SHQIP   ENGLISH   SRPSKO-HRVATSKI   REDAKSIA    

 
 

Pėr paqen dhe luftėn nė Ballkan

Fadil Lepaja

Tė gjithė kriminelėt janė qytetarė, por tė gjithė qytetarėt nuk janė kriminelė. Qytetarėt mund tė jenė vetėm njerėz tė zakonshėm, tė cilėt mendojnė se si tė lidhin ditėn me ditė, por praktikat ballkanike kanė treguar se njerėzit mund tė jenė nė tė njėjtėn kohė zyrtarė tė lartė tė shtetit edhe kriminelė. Por, kjo mbase ėshtė temė tjetėr.

Parimisht, kriminelėt nuk mund tė lidhen me njė identitet etnik, kulturor apo ideologjik. Ai qė bėn pėrgjithėsime tė tilla, gjithsesi bie nė terren tė rrėshqitshėm dhe lehtė mund tė identifikohet si racist, nacist apo diēka ngjashėm. Kur kėtė e bėn politika, kjo merr forma tė rrezikshme. Kur kėtė e bėn qeveria, atėherė ajo e kriminalizon edhe shtetin dhe legjitimon rebelimin.

Sharje tė tilla, si fashist, komunist, apo terrorist mund tė pėrdoren edhe pakujdesshėm, siē u verpua kėto ditė ndėr ne nga njė diplomat i jashtėm. Dorėn nė zemėr, nėn kėta qeveritarė, tė cilėt nuk kanė arritur tė fitojnė besimin dhe respektin e qytetarėve tė vet, pėr mirė apo pėr keq, vetėm deklaratat e diplomatėve tė jashtėm ēojnė peshė. Kur gjelat tanė grindavecė tė politikės shahen mes vete, ne lėshojmė BBC ose VOA pėr tė kuptuar ēfarė po ndodh, sepse kjo vėshtirė tė merret vesh nga mediat tona, tė cilat varen krejtėsisht nga reklamat e institucioneve publike.

Por, tė kthehemi te krimi dhe qytetarėt. Madje, edhe kur njė ideologji apo njė politikė ėshtė shpallur e jashtėligjshme, pėrqafimi i saj vetvetiu nuk pėrbėn krim, dhe pėrkrahėsit nuk i bėn kriminelė, sepse nuk ka kushtetutė nė botė e cila nuk e garanton lirinė e mendimit dhe shprehjes sė pikėpamjeve. Madje edhe ato mė autoritaret.

Kur shteti ndahet, siē ndodhi me ish- YU, shumė ēėshtje mbesin tė pazgjidhura ligjėrisht. Njė shtet demokratik gjithsesi synon qė problemet e trashėguara t’i zgjidhė nė bashkėpunim me komunitetin. Kėshtu e fiton besimin e tyre. Nė botėn e sotme besimi i qytetarėve pėrfaqėson legjitimitet.

Duke iu referuar medias, me njė rast, ish-senatori amerikan Xhozef Bajden gjatė tė njėjtės seancė dėgjimore pėr Kosovėn nė Senatin Amerikan nė 4 mars 2008 ėshtė shprehur se: “Nė botėn e sotme moderne, sovraniteti nuk ėshtė mė njė e drejtė e trashėguar, por ėshtė njė besim i shenjtė qė krijohet midis qeverisė dhe popullit tė saj”

Senatori i atėhershėm dhe nėnpresidenti aktual i SHBA, njeriu i cili kryeministrin tonė si me shaka e pati krahasuar me themeluesin e SHBA-ve, e pati arsyetuar thėnien e tij me faktin se Millosheviēi e dhunoi kėtė besim kur u pėrpoq tė pastronte etnikisht Kosovėn. Dhe ēdo qeveri serbe qė ka ardhur mė pas nė pushtet, nuk ka bėrė pothuajse asgjė pėr ta rikrijuar kėtė besim. Beogradi ka dashur gjithmonė tė mbahej tek Kosova dhe jo tek kosovarėt qė kanė banuar atje- pati thėnė, Bajden.

Kush do tė bisedojė me “kriminelėt” ?!

Beogradi vazhdon ende tė mbahet te Kosova, ndėrkaq serbėt kosovarė, tė cilėt qeveria jonė nuk arriti t’i bindė pėr qėllimet e saj tė mira, mbahen pėr Beogradin.

