|
|
| SHQIPTARĖT E KOSOVĖS JANĖ AKOMA KOMUNITET. NUK JANĖ KOMB. POR DO TĖ BĖHEN KOMB. Shkruan: Nexhmedin Spahiu
A mund tė krijohet apo jo njė komb i ri sot nė Evropė ėshtė debat akademik. A ta krijojmė apo jo kombin kosovar ėshtė njė debat politik. Nė matematikėn elementare studentėt mėsojnė pėr pėrkufizimet (definicionet). Definicionet mund tė jepen lirshėm por duhet tė kihet kujdes njė gjė: Definicioni duhet me qenė i saktė dhe nuk guxon me qenė as i ngushtė as i gjerė. Kėtė gjė, siē duket, shkencat shoqėrore e kanė problem. Ja njė shembull nga shkencat e natyrės: "Lejleku ėshtė njė shpezė qė fluturon" ėshtė pėrkufizim (definicion) i gjerė, sepse edhe dallėndyshja ėshtė njė shpezė qė fluturon, por nuk ėshtė lejlek. "Shtėpi quhet objekti i banimit qė ka 2 kate". Ky ėshtė njė pėrkufizim (definicion) i ngushtė. E vėrtetė se kjo qė definova ėshtė shtėpi, por shtėpi mund tė jetė edhe objekti i banimit qė ka vetėm njė kat, apo qė ka edhe 3 apo 4 kate. Tani definicioni i "Kombit" ("Nation"). Nė botėn akademike janė dhėnė shumė definicione tė gjera e tė ngushta pėr kombin. Ende nuk kam hasur nė definicion tė pėrpiktė e tė formuluar me pak fjalė. Kjo, natyrisht, mbetet gjithmonė? ēėshtje debati mes studiuesve. Ajo ēfarė intelektualėt tanė kanė parasysh kur pėrmendet fjala komb ėshtė definicioni i Stalinit, apo versioni i tij i pėrpunuar nga Eduard Kardeli. Ky ėshtė njė definicion i ngushtė pėr kombin, shumė i thjeshtėzuar. Nė tė drejtėn ndėrkombėtare pėr kombe u referohen vetėm atyre kombeve qė janė anėtare tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Nė literaturėn perėndimore, nė shqyrtimet akademike dhe mediale pėr kombe u referohen zakonisht kombeve evropiane, njė pjese tė kombeve afrikane dhe njė pjese pak mė tė madhe tė kombeve aziatike, si dhe kombit amerikan. Kėshtu, p.sh., kur presidenti Clinton ndodhet nė Berlin, nė fjalimet e tij pėrmend fjalėt "german nation" (kombi gjerman), por kur ai ndodhet nė Namibi, preferon tė pėrdor "people of Namibia" (njerėzit apo populli i Namibisė), edhe pse Namibia e ka statusin e kombit nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Kėshtu kombin dikush e ka definuar si njė realitet racional, ndėrsa dikush tjetėr si realitet emocional. Njė tjetėr e ka definuar kombin si realitet racional dhe emocional sė bashku. Kombi ėshtė definuar edhe si vlerė e vetme dhe konvergjente, identitet i veēantė. Apo ėshtė definuar si njė nga vlerat, divergjues dhe i shumėfishtė. Kombi si karakteristikė pėrjashtuese e njė bashkėsie humane nė raport me tė tjera bashkėsi. Kombi si karakteristikė pėrfshirėse, si njė proces variabil, me karakteristika tė njėkohshme pėrjashtuese-integruese. Kombet mund tė dallohen edhe pėr nga fakti i mėnyrės sė lindjes sė tyre; si projekt i dizajnuar apo aksident projektesh. Kombi, po ashtu, ėshtė njė proces. Kombi ėshtė interes. Kombi ėshtė dashuri dhe sakrificė. Kombi ėshtė prodhues dhe konsumues vlerash shoqėrore. Pėr mua, tė gjitha kėto definicione janė ose tė gjera