Shkruan: Gëzim SELACI
Një numër të regjimeve autoritare në shtetet arabe po u vjen fundi. Por, a do të zëvendësohen ato me regjime demokratike, kjo nuk është e sigurt. Jo për ndonjë predispozitë kundër-demokratike të kulturës arabo-islame, siç kishte me thënë ndonjë dritëshkurtër, por për shkak se demokracia parakupton kapacitete që diktaturat në këto vende e kanë mbytur me dekada të tëra, dhe që nuk ngjallen dot vetëm me zgjedhje, qofshin edhe të lira e të ndershme.
Shkruan: Qemajl Morina
Ëndrra e bashkimit të botës turke është shumë e vjetër. Realizimin e saj e penguan luftërat e njëpasnjëshme dhe problemet e vizatimit të kufijve të rinj në ato pjesë strategjike të botës, ku jetojnë turqit. Republika Turke e Azisë së Mesme, e okupuar nga Rusia, ishte në kuadër të fuqisë sovjetike deri në fund të viteve tetëdhjetë të shekullit njëzet.
Shkruan: Fadil LEPAJA
Ky shkrim është shkruajtur menjëherë pas zgjedhjes së presidentit Obama.Këtu autori përflet pasojat globaletë njëpërzgjidhjeje të tillë dhe rëndësia përkonmunikimin ndërcivilizues.Pa këtë element të ri në identitetin amerikan,kriza në mardhëniet e SHBA me racat,kulturat e tjera do të thellohej gjithnjë e më shumë.Presidenti Obama u bë simbol i një SHBA multietnike,racore,kulturore dhe si e tillë e hapur dhe e pranuar nëtërë globin.
Shkruan: Gëzim Selaci
Është e habitshme prirja e njeriut për të ngritur çështje të cilat nuk ekzistojnë dhe nuk janë të nevojshme. Një nga çështjet e këtilla në diskutimet publike është ‘kombi kosovar’. Debatet në lidhje me këtë kanë të bëjnë me pyetjen nëse duhet formuar ‘kombin kosovar’, si domosdoshmëri për suksesin e shtetit të Kosovës, ky i fundit ka me lindë ‘kombin kosovar’.
Shkruan: Gëzim Selaci
Rizbulimi i identitetit musliman pas rënies së regjimit komunist tek ne është përcjellë me probleme të shumta dhe të rënda. Është shkaktuar një neveri ndaj trashëgimisë islame në identitetin kombëtar në kontekstin bashkëkohor në rrethanat e reja në të cilat është gjetur kombi. Kjo mund të ketë ndodhur për shkaqe të ndryshme, por gjithsesi konceptualizimi i gabueshëm dhe jofunksional i fesë ka qenë një nga shkaqet kryesore.
Teoria e përkufizimit dhe origjinës së kombeve
Përmbledhje. Kur përpiqen të përkufizojnë kombin, teoricienët (historianë, antropologë, sociologë e të tjerë) zakonisht analizojnë origjinën në kuptim të burimit dhe prejardhjes së tij. Ajo çfarë ata kërkojnë të gjejnë është konteksti socio-historik që ka zëvendësuar format e vjetra të identitetit kolektiv me identitetin kombëtar. Read More…
Shkruan : Fadil Lepaja
Ajo çka po ndodh në Kosovë, e pjesërisht edhe në Bosnjë, me bllokimin e rrugëve, integrimeve, komunikimit mes njerëzve, qoftë në kuptimin real apo figurativ të fjalës, tregon jo vetëm një synim antihistorik të qeveritarëve serbë, por edhe një synim për të forcuar korridoret strategjike që ideologjikisht e mbajnë Serbinë dominuese në regjion dhe të mbështetur në boshtin pansllav dhe panortodoks, duke frenuar kështu integrimet në të gjitha drejtimet e tjera.
Shkruan: Nexhmedin Spahiu
A mund të krijohet apo jo një komb i ri sot në Evropë është debat akademik.
A ta krijojmë apo jo kombin kosovar është një debat politik. Në matematikën elementare studentët mësojnë për përkufizimet (definicionet). Definicionet mund të jepen lirshëm por duhet të kihet kujdes një gjë: Definicioni duhet me qenë i saktë dhe nuk guxon me qenë as i ngushtë as i gjerë. Këtë gjë, siç duket, shkencat shoqërore e kanë problem.
Power By : albikrasniqi@gmail.com
© Copyright 2012 BalkanCenter | All Rights Reserved.