“ Ne jetojmė sot nė njė botė ku historia ka rėndėsi po aq sa kanė rėndėsi edhe tė drejtat e njeriut. Kosova nuk mund tė mbetet njė suvenir territorial i lavdisė sė dikurshme perandorake tė Serbisė “ – pati thėnė Baiden nė fjalimin e tij qė e cituam mė lart. Po veriu i Kosovės, peng i kujt ėshtė?

Nė emėr tė veriut tė Kosovės, qeveria serbe mban peng njė popull tė tėrė, dhe njė vend tė tėrė, ndėrkohė qė Qeveria e Kosovės mban peng demokracinė dhe tė ardhmen e vendit. Mungesa e vullnetit pėr tė gjetur zgjidhje evropiane po i mban tė dy vendet nė bisedime shterpe dhe tė imponuara nga jashtė. Qytetarėt serbė tė veriut nė fakt nuk i pyet askush. Nga Kosova nuk patėn ndonjė ofertė serioze e nga Serbia shihen si monedhė pėr kusuritje.

E ardhmja evropiane e Serbisė dhe e Kosovės varet drejtpėrdrejt nga rregullimi i marrėdhėnieve mes dy vendeve. Pėr Serbinė kjo ėshtė thėnė nga gjithė vizitorėt e rėndėsishėm nga Europa, ndėrkohė qė Kosovės kjo po i bėhet me dije nėpėr rrugė tė tėrthorta. Dikur diplomati i ndjerė Hollbruk i pati zbathur kėpucėt dhe qe ulur nė bisedime me “terroristėt” dhe “kriminelėt” e uniformuar tė UĒK-sė dhe i solli ata nė tavolinėn e bisedimeve nė Rambuje.

Kush do tė bisedojė me “kriminelėt” nė veri?

Serbia zyrtare mė nuk pėrfaqėson asgjė nė Kosovė e as nė veri, aq mė tepėr qė kjo revoltė serbe nėpėr barrikada rrezikon edhe qeverinė dhe institucionet legjitime nė Serbi. Kjo ndodh kur brenda njė shteti fillojnė tė funksionojnė dy ushtri, tė cilat nuk e kanė njė komandė tė pėrbashkėt. Kjo ushtri paralele, me filozofi tė aradheve tė dikurshme ēetnike, sipas qarqeve diplomatike, tashmė e ka zgjeruar shtrirjen dhe ndikimin edhe brenda Serbisė, dhe tashmė ka marrė nėn kontroll njė kazermė tė ushtrisė serbe dhe njė qendėr tjetėr stėrvitore tė rėndėsishme. Kjo ushtri, gjithnjė sipas kėtyre burimeve, kontrollohet nga opozita nacionaliste serbe e jo nga Ministria Serbe e Mbrojtjes.

Loja me zjarrin nėpėr Ballkan dhe pafuqia pėr t’u ballafaquar me konfliktin e thellė civilizues brenda vetė qenies serbe, brenda vetė Serbisė pro at contra civilizimit perėndimor, dhe mosgatishmėria pėr kompromise historike, ėshtė duke e rrezikuar vetė ekzistimin e shtetit serb nė kufijtė e tanishėm, brenda tė cilėve mė se gjysma e qytetarėve nuk ndjehen tė lirė dhe tė rehatuar.

Politika kosovare, duke parė se qeveritarėt serbė janė tė pafuqishėm pėr tė marrė vendime tė duhura civilizuese, duhet tė jenė tė kujdesshėm dhe tė ndajnė kriminelėt, rebelėt dhe qytetarėt dhe pėr qytetarėt serbė tė Kosovės tė hapin rrugėn qė fillimisht tė administrohen nga faktori ndėrkombėtar, tė krijohet besimi dhe pastaj nė rrethana krejt tė tjera tė hapen bisedime dhe tė deklarohen pėr pozitėn e tyre brenda shtetit demokratik tė Kosovės. Kėtu definitivisht nuk vendoset vetėm pėr njė copė tė territorit tė Kosovės dhe nuk ėshtė ēėshtje pazari. Vendoset pėr tė ardhmen evropiane tė regjionit. Pėr paqen dhe luftėn nė Ballkan.