ose tė ngushta. Nė Kosovė po pėrzihet debati akademik me atė politik. Amund tė krijohet apo jo njė komb i ri sot nė Evropė ėshtė debat akademik. A ta krijojmė apo jo kombin kosovar ėshtė njė debat politik. Shpeshherė intelektualėt nė politikė abuzojnė, duke i pėrzier kėto debate pėr qėllime thjesht politike. Si studiues, mendoj se ėshtė i mundur krijimi i kombeve tė reja nė Evropė, sado qė Evropa po shkon drejt absolvimit tė periudhės sė kombeve dhe krijimit tė superkombit evropian. Sa i pėrket qėndrimit tim politik, deri nė vitin 1994 unė kam qenė partizan i "korrigjimit historik", domethėnė qė kombi shqiptar tė ndėrtohet ashtu siē e kanė projektuar rilindėsit shqiptarė (by design), por ketė qėndrim e kam ndryshuar gradualisht sapo realisht jam bėrė pjesėtar i shoqėrisė shqiptare (kur jam integruar nė shoqėrinė shqiptare, kur jam bėrė profesor universiteti nė Tiranė, kur jam bėrė kryeredaktor i njėrės prej dy gazetave mė tė mėdha kombėtare tė pėrditshme nė Tiranė). Atėherė, pra, kur jam integruar nė shoqėrinė shqiptare kam vėrejtur dhe jam ndjerė ndryshe nga vėllezėrit e mi kosovarė. Jam ndjerė superior karshi kosovarėve. Me kėtė rast, vėllezėrit e dashur kosovarė nuk i kam ndjerė si pjesė e kombit tonė shqiptar (by accident). Nga ky pikėvėshtrim unė e kuptoja dhe e ndjeja dėshirėn e kosovarėve tė jenė pjesė ekombit (shoqėrisė) shqiptar. Por unė nuk i ndjeja ata si pjesė e kombit. Unė, shqiptari i lindur nė Kosovė, i integruar nė shoqėrinė shqiptare, nuk ju njoh pjesė tė kėsaj shoqėrie, pjesė tė kėtij kombi. E nuk e besoj se mė shumė se kaq u njeh shqiptari i lindur e i rritur nė Delvinė, Vlorė etj. Shqiptarėt e Kosovės janė akoma pjesėtarė tė njė komuniteti qė po pėrpėlitet tė krijohet si shoqėri. Komunitet nė rrugė e sipėr pėr t'u organizuar si shoqėri, si komb. Le ta quajnė vetėn si tė duan, kosovarė, dardanė, shqiptaro-lindorė etj, por prishtinasi e tiranasi janė vetėm vėllezėr tė gjuhės e tė gjakut, por nuk janė pjesė e njė shoqėrie (kombit ) /by accident/. Atė qė kosovarėt ngulmojnė se janė pjesė e shoqėrisė shqiptare ėshtė vetėm njė krizė kalimtare jo e identitetit kosovar nė formim e sipėr, por e pafuqisė sė tyre politike momentale pėr tė realizuar vullnetin e tyre politik. Ėshtė shprehje e pasigurisė kosovare nė hapat drejt krijimit si shoqėri, si komb. Njė ilustrim: Dy vėllezėr binjakė. Nė moshėn 5 vjeēe njėri pėson aksident dhe futet 7 vjet nė spital, ose nė burg. Tjetri e vazhdon shkollėn. Kur del nga spitali/burgu vėllai i aksidentuar nuk dėshiron tė shkojė nė klasė tė parė, por nė klasė tė shtatė, bashkė me vėllain e vet. Vėllai i thotė mėso abetaren njėherė, tė ndihmoj. Ky thotė: jo jemi njėsoj. O gjakun e kemi njėsoj se jemi vėllezėr, por ti duhet tė mėsosh abetaren. Ky: jo po mė merr me vete se bashkė jemi me tė fuqishėm, dua edhe unė tė vij me ty nė klasė tė shtatė. More qėrohu mos mė merr nė qafė edhe mua se nuk ta kam ngenė qė tė merrem me ty tani se kam hallet e mia, shokėt e mi: sėrbi e bullgari kanė