuar
''Zotin e
bashkėkohores''.Prandaj,
fundamentalistėt
fetarė
konsiderojnė
se duhet t'i
kthehemi ''burimeve
tė
gjeneratės
sė parė''
dhe evitimin
e ēdo lloj
risie
pėrmbajtėsore
apo
interpretuese
tė
Kur'anit.''Dyertė
e
interpretimit
dhe tė tė
kuptuarit tė
Kur'anit
janė tė
mbyllura'',
- mėtojnė
ata.Megjithėkėtė,
Bashkėsia
Islame ka
nevojė pėr
reforma dhe
tė
ridimensionohet
nė planin
organizativ,
struktural,
dhe
menaxhimin e
mospėrputhjeve
qė lindin nė
xhami dhe
jashtė saj,
sepse tė
rinjtė kanė
nevojė qė tė
shohin nga
imamėt e
tyre se po
flasin me
njė gjuhė
jo tė
meseleve,
por qė
pėrcjellin
ndryshimet
sociale dhe
globale, dhe
flasin pėr
temat qė
ata
brengosen.Bashkė
me
ndryshimet
qė po
ngjajnė nė
shoqėrinė
kosovare,
duhet tė
ecėn edhe
kursi i
organizimit
tė jetės
religjioze
nga
Bashkėsia
Islame.
Fundametalizmi
judaist. I
gjithė
fundamentalizmi
judaist mund
tė kuptohet
nga
intervista e
dhėnė nga
Karen
Armstrong,
njė autore e
famshme pėr
religjionet
e botės,
njėherazi
edhe si
punjoėse e
rėndėsishme
nė njė
kėshill pėr
ēėshtje
fetare dhe
ekumenike
pranė
OKB-sė.Ja si
e shpjegon
ajo
konfliktin
arabo-izraelit
dhe
fundamentalizmin
ultra-ortodoks
tė disa
hebrejve:
''Konflikti
arabo-izraelit
ka filluar,
nga te dy
anėt, si njė
konflikt
krejtėsisht
shekullar
rreth njė
pjesė
toke.Zionizmi
ka filluar
si
kryengritje
kundėr
judaizmit
religjioz,
madje nė
fillim
rabinėt
ortodoks
patėn
shpallur
Zionizmin si
shekullarizėm
blasfemues i
Tokės sė
Izraelit,
njė nga
simbolet mė
tė shenjta
tė
Judaizmit.
Ngjashėm
ideologjia e
PLO-sė ishte
shekullare,
dihet se
shumė nga
palestinezėt
janė tė
krishterė.
Pėr fat tė
keq
konflikti u
lejua tė
acarohet; nė
tė dy anėt
konflikti u
bė i
shenjtė,
andaj edhe
shumė mė i
vėshtirė pėr
tu zgjidhur.
Sa i pėrket
Judaizmit,
shteti
shekullar i
Izraelit ka
inspiruar
secilėn
lėvizje
fundamentaliste,
ngase si i
tillė
pėrfaqėson
aq
grafikisht
depėrtimin e
karakterit
shekullar nė
jetėn fetare
ēifute. Disa
fundamentalist
ēifutė e
shohin me
plot pasion
shtetin e
Izraelit
madje edhe e
konsiderojnė
atė si tė
shenjtė;
involvimi nė
politikėn
izraelite
konsiderohet
si akt i
shenjtė i
tikkun-it,
restaurimit
tė botės;
vendbanimi
nė
territoret e
okupuara
ėshtė
gjithashtu
njė akt i
tikkun-it qė
do tė nxisė
ardhjen e
Mesisė siē
besojnė
disa.
Megjithatė,
ēifutėt
ultra-ortodoks
shpesh janė
deklaruar
kundėr
shtetit tė
Izraelit:
disa e
shohin atė
si diēka e
ligė
urrejtėse
(ēifutėt
duhet tė
presin qė
Mesia tė
themeloj njė
shtet fetar
nė Tokėn e
Shenjtė)
kurse disa
tė tjerė
mbajnė
qėndrim
krejt
neutrale
duke iu
shmangur sa
mė shumė qė
mundėn. Pėr
shumė ēifutė
Izraeli
simbolizon
feniksin e
ngritur nga
hiri i
Auschėitz-it.(shih:
intervistė
me Karen
Armstrong,
Andrea
Bistrich -
gazetarė nė
Munih,
Gjermani.
Pėrktheu dhe
pėrshtati:Jeton
Mehmeti,
Kuala
Lumpur,
5.11.2007
Islamica
Magazine,
No. 20)
Nė fund
fare,
vlerėsojmė
se jetojmė
nė epokėn e
ekstremeve
dhe
fundamentalizmave
nga mė tė
ndryshmit,
por edhe tė
lirisė dhe
zgjedhjes
multiple,
prandaj
menya
postmoderne
ka edhe
specialitete
jo lehtė tė
gėlltitshme.Mirėpo,
tė pranuarit
dhe
institucionalizimi
i konfliktit
shoqėror, si
dhe ėshtė
shpresėdhėnėse
krijimi i
njė kulture
tė dialogut
qė duhet
mbėshtetur
nė atė qė
ėshtė e
pėrbashkėt e
jonė, kurse
dallimet
duhet lėnė
nė plan tė
dytė.E, kjo
ėshtė pjesė
e dalur edhe
nga
Deklarata
ndaj etosit
botėror,
tė
nėnshkruar
prej
Parlamentit
Botėror tė
Religjioneve,
i mbajtur nė
Chicago nė
vitin 1993. |