Gjuha - mjet pėr bashkimin e botės turke
 

Shkruan: Qemajl Morina


Ėndrra e bashkimit tė botės turke ėshtė shumė e vjetėr. Realizimin e saj e penguan luftėrat e njėpasnjėshme dhe problemet e vizatimit tė kufijve tė rinj nė ato pjesė strategjike tė botės, ku jetojnė turqit. Republika Turke e Azisė sė Mesme, e okupuar nga Rusia, ishte nė kuadėr tė fuqisė sovjetike deri nė fund tė viteve tetėdhjetė tė shekullit njėzet.

Pas shkapėrderdhjes sė ish-Bashkimit Sovjetik, nė kohėn e ish-presidentit turk, Turgut Ozal, lindi ideja e bashkimit tė kėtyre vendeve nėn ombrellėn e tė ashtuquajturės Euro-Azi. Vlen tė theksohet se ky asociacion, me kėtė emėr, qė nga vitet nėntėdhjetė tė shekullit qė lamė pas, vepron nė kuadėr tė bashkėsive fetare islame tė vendeve tė Azisė dhe Ballkanit, nėn udhėheqjen e Dijanetit tė Turqisė.

Mirėpo, konkurrenca e fuqishme rajonale dhe ndėrkombėtare nė atė pjesė strategjike tė botės, si dhe politikat e gabuara tė disa qeverive turke, bėnė qė Ankaraja kėtė prioritet tė saj ta lėrė pėr ditė mė tė mira. Atėherė kur do tė bėjė pėrpjekje pėr bashkimin e republikave turke, tė cilat sot pėrbėjnė njė sipėrfaqe prej 11 milionė kilometrash katrorė, njė popullatė prej 250 milionė banorėsh dhe pasuri tė madhe, e cila mund tė llogaritet me miliarda dollarė.

Takimi i nivelit mė tė lartė qė nė fillim tė kėtij muaji u mbajt nė Stamboll, ku morėn pjesė, pėrveē Turqisė si nikoqire, edhe 4 shtete tė tjera tė dala nga ish-Bashkimi Sovjetik, munguan Uzbekistani dhe Taxhikistani, ėshtė vazhdimėsi e nėntė takimeve tė nivelit mė tė lartė qė janė mbajtur gjatė viteve 1992-2010, nė shumicėn prej tė cilave Turqia ishte nikoqire. Tė gjitha kėto takime mbahen nė kuadėr tė shprehjes sė vullnetit tė miliona turqve qė jetojnė nė mes Azisė sė Mesme, Kaukazit dhe Ballkanit, nėn moton “Ėndrra pėr stabilitet, paqe dhe mirėqenie nėpėrmjet gjuhės pėr pėrmirėsimin e kėtyre marrėdhėnieve”, ashtu siē pohoi edhe presidenti turk nė fjalėn hyrėse tė tij.

Nė tė njėjtėn kohė, kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr pengimin e depėrtimit tė fuqive tė mėdha, siē ėshtė SHBA-ja dhe Kina, si dhe fuqive rajonale, siē janė Irani dhe Izraeli. Me kėtė dėshirohet tė bashkohet bota turke nėn moton “Strategjia intensive”, projekt i kahershėm i Ahmet Davud Oglus, pėr tė cilin bėn fjalė nė detaje nė librin e tij me tė njėjtin titull.

Takimi i nivelit mė tė lartė nė Stamboll vendosi themelet e Kėshillit pėr Bashkėpunim tė vendeve qė flasin turqisht, formoi Sekretariatin e Pėrgjithshėm tė nivelit mė tė lartė, si dhe ndau rolet e tė gjitha vendeve pjesėmarrėse. Konferenca vendosi qė data 3 tetor pėr ēdo vit tė shpallet “Ditė e gjuhės turke”, si dhe shpalli projektin pėr formimin e alfabetit tė pėrbashkėt turk, fjalorėve tė pėrbashkėt si dhe zgjerimin bashkėpunimit kulturor e shkencor tė republikave turke, tė cilat dolėn nga ish-Bashkimi Sovjetik nė fillim tė viteve tė nėntėdhjeta tė shekullit njėzet.

Pas konferencės sė nivelit mė tė lartė tė Stambollit, pyetjet qė mund tė shtrohen janė kėto: A ėshtė kjo njė nismė e re pėr formimin e njė konfederate tė republikave tė Azisė sė Mesme nėn udhėheqjen e Turqisė? Apo, ky mund tė jetė njė projekt i pėrbashkėt ekonomik? Apo, mund tė jetė vetėm njė projekt bashkėpunimi gjuhėsor-kulturor me qėllim tė shpėtimit tė gjuhės turke? Apo, mund tė jetė hap i parė nė drejtim tė idesė sė bashkimit tė katėr deteve, shteteve dhe popujve tė tyre qė tė jetė pėrgjigje rajonale nė projektin Lindja e Madhe e Mesme, tė lansuar nga ish-presidenti amerikan Bush i Riu?

Presidenti turk Abdullah Gul, nė takimin e nivelit mė tė lartė tė Stambollit, tha: “Ne jemi 6 shtete, por ne jemi njė popull”. A do tė bėhet realitet kjo ėndėrr e qeverisė sė Tajib Rexhep Erdoganit mbetet tė shihet nė vitet qė do tė pasojnė.

Nė tė njėjtėn kohė, shembulli i pėrpjekjeve tė Turqisė duhet tė jetė njė mėsim edhe pėr ne shqiptarėt, qė bashkimi ynė kombėtar nuk ka alternativė.