shkuar nė shkollė tė mesme, italiani e francezi nė fakultet e unė nė klasė tė shtatė. Dhe prapė... Prof. Enver Hoxhaj u ka shpjeguar studentėve: "Derisa njė fshatar i Llapit e ndjen veten shqiptar dhe njė fshatar i lorės, nė tė njėjtėn kohė, e ndjen veten shqiptar, atėherė nuk ka komb kosovar". Shkėlqyeshėm! Vėrtet qė ende nuk ka komb kosovar (ai ėshtė nė lindje e sipėr), por kjo nuk nėnkupton se labi e llapjani i pėrkasin tė njėjtit komb (shoqėri). Ata mund t'i pėrkasin tė njėjtit komb nė njė tė ardhme, por tani nuk i pėrkasin. Duhet shtuar edhe kėtė. Si e ndjejnė njeri -tjetrin kėta dy fshatarė? Fshatari i Llapit edhe mund ta ndjejė labin pėr shqiptar, por labi e njeh llapjanin pėr kosovar (vėlla vetėm tė gjuhės e gjakut) e jo pjesėtar tė shoqėrisė (kombit) sė tij. Shpesh bėhet pyetja: Cili do tė ishte interesi i qytetarėve tė Kosovės qė tė krijohet Kombi Kosovar "? Ėshtė po ai interes qė ėshtė pėr krijimin e shtetit tė Kosovės. Nuk mund tė krijosh shtet pa u formėsuar si komb. Kombi nuk bėhet vetėm me simbole, edhe pse ato janė pjesė e procesit (madje pjesa mė e dukshme e procesit). Kombi nuk bėhet vetėm me deklarime e dashuri, edhe pse kjo ėshtė pjesė pėrbėrėse e kombit. Njė student mė ka bėrė pyetjen se ēfarė do tė ishin pasojat nėse krijohet njė "komb kosovar "? Nuk mund tė krijohet njė komb nėse ai nuk ėshtė interes i ndokujt. Vetė kombi ėshtė interes. Cilat do tė ishin pasojat? Hėm... Pasojat do tė ishin se do tė duhej pėr tė prodhuar vlera shoqėrore dhe jo vetėm pėr tė konsumuar vlera. Shqiptarėt e Kosovės janė mė shumė konsumues vlerash shoqėrore se sa prodhues. Kombi prodhon vlera. Ja njė shembull: Standardi gjuhėsor i vitit 1972 ėshtė njė vlerė (nėse ėshtė?!!, po tė paktėn do tė duhej tė ishte), qė ėshtė prodhuar nė Tiranė e qė Prishtina vetėm e ka konsumuar dhe atė me pak sukses. Kundėrshtuesit e krijimit tė kombit kosovar janė skeptikė nė atė se shoqėria kosovare mund tė prodhojė vlera. Janė skeptikė se shteti i Kosovės mund tė funksionojė. Kėtė e thonė para ndėrkombėtarėve edhe Koshtunica e Drashkoviqi. Ata kanė bėrė tendenca qė Kosova tė ndahet mes Serbisė e Shqipėrisė. Por nė Tiranė nuk kanė gjetur asnjė partner pėr kėtė punė. Ngjashmėri tė rastit Shqipėri-Kosovė ka qė nga Indonezia e Malajzia e deri te Gjermania, Austria e Zvicra dhe nė vetė Ballkanin: Rumani-Moldavi, Bullgari-Maqedoni, Serbi-Mali I Zi dhe Greqi-Qipro. Shembulli i fundit ėshtė shembulli mė adekuat nė njė aspekt, por dallimi ėshtė se Greqia, deri nė ditėt e sotme, ka bėrė politikė irredentiste karshi Qipros. Dhe pėrkundėr kėsaj ka rezultuar copėtimi i Qipros. Nė rastin e Kosovės, po ashtu, ka rrezik nga copėtimi, por jo ndarje mes Shqipėrisė e Serbisė, por Kosovė e pavarur pa njė pjesė tė saj, -apo Kosovė e copėtuar sė brendshmi. Kjo sepse Shqipėria kurrė nuk ka ndjekur politikė irredentiste, me pėrjashtim kur ka qenė e detyruar nga Vjena, Roma e Berlini gjatė dy luftėrave botėrore. Dallimi qenėsor ėshtė se athinasi e ndjen qipriotin pjesėtar tė kombit grek (pėrveē asaj si pjesėtar tė etnisė greke). Tiranasi prishtinasin e ndjen vetėm si vėlla tė gjakut (si pjesėtar tė etnisė shqiptare), por jo edhe si pjesėtar tė kombit shqiptar. Dhe, sa i pėrket forcės sė integrimit nė shoqėrinė shqiptare, kjo ėshtė mahnitėse. Edhe pse e varfėr, Shqipėria i ka integruar grekėt, boshnjakėt, bullgarėt, vllahėt, serbėt etj., mė mirė se kushdo tjetėr nė Ballkan. Kjo ėshtė mahnitėse. Propaganduesit mė tė mėdhenj kundėr termit "Komb Kosovar" janė ata qė thonė se edhe Rankoviqi ka thėnė se shoqėria kosovare ėshtė e ndryshme prej asaj shqiptare. Unė kėtė nuk e kam dėgjuar, por le ta zėmė se Rankoviqi, apo kushdo tjetėr i sojit sė tij, tė ketė thėnė kėshtu. Nuk besoj se Rankoviqi tė ketė ėndėrruar qė shqiptaret t'i kenė dy vota nė Kombet e Bashkuara, d.m.th. qė nga etnia shqiptare tė dalin dy kombe. Jam i bindur se Rankoviqi ka ėndėrruar shfarosjen e gjysmės sė etnisė shqiptare. Pėrpjekja e Rankoviqit pėr tė evidencuar dallimet mes shqiptarėve mund tė ketė qenė nė ketė funksion, por pas "NATO 1999" ky rrezik nuk ekziston. Ekziston vetėm rreziku i vonimit tė krijimit tė kombit kosovar, por jo edhe i zhbėrjes sė gjysmės sė etnisė shqiptare. Shqiptarėt janė njė etni, por mund tė jenė dy a tri kombe, nėse arrijnė tė bėhen. Dallimet krahinore janė tjetėr gjė, kurse dallimet e formimit kombėtar janė diēka tjetėr. Nė aspektin etnik, shqiptarėt nuk kanė vijė ndarėse (tė gjithė e kanė origjinėn nė Malėsitė e Veriut). Nė aspektin krahinor, katundari i Gjakovės ėshtė mė i afėrt me katundarin e Tropojės se me llapjanin dhe tropojani ėshtė mė i afėrt me katundarin e Gjakovės se me labin. Nė aspektin kombėtar, shqiptarėt e Kosovės janė akoma komunitet. Nuk janė komb. Por do tė bėhen komb. Shoqėria shqiptare dhe ajo kosovare nuk janė njė. Janė larg njėra tjetrės. Shoqėria shqiptare ėshtė nivel kombi. Ajo kosovare nuk ėshtė nivel kombi. Ėshtė nivel komuniteti akoma, por me kismet shoqėria kosovare do tė arrijė nivel kombi. Sido qė tė quhet ky komb (kosovar, shqiptaro-lindor, dardan, etj.) nuk ka fort rėndėsi. Mė rėndėsi ėshtė qė ai do tė jetė komb, qė do tė prodhojė vlera dhe do tė dijė t'i konsumojė ato, qė do tė ketė flamurin e vet nė Kombet e Bashkuara (cilido qoftė ai, me shqiponjė a me bubazhel). Duhet kuptuar se nuk kanė faj tiranasit qė kosovarėt i shohin me pėrbuzje si vėllain qė ia kujton nivelin parashoqėror. Kosovaret do tė bėhen komb me kismet prej Zotit, sepse ky proces ėshtė i pakthyeshėm. Kosovarėt tani kanė jo krizė identiteti, por krizė tė fuqisė pėr realizimin e vullnetit politik, por kjo do tė kalohet. Dhe, nė fund, ēka ėshtė kombi? Cili ėshtė definicioni im pėr kombin?
Kombi ėshtė njė bashkėsi (komunitet) njerėzish e organizuar mbi bazėn e interesit pėrmes procesesh si njė shoqėri, njė konstrukt politik i aftė pėr tė ndėrtuar shtet, i aftė pėr tė prodhuar dhe konsumuar vlera, qė e njeh vetveten si tė tillė dhe qė ėshtė i njohur nga tė tjerėt si i tillė.
"Koha Ditore", Prishtinė, 6.1.2